Vdekshmëria foshnjore, ja ku renditet Shqipëria sipas UNICEF

Raporti i fundit i UNICEF që jep një panoramë botërore të situatës së vdekshmërisë foshnjore, e nxjerr Shqipërinë të renditur në vendin e 35, në mesin e shteteve me të ardhura mbi mesatare. Vlerësimi bëhet nga rreziku më i lartë tek më i ulëti, sipas të dhënave të ofruara nga agjencia e Vlerësimit të Vdekshmërisë Foshnjore, OKB, me të dhënat e vitit 2017.

Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri për vitin 2017 ka 6.2 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.

I vetmi shtet në rajon që ka një normë vdekshmërie më të lartë është Maqedonia, e renditur e 26-ta, me 8.3 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Shifra më të ulëta duket se ka Bosnja dhe Hercegovina, me 4.7 vdekje/ 1000 fëmijë, Serbia 3.7 /1000, Kroacia 2.9/1000, Mali i Zi me 2.7 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.

Vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën me mbi 19 për qind gjatë vitit 2016, duke shënuar edhe rritjen e parë në dy dekada të këtij treguesi, edhe sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave. Gjatë vitit 2016, 277 fëmijë nën një vjeç humbën jetën nga 233 vdekje të tilla që qenë shënuar në vitin 2015.

Treguesi i vdekshmërisë foshnjore, i cili mat numrin e vdekjeve nën 1 vjeç në raport me lindjet, u rrit nga 7.1 në 8.7. Në total, në Shqipëri u regjistruan 277 vdekje të tilla, nga të cilët, 146 qenë meshkuj dhe 131 femra. Gjatë vitit 2016 në Shqipëri u regjistruan 31,733 lindje, dhe vdekshmëria foshnjore rezulton 8.7 për mijë. Vdekshmëria foshnjore pati shënuar nivelin më të ulët në histori në vitin 2015 me 7.1 vdekje për mijë.

UNICEF sugjeron se plani i veprimit përfshin katër fushat si më poshtë – Vendi, Njerëzit, Produktet, Fuqia -gjë që sipas tyre duhet të jetë një përparësi urgjente për çdo qeveri, duke ecur përpara drejt një bote me mbulim shëndetësor universal, ku nuk ka më të porsalindur që humbasin jetën, nga një shkak i parandalueshëm./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vdekshmëria foshnjore, ja ku renditet Shqipëria sipas UNICEF
Vdekshmëria foshnjore, ja ku renditet Shqipëria sipas UNICEF
https://3.bp.blogspot.com/-qWfT1yGxDqU/WpvQs6s5OhI/AAAAAAAAT3U/8hfe7cFPh3cCFL3q6UOYqoGnxP9ldBbIgCLcBGAs/s640/hospitalblanketbabyburrito-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-qWfT1yGxDqU/WpvQs6s5OhI/AAAAAAAAT3U/8hfe7cFPh3cCFL3q6UOYqoGnxP9ldBbIgCLcBGAs/s72-c/hospitalblanketbabyburrito-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vdekshmeria-foshnjore-ja-ku-renditet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vdekshmeria-foshnjore-ja-ku-renditet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy