Varrezat greke ose të pushtojmë të gjallët me të vdekur

Nga Ahmet Brahimi

Vendimi i qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore në territorin shqiptar është fakt i kryer.

Pa u pranuar asnjë herë të vetme nga Greqia krimet e klikave fanariste gjatë viteve 1821-1945 kundër shqiptarëve është një nënshtrim i ulët e dritëshkurtër që nuk e meritojmë. Le te shpresojmë e te besojmë se parlamenti, gjykata e apelit ose kushtetuese do ta hedhin këtë marrëveshje në koshin e mbeturinave.

Lëshimi i njëanshëm (jo i fundit) gjunjëzon krenarinë, patriotizmin, ndjenjën kombëtare, inteligjencën, qëndresën tonë shekullore të mbijetesës.

Grekët, shqiptarët dhe Europa e dinë shumë mirë se këta ushtarë në momentin që “kapërcyen” kufirin e 1913, nuk luftuan më kundër italianëve për një kauzë të drejtë çlirimtare sepse italianët ishin mundur brenda Greqisë dhe vetëm mbronin tërheqjen (lexo raportet e arkivave greko -italiane dhe kronikat e kohës).

Në këtë moment në planet e shefave të tyre ata u përdorën për një kauzë të padrejtë, atë të ëndrrës vorio-epirote. Pra me pretekstin se po ndjekim italianët të përfitojmë nga rrëmuja e luftës për të pushtuar Shqipërinë e jugut. Pak e vështirë të justifikohet veprimi tyre kur në territorin shqiptar ishin partizanët që luftonin kundër të huajve dhe nuk lejuan as anglezët të hynin në territorin shqiptar edhe pse ishin aleatë!

Për të ligjëruar aneksimin e jugut të Shqipërisë në vitin 1913, grekët përdorën Evropën duke shfrytëzuar të gjitha kanalet zyrtare, njerëzore e fetare me Anglinë e Rusinë. Sot po përdorin përsëri Europën, por këtë radhë me duart tona, me politikanët dhe politikat tona prej diletantesh me mungese profesionale, eksperience e largpamje. Djallëzia dhe largpamja mbetet tregues konstant, mbretëresha e lojës shahistike greke, ajo që nuk e kemi patur konstitucionalisht ne shqiptarët.

Që ne dëshirojmë dhe e meritojmë të jemi pjesë e Evropës administrative nuk vihet në diskutim, por kjo nuk do të thotë aspak që ne duhet të tolerojmë Greqinë, të poshtërohemi prej saj për një kauzë false dhe me synime të mbrapshta. Kemi mbijetuar në kushte shumë më të vështira.

Tani mundemi më mirë se më parë, pasi në Ballkan jemi ne ata për të cilët ka nevojë Evropa administrative, sepse edhe komunikimi është i drejtpërdrejtë dhe interesat politike, ekonomike e strategjike përputhen.

Nuk kemi asgjë kundër atyre që ranë në luftën kundër fashistëve. Por të vjen keq që sot pas 70 vjetësh, të vdekur e të tretur përdoren nga ideologjia vorio epirote e Jani Koletës për qëllime të errëta e të ulta nga qarqet e kamufluara ose jo, zyrtare ose jo, nën maskën e respektit për të rënët, në shërbim të Greqisë fanariste. Edhe sikur Greqia zyrtare të jetë jashtë këtij konteksti për partizanët e megallo idesë është një predhë me shpërthim të vonuar, ku dhe kur do të mund të bëjë më dëm për Shqipërinë.

Tradita fisnike shqiptare dallohet për kultin e të vdekurit, mik ose armik. Në rastin konkret nuk i kemi mohuar, zhvarrosur ose përdhunuar, siç tentuan të bëjnë greket me varrezat çame në kufi me duart e disa shërbëtoreve të tyre. Në vazhdimësi të traditës paqedashëse, për t’i prerë rrugët konflikteve e mbrapshtive të megallo idesë fanarite, ka vetëm një zgjidhje të ndershme, njerëzore, patriotike e zyrtarisht Europiane: Eshtrat e tyre e kanë nderin të vendosen në panteonin grek në mes të Athinës, Patrias ose kudo në tokën etnike greke. Kjo po do të ishte një zgjidhje më njerëzore, fetare, e ndershme e pa prapaskena dashakeqëse.

Rivarrosja në tokën shqiptare do të jetë kryqëzata e taktikës më të çuditshme: Të pushtojmë të gjallët me të vdekur. Dhe kjo ka disa të këqija.

1- Flitet për një numër rreth 6000 -9000 të rënë, pra 12-18 batalione. Mjafton të shihen statistikat e kohës dhe vërejmë se kemi të bëjmë me një gënjeshtër të paramenduar.

Në arkivat italiane e greke numri i vërtetë i luftëtarëve grekë që kaloi kufirin ishte sa një e treta e shifrës që pretendohet dhe për fat të mirë nuk u vanë të terë. (Ju duket serioze të thuhet në mënyrë zyrtare një shifër me përafërsi pothuajse 60 për qind ) kur qeveria greke e ka shifrën e saktë sepse ka dhënë edhe pensione lufte për të rënët. Këtu ka një mos saktësi të keq paramenduar që përjashton ndershmërinë e palës greke.

Ka edhe një skenar më të errët akoma. Me “amnistinë e shifrave”, për t’iu afruar numrit të pretenduar, kanë paramenduar që në varrezat të bëjnë bashkë të rënët kundër fashistëve me ata të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, me ata qe dogjën e martirizuan jugun e Shqipërisë nga Korça në Llogara.

Do të ishte një krim i madh si për shqiptarët, ashtu edhe për grekët, por për shqiptarët një makabritet e turp. Në prehistori kockat përdoreshin për vegla pune e gjuetie.

Dinakëria moderne e filozofisë moderne të megallo idesë fanarite kërkon t’i përdorë për të skulpturuar vorio epirin. Nuk e di nëse Athina zyrtare është bashkëpunëtore ose viktimë e kësaj skeme?

2- Trojën, grekët e pushtuan me Kalin e drunjtë me të gjallë brenda. Jugun e Shqipërisë nga Preveza, Janina e deri ne kufirin Londinez te 1913-s e pushtuan me terror, masakër e gjenocid me mbështetjen e Evropës. Pjesën tjetër deri në Shkumbin planifikojnë ta pushtojnë me “kuaj të gurtë” këtë rast jo me të gjallë, por me të vdekur brenda. Imagjinata e dinakërisë nuk njeh limite.

Në antikitet të vdekurve jua mbulonin sytë me dy monedha ari. Këtyre të rënëve, pasi janë tretur duan t’ua mbulojnë kockat me kartëmonedha (74 EURO. PE). Monedhat shërbenin për të mundësuar kalimin në parajsë sapo të arrinin në botën tjetër, kurse 74 eurot, pas 74 vjetësh do të shërbejnë për t’i kthyer nga lavdia për të cilën dhanë jetën, në mjet për ëndrrën e megallo idesë fanarite. Ky do të ishte një përdhunim i të rënëve, veprës së tyre.

3- Nuk kemi asgjë me popullin dhe politikanët përparimtarë grekë. Por mos harrojmë se qarqet reaksionare dhe kisha fanarite në të kaluarën e afërt e të largët, përdorën arvanitasit e greqizuar mendërisht për të përgjakur shqiptarët e Prevezës, Janinës, Kurveleshit e Labërisë.

Këta ushtarë në atë kohë flisnin akoma shqipen e pastër dhe greqishten e re të deformuar, dhe mbartnin akoma te gjallë historinë dhe prejardhjen e tyre dhe nuk kishin asnjë objekt kulti e lavdie ne trojet tona. Studiuesi folklorit ne lumin e Vlores M. Tartari tregonte se këngën: “Moj e bardha si Eleni” e këndonin e vallëzonin ata ushtare greke qe dogjën Kuçin e Kallaratin e Vlorës, pra arvanitas të greqizuar.

Tani me disa “shenjtore të ndërtuara” (varreza) me kisha greke, me kishtarë të paguar e përgatitur teknikisht nga grekët dhe me një brez të ri që ka harruar prejardhjen, politika vorio epirote do ta ketë të lehtë të bind këdo në Greqi e në botë se kjo toke është greke dhe se këta ushtarë kanë rënë jo duke luftuar fashizmin, por për të mbrojtur “tokën greke”. Ky është qëllimi i këtij “investimi”, të tjerat motivime janë vetëm justifikime e dinakëri.

4- Luftëtarët e Kuvendit të Jugut (Manastiri i Cepos korrik 1911) si S. Musai, O. Haxhiu, S. Vranishti, M. Demi, S. Delvina, A. Nivica, H. Tremishti, M. Rushiti, Q. Panariti, S. Butka e bashkëluftëtaret e tyre, mbrojtës te territoreve shqiptare nga kriminelet greke do te ngrihen dhe piedestali për të protestuar.

Harrojmë historinë. Ne i dhamë Greqisë lirinë kundër Turqisë, Venedikut, batalione partizane kundër nazifashisteve, kurse ajo ne këmbim ka tentuar te na përpijë duke na djegur, vrare e kafshuar sa here e ka patur mundësinë. Gjithmonë i kane paraprire veprat e tyre me plane afatgjata te mirëkordinuara me propagandën e kohës, duke shfrytëzuar çdo element njerëzor e material.

Nuk na falet që për shkak të varfërisë ekonomike, politike e shpirtërore qe shkaktoi diktatura dhe korrupsioni moral, ekonomik e intelektual i këtyre viteve te tranzicionit e emigracionit te harrojmë krimet e Greqisë fanariste dhe synimet e saj.

5- Në të kaluarën, jo të pa jetuar, na kanë sulmuar me armë, me luftë të hapur, sot kanë ndërruar taktikë. Bisedime me përfitim e lëshime të njëanshme e presion mbi emigrantët. Do të shfrytëzojnë fëmijët e përbashkët, miqësitë, investimet e emigrantëve tanë në Greqi, investimet greke në Shqipëri dhe mbi të gjitha kishën ortodokse. Sepse kisha ortodokse e drejtuar nga hirësia e tij Janullatos, ka tre karakteristika që nuk i kane kishat e tjera ortodokse në të gjitha shtetet e tjera: a. Si autoqefale ne vend te ishte vetëm shqiptare zemrën dhe kokën de facto e ka në Athinë, trupin dhe qendrën zyrtare në Tiranë, tamam si një qenie mitologjike.

Pra jo autoqefale, por bitreqefale. (Tre kokë,Stamboll, Athinë e Tiranë e dy trupa Athinë e Tiranë) b. Është shume e lidhur me shtetin grek, deri në atë shkallë sa personalitet më të larta të Greqisë interesoheshin për shtetësinë shqiptare të Janullatosit (tani e festojnë). Në të gjitha demokracitë moderne feja është e ndarë nga shteti. C. Ka eliminuar kishën e F. Nolit, atë 100 vjeçare të themeluar nga një vigan, për të ndërtuar një tjetër “mitologjike”

Të jemi të sigurtë se varrezat e ushtarëve grekë dhe data e përkujtimit të tyre do të kthehet në festën e vorio epirit dhe varrezat do të përdoren jo si shenjtore të traditës njerëzore, por si tempuj te ideologjisë ekstremiste të megallo idesë fanarite, pra si kavaleri e gurte për pushtimin e vorio epirit.

Dhe në duart e ekstremizmit miqësia dhe drejtësia janë bërë për rahmet për së gjalli e të vulosura shumë kohë më parë nga ligji luftës ende në fuqi . Dhëntë Zoti që të jem i gabuar në dyshimet e mia, sepse faktet thonë që kam të drejtë! Amen!/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7954,Camëri,108,Editorial,1707,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2369,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Varrezat greke ose të pushtojmë të gjallët me të vdekur
Varrezat greke ose të pushtojmë të gjallët me të vdekur
https://1.bp.blogspot.com/-pDwl1tq5e1E/Wp0JKMJwOrI/AAAAAAAADCs/ktbQErx7-WAPMrlkL3b8CYcSBsm87KjuACLcBGAs/s640/varrezat-greke.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-pDwl1tq5e1E/Wp0JKMJwOrI/AAAAAAAADCs/ktbQErx7-WAPMrlkL3b8CYcSBsm87KjuACLcBGAs/s72-c/varrezat-greke.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/varrezat-greke-ose-te-pushtojme-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/varrezat-greke-ose-te-pushtojme-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy