Vendimi i Qeverisë/ Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton

Rritet pagesa e papunësisë, shkon 12 mijë lekë në muaj nga 11 mijë lekë që përfitonin të papunët. Qeveria miratoi dje vendimin me programin e pagesës së papunësisë, ku masa e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia për çdo përfitues është 50% e pagës minimale në shkallë vendi.

Sipas vendimit të qeverisë, pagesa e papunësisë do të jetë 50 për qind e pagës minimale, pra, në vlerën e 12 mijë lekëve. Pagesa e papunësisë është mbështetja financiare për të gjithë të papunët, që mbesin të tillë për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës, falimentimit të ndërmarrjes etj.

Periudha gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e së ardhurës nga papunësia njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni pleqërie, familjar dhe invaliditeti. Qeveria miratoi dje vendimin edhe pagesën prej 5,500 lekësh për ato familje, që dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe pranojnë të ndjekin një kurs të formimit profesional.

Kontributet

Për të përfituar nga kjo pagesë, duhet që individët të kenë qenë të siguruar dhe kjo do të bëhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë vetëm një vit të siguruar, u lind e drejta të marrin vetëm tri paga në masën 12 mijë lekë secila.

Ata që kanë 3 vjet të siguruar do të përfitojnë 6 pagesa papunësia, ata që kanë kontribuar pesë vite, do të marrin 9 paga dhe ata që kanë mbi 10 vite sigurime, do të marrin për 1 vit rresht pagesën e papunësisë. Personat gra mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

Vendimi përcakton se do të kenë shtesë në masën 5 për qind për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë se 30%.

Sa u takon rasteve kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka në ngarkim fëmijën. Përfituesi i pagesës të së ardhurës nga papunësia është i detyruar të paraqitet në zyrën e punësimit një herë në muaj për të konfirmuar prezencën e tij ose sa herë thirret nga kjo zyrë, me qëllim punësimin e tij./ZgjohuShqiptar.info

Image

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vendimi i Qeverisë/ Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton
Vendimi i Qeverisë/ Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton
Vendimi i Qeverisë/ Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton
https://2.bp.blogspot.com/-i7hbVLA1_WE/WrYvMbMw5xI/AAAAAAAAVZw/0sk36WWP0ikS70vWsHDp619lHBZ7o2smACLcBGAs/s640/auto_qeveria-compressor15218767981521876855.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-i7hbVLA1_WE/WrYvMbMw5xI/AAAAAAAAVZw/0sk36WWP0ikS70vWsHDp619lHBZ7o2smACLcBGAs/s72-c/auto_qeveria-compressor15218767981521876855.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vendimi-i-qeverise-sa-do-rritet-pagesa.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vendimi-i-qeverise-sa-do-rritet-pagesa.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy