Vuçiq fjalë të ashpra ndaj bombardimeve të NATO's - s'e thotë asnjë fjalë pse ndodhën ato

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shpërthyer kundër Perëndimit në një ceremoni me rastin e 19 vjetorit të bombardimeve duke goditur NATO'n e cila ndërhyri pasi Serbia po vazhdonte fushatën ushtarako - policore në Kosovë duke vrarë edhe fëmijë, gra, pleq dhe civilë. Por, Vuçiqit në qytetin e Aleksinac as që i ka shkuar mendja të përmend diçka nga këto.

Ish-ministri i Millosheviqit në kohën e bombardimeve, ka thënë së 24 marsi është një nga ditët më të vështira të 78 ditëve të agresionit të Aleancës më të madhe ndaj një vendi të vogël në zemër të Evropës.

Ai ka thënë se nga bombardimet janë vrarë 2500 njerëz nga saktësisht 2500 goditje të aeroplanëve të NATO's.

Por, Vuçiq natyrisht s'ka dashur ta përmend asnjë viktimë të luftës në Kosovë - rreth 12 mijë persona të vrarë nga regjimi i Millosheviqit pjesë e të cilit ka qenë edhe Vuçiq.

"Gjithçka ka qenë e menduar dhe zbatuar me qëllim të qartë, secili nga 500 mijë projektilët është hedhur me qëllimin që të vriten njerëzit, civilët, të vriten ushtarët tanë, policët tanë, të vritet Serbia. Këtë e kanë dashur. Ky ka qenë çmimi që e kemi duruar në mënyrë që ata të fitojnë siç thonin të keqen, e kjo që ishte lufta jonë për ruajtjen e integritetit dhe lirisë", ka thënë Vuçiq.

Regjimi i Millosheviqit nga viti 1990 kishte nisur një fushatë të egër ndaj kosovarëve duke zhvilluar represion në baza ditore duke mbyllur shkollat, spitalet për shqiptarët. Si rezultat i kësaj pak para fillimit të bombardimeve shqiptarët kishin filluar rezistencën me armë ndaj forcave serbe ndërkohë që intervenimi i NATO's kërkohej prej kohësh nga Prishtina.

Por, për Vuçiq këto s'kanë asnjë rëndësi.

" Na vratë për shkak të Kosovës, por këtë nuk mund ta bëni më. Sot të gjithë e kanë të qartë. Mjaftë na keni vrarë. Po, duam partneritet edhe me juve që keni kryer krime të tmerrshme, por nuk duam të jemi në NATO", ka thënë ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiq fjalë të ashpra ndaj bombardimeve të NATO's - s'e thotë asnjë fjalë pse ndodhën ato
Vuçiq fjalë të ashpra ndaj bombardimeve të NATO's - s'e thotë asnjë fjalë pse ndodhën ato
https://1.bp.blogspot.com/-0Z4znh5F3vY/WrcIt3S4XZI/AAAAAAAAFJE/TYCLnUn7yAwG4QieecdkU3yfDLmpkMJqQCLcBGAs/s640/8e5k9llahr0cdovl29jzg4uzxuvaw1hz2vzl3b1bhnjbxmvwvrnn01eqv8vmgq3mjq3ytkymdjintu5njg3ymm2nze3mmnhzthkmmeucg5nkzmczqlkaighmae_1521930555-9497892.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-0Z4znh5F3vY/WrcIt3S4XZI/AAAAAAAAFJE/TYCLnUn7yAwG4QieecdkU3yfDLmpkMJqQCLcBGAs/s72-c/8e5k9llahr0cdovl29jzg4uzxuvaw1hz2vzl3b1bhnjbxmvwvrnn01eqv8vmgq3mjq3ytkymdjintu5njg3ymm2nze3mmnhzthkmmeucg5nkzmczqlkaighmae_1521930555-9497892.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vuciq-fjale-te-ashpra-ndaj-bombardimeve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vuciq-fjale-te-ashpra-ndaj-bombardimeve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy