Zbulohet urdhri i rrallë i Enver Hoxhës: Të mos festohet Bajrami dhe Pashkët

51 vjet më parë, sipas porosisë së Enver Hoxhës, merret vendimi për heqjen e festave të Bajramit dhe Pashkëve

Pasi feja vihet nën kontrollin e shtetit nëpërmes ligjeve, në vitin 1967 nis lufta klasore për çrrënjosjen e botëkuptimit fetar si dhe mbyllja fizike e kishave dhe xhamive. Kjo, ndodhi fill pas fjalimit të Enverit më 6 shkurt 1967, për ta zhveshur popullin nga besimi fetar dhe futur në botëkuptimin marksist-leninist. Në vitin 1967, Komiteti Qendror, sektori i edukimit, nxjerr një raport informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa që u morën për çrrënjosjen e saj, duke u zëvendësuar me ideologjinë marksiste-leniniste.

Ky raport është siguruar nga Arkivi Qendror i Shtetit dhe me këtë shënohet dhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë, duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësorë. Ku u përqendrua fronti i luftës kundër fesë? Cilat ishin karakteristikat e saj kryesore? Nga besim, feja kthehet në një vatër lufte ideologjike, duke u cilësuar nga Partia Komuniste si “një hap i madh revolucionar i paparë deri tani në historinë e vendeve socialiste”. Cilat ishin masat që mori Enver Hoxha për të likuiduar klerikët profesionistë? Cilat ishin masat që mori partia për të zhdukjen e legjendave dhe “çudirave” për vendet e shenjta? Si u kufizuan ritet dhe festat fetare me vendim qeverie? Viti 1967 është periudha më e errët për besimtarët, ku shënohen persekutimet më të egra të diktaturës.

Sipas porosisë së Enver Hoxhës, KQ i Partisë së Punës së Shqipërisë, në vitin 1967, lëshon vendimin për heqjen e festave të Bajramit dhe Pashkëve.

Në dosjen arkivore nr. 191, F.14/A.P viti 1967 zbardhen disa nga drejtimet kryesore të politikës dhe ideologjisë së partisë komuniste në luftën kundër fesë. Më poshtë botojmë një pjesë të raportit informativ ku flitet mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe masa që u morën. E gjitha është një ironi për të krijuar atmosferën “armiqësore” të besimtarëve me fenë duke e nisur në ‘50 këtë luftë përçarëse për ta kurorëzuar me shembjet fizike të kishave e xhamive në vitin 1967.

***

Raporti informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj:

-Lufta për marrjen e kishave dhe xhamive u zhvillua në të njëjtën kohë edhe kundër dogmave, riteve e besimeve fetare, që përbën thelbin e luftës kundër fesë. Kjo e çoi luftën kundër fesë brenda në çdo familjeje dhe kjo është lufta më e mprehtë, më e gjerë dhe më e thellë sesa marrja e kishave dhe xhamive. Ajo prek e trondit direkt ritet fetare si botëkuptim, festat e zakonet që janë futur e shkrirë në jetën e përditshme të njerëzve.

Edhe në këtë drejtim ka rezultate të mira. Diskutimi i gjerë mbi këto probleme në kuvende e mbledhje të ndryshme të popullit, zotimet që u morën dhe lufta që po bëhet për t’i vënë ato në jetë, është një shkollë e madhe revolucionare për masat. Si pasojë e kësaj pune, një pjesë e ikonave, kandilave, librave fetarë, mbishkrimeve etj., që ishin simbole të perëndisë në shtëpitë e besimtarëve dhe që çdo ditë u faleshin, u likuiduan dhe u dorëzuan.

Ceremonitë e festat fetare u kufizuan dhe po zëvendësohen në një pjesë të mirë me festat tona kombëtare, lokale etj. Kështu, Bajrami i vogël, më 22 mars u festua shumë më pak se çdo vit tjetër. Kjo jo vetëm në qytete dhe në shumicën e fshatrave të zonës fushore e kodrinore, por edhe në mjaft fshatra të zonës së malësisë. Në ditën e Bajramit, në përgjithësi, nuk pati mungesa në punë, siç ndodhte vitet e tjera, po ashtu në shkolla nuk pati mungesa të fëmijëve siç ndodhi p.sh. vjet, ku në disa fshatra të rretheve të Krujës, Tiranës, Peshkopisë etj., ditën e Bajramit mungonin shumica e nxënësve. Pokështu ndodhi edhe me Pashkët që ishin në fund të prillit. Karakteristikë ishte se shumë organizata partie, duke aktivizuar organizatat e masave, arsimtarët, institucionet kulturoro-artistike, morën masa më të mira se vitet e tjera, për të festuar mirë 1 Majin dhe festat e tjera, duke organizuar mbasdite argëtimi, shfaqje artistike publike jashtë qytetit, etj.

Duke pasur parasysh porosinë e shokut Enver, që thotë se: “Megjithë propagandën tonë të organizuar kundër fesë, riteve, dogmave, institucioneve fetare dhe klerikëve profesionistë, të kemi vazhdimisht parasysh që të mos futemi në luftë të hapët me njerëzit e popullit, sepse në popull do të ketë edhe njerëz të ndershëm të lidhur me partinë dhe patriotë të flaktë që do të ruajnë në ndërgjegjen e tyre edhe për shumë kohë, mundet edhe deri sa të vdesim, besimet e tyre. Puna me ta do të jetë një përpjekje bindjeje e vazhdueshme e me durim të madh…

***

-Lufta kundër fesë duhet të trajtohet edhe sipas krahinave të vendit, sipas fshatrave, lagjeve e familjeve të veçanta, sepse edhe shkalla e besimeve fetare është e ndryshme.

Në secilin prej rretheve kanë vepruar disa fe. Por midis tyre ka dallime, sepse diku ka vepruar më shumë një fe sesa një tjetër. Një pjesë e krahinave të Veriut, si Shkodër, Lezhë, Mirditë, historikisht feja katolike ka patur influencë të madhe. Kjo duket edhe nga numri i kishave katolike që ka patur. Kështu, në Shkodër, numri i tyre arrinte në 67, në Lezhë dhe Mirditë nga 24. Në disa krahina të Jugut, si minoriteti (Sarandë, Gjirokastër), një pjesë e Korçës, Kolonjës, Vlorës, Fierit, Beratit e Lushnjës, Durrësit etj., feja orthodhokse ka patur një influencë të madhe. Në Korçë ka patur 132 kisha të mëdha e të vogla, në Gjirokastër 86, në Sarandë 21, në Kolonjë 90, në Vlorë 31, në Fier dhe Lushnjë nga 40 etj. Feja myslimane ka qenë më e përhapur në zonat e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit, Dibrës, Kukësit, Tiranës, Burrelit etj. Kështu, në Dibër kishte 122 xhami, në Burrel 70, Librazhd 50 etj. Në Tepelenë, Përmet, Skrapar, Krujë dhe rrethin e B.Currit, influencë më të madhe kanë patur dervishët (shehlerët) si sekt i fesë myslimane.

Këto karakteristika, në rrethe të ndryshme të vendit kanë kërkuar dhe kërkojnë edhe një punë të diferencuar të propagandës sonë ateiste-shkencore. Kujdes të veçantë nga organizatat dhe komitetet e partisë kërkon minoriteti, ku influenca e fesë orthodhoske është më e madhe, në rrethin e Sarandës nga popullata minoritare që përbën 41.3% të popullsisë së rrethit, rreth 2500 frymë prej vitit 1932-1943.

Qëndrimi ndaj fesë për komunistët është një çështje parimore. Çdo komunist duhet të jetë ateist, sepse botëkuptimi fetar është i papajtueshëm me botëkuptimin marksist-leninist, që përbën bazën ideologjike të partisë tonë. Prandaj, kjo çështje nuk mund të lihet pa u vënë re dhe pa u ndalur. Në radhë të parë këtu është fjala për t’i edukuar komunistët, për t’i zhveshur nga çdo paragjykim e besim fetar, për t’i kalitur që të kapërcejnë çdo lëkundje, çdo nënshtrim për hir të “zakonit”, të “traditës familjare” etj., nëpërmjet kritikës parimore e shoqërore në organizatat e partisë. Lëkundja ndaj besimeve fetare është shfaqje e oportunizmit ndaj ideologjisë reaksionare, prandaj dhe nuk pajtohet me figurën revolucionare të komunistit.

Organizatat bazë, organet udhëheqëse dhe aparatet e partisë në rrethe, duhet t’i kthehen herë pas here këtij problemi, ta analizojnë, të bëjnë studime, të përcaktojnë drejtime e aksione të mëtejshme, të përgjithësojnë eksperiencën pozitive. Sektorët e edukimit kanë një rol të veçantë. Aktivizimi i gjerë i inteligjencës, ngritja e komisioneve ose grupeve për studimin e problemeve të veçanta ose për përgatitjen e leksioneve, lektorëve, bisedave, botimi i materialeve propagandistike dhe buletineve të ndryshme e forma të tjera pune, që janë praktikuar nga disa rrethe, të organizohen e praktikohen më gjerësisht edhe nga rrethet e tjera. Format e punës që ka përdorur çdo rreth sipas nevojës e kushteve konkrete të tij, janë të shumta e të ndryshme. Duke i parë ato me sy kritik të përgjithësohen e përhapen më të mirat, dhe sipas nevojave, vetë jeta do lindë forma të reja më efektive.

Në luftën për çrrënjosjen e botëkuptimit fetar, në punën për edukimin shkencor të masave, organizatat dhe komitetet e partisë duhet të udhëhiqen e të mbajnë mirë parasysh letrën e shokut Enver për këtë çështje në përputhje me kushtet e tyre konkrete./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbulohet urdhri i rrallë i Enver Hoxhës: Të mos festohet Bajrami dhe Pashkët
Zbulohet urdhri i rrallë i Enver Hoxhës: Të mos festohet Bajrami dhe Pashkët
https://2.bp.blogspot.com/-hBVZ7RrrhCM/WrModT3wYpI/AAAAAAAAEzU/uqkkg6Gap4Ydfj9Qbp7B1NXxMDUbm4dXgCLcBGAs/s640/kleriket-696x313.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-hBVZ7RrrhCM/WrModT3wYpI/AAAAAAAAEzU/uqkkg6Gap4Ydfj9Qbp7B1NXxMDUbm4dXgCLcBGAs/s72-c/kleriket-696x313.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zbulohet-urdhri-i-rralle-i-enver-hoxhes.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zbulohet-urdhri-i-rralle-i-enver-hoxhes.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy