Prishja e Teatrit Kombëtar dhe zëvendësimi i tij me disa kulla të larta ka shkaktuar reagim të ashpër të artistëve dhe të opinionit publik.
Madje, sot, shoqëria civile “Nisma Thurje” ka publikuar një video ku tregoohet se si bëhet tjetërsimi i pronës publike në atë private si dhe ka denoncuar se nuk do të jenë katër kulla por shtatë.
Postimi i plotë në facebook:
Ja si po vidhet trualli publik dhe po i jepet përjetësisht një privati, me pretekstin se po na ndihmon të ndërtojmë teatrin.
Që ta keni të gjithë të qartë, askush nuk do t’ja dijë për teatrin. Kryetarit të Bashkisë dhe Kryeministrit nuk i intereson fare teatri. Ata e përdorin teatrin dhe krijojnë një debat aty vetëm e vetēm për të mbuluar transferimin gjigand që po i bëjnë tokës publike, tokë që na takon secilit prej nesh, në mënyrë hajdute, një privati. Po na e marrin ne dhe po ja japin një njeriu, mijëra metra katrorë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!
KOMENTONI