VV: S’ka liberalizim të vizave në këtë vit, mos të ngutemi me demarkacionin

Përfaqësues të Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk duhet të miratohet demarkacioni me Malin e Zi, përderisa Qeveria ende nuk e ka përmbushur kushtin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një konferencë për media ka thënë se gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë këtë vit janë zero.

Madje sipas saj, raporti i ekspertëve të BE-së, i cili vjen pak ditë para se Qeveria të sjellë në Kuvend ratifikimin e demarkacionit, nuk lë hapësirë për t’i besuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes.

Pacolli: Gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë këtë vit janë pothuajse zero

“Ky raport i cili vjen pak ditë para se Qeveria të sjellë në Kuvend ratifikimin e demarkacionit, nuk lë hapësirë për t’i besuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes. Qytetarëve ne e kemi obligim t’ua themi të vërtetën. Pra nuk ka heqje të vizave deri sa sistemi i drejtësisë nuk lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duhet ta kemi edhe një gjë parasysh, jemi në prag të pranimit të raportit të vendit të cilin e dërgon Komisioni Evropian, pra edhe ky raport pritet të mos jetë pozitiv për Kosovën, prandaj nuk duhet të nxitohemi në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi përderisa Qeveria ende nuk ka përmbushur kushtin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë nuk po e themi vetëm ne, po e thonë edhe ekspertët e BE-së. Gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë këtë vit janë pothuajse zero”, tha ajo.

Për këtë, deputetja Fitore Pacolli, bëri të ditur se kohë të mjaftueshme që të rishikohen edhe njëherë gabimet që janë bërë me demarkacionin, të korrigjohen dhe njëkohësisht të fillojë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa anëtarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka numëruar disa nga rastet kur sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar. Sipas saj, qeveritë e mëparshme përkundër asaj se kanë thënë se janë zero tolerant ndaj korrupsionit, kjo nuk ka ndodhur.

Për këtë ajo paralajmëroi se nesër do ta procedojnë në Kuvendi projektligjin konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. Sipas saj, ky projektligj do të forcojë kompetencat e Prokurorisë, si dhe do të ndikojë që barra e provës të mbetet tek personi i dyshuar e jo tek prokurori, siç është aktualisht.

Haxhiu: Nesër procedojmë projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar

“Qysh nesër ne do ta procedojmë në Kuvend projektligjin për Shqyrtimin dhe Vërtetimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Ne e kemi të gatshëm atë draft. Kemi punuar goxha gjatë në të, si deputet të Lëvizjes, si ekspertë brenda VV-së, të njëjtin e kemi ndarë me persona brenda Prokurorisë të cilin e kanë përkrahur si të tillë. Ky projektligj do të forcojë kompetencat e Prokurorisë, po ashtu do të vendosë barrën e provës tek personi i dyshuar e jo të prokurorit siç është aktualisht”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se si do të kundërshtojë Lëvizja Vetëvendosje ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Haxhiu nuk la shumë të nënkuptohet nëse do të mund të përdorin sërish gazin lotsjellës. Sipas saj, do të luftojnë konform fomave ligjore, mirëpo shtoi se do të japin kontributin e tyre në çfarëdo mënyre.

Haxhiu: Do ta luftojmë përmes mënyrave ligjore

“Ne kemi kërkuar debat parlamentar për këtë, ende nuk e kanë proceduar qëllimshëm. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga procedimi i këtij demarkacioni. Ne kemi shprehur dëshirën dhe vullnetin të angazhohemi për vijën reale të tij dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjegjësisht luftimin e tij përmes mënyrave ligjore në Kuvend dhe përmes çfarëdo kontributi ku ne mund të kontribuojmë”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar një letër publike kryeministrit Ramush Haradinaj, ku ka ofruar gatishmërinë për bashkëpunim për ta zgjidhur këtë çështje. Teksa shtoi se nuk mund të ketë ratifikim të demarkacionit pa u korrigjuar dëmet që na i ka shkaktuar ‘marrëveshja e Hashim Thaçit’.

VV: S’është përmbushur kushti për korrupsionin, mos të ngutemi me demarkacionin

Përfaqësues të Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk ka nevojë të ngutemi me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, përderisa Qeveria nuk e ka përmbushur kushtin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

VV madje ka paralajmëruar se nesër do ta procedojnë në Kuvendi projektligjin konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar.

Anëtarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka numëruar disa nga rastet kur sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar. Sipas saj, qeveritë e mëparshme përkundër asaj se kanë thënë se janë zero tolerant ndaj korrupsionit, kjo nuk ka ndodhur.

“Qeveria nuk mund të na hedhë as neve si deputet të VV, as qytetarëve e as BE-së. Raporti është dëshmi se Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të korruptuara. Edhe raporti i tre ekspertëve të BE-së dëshmon se pako ligjore është jo-adekuate. Raporti përmend mos koordinimin në mes Policisë dhe gjyqësorit. Kosova nuk mund të ecë tutje nëse zyrtarët e saj akuzohen. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, andaj qysh nesër do ta procedojmë projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme”, tha ajo.

Sipas saj, ky projektligj do të përforcojë gjyqësorin në Kosovë dhe do të jenë të hapur për shqyrtimin e tij në Kuvend.

“Qysh nesër do të procedojmë edhe interpelancën lidhur me këtë raport të cilin e fsheh edhe ministrja Dhurata Hoxha. Kryetari i VV-së i ka shkruar një letër kryeministrit Haradinaj, ku ka shprehur gatishmërinë. Nuk mund të ketë ratifikim të demarkacionit pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e papranueshme për ne si Kuvendi asnjëherë nuk e ka diskutuar këtë raport i cili ka dëmtuar rëndë interesat strategjike të Kosovës” tha ajo.

Kurse, deputetja Fitore Pacolli ka thënë se nuk ka heqje të vizave derisa nuk luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Sipas saj, jemi në prag të raportit të cilin e dërgon Komisioni Evropian, i cili pritet të mos jetë pozitiv për Kosovën, prandaj nuk duhet të ngutemi për ta votuar demarkacionin, përderisa Qeveria nuk k përmbushur ende kushtin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë në këtë vitë janë pothuajse zero, prandaj ne kemi kohë t’i prmirësojmë gabimet për demarkacionin dhe ta luftojmë korrupsionin”, tha ajo./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: VV: S’ka liberalizim të vizave në këtë vit, mos të ngutemi me demarkacionin
VV: S’ka liberalizim të vizave në këtë vit, mos të ngutemi me demarkacionin
https://3.bp.blogspot.com/-sJ4SBdOCqws/Wq8gL1lP8oI/AAAAAAAAEaQ/sRSGX6zWksYALkFvgxl74pu7I5YZaoj6gCLcBGAs/s640/auto_lena1521374942.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-sJ4SBdOCqws/Wq8gL1lP8oI/AAAAAAAAEaQ/sRSGX6zWksYALkFvgxl74pu7I5YZaoj6gCLcBGAs/s72-c/auto_lena1521374942.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vv-ska-liberalizim-te-vizave-ne-kete.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vv-ska-liberalizim-te-vizave-ne-kete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy