Zhurma pa kuptim e kërcënimeve gjeopolitike ndaj Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përsëritur së fundmi tezën e tij, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është në interes të stabilitetit të vetë Europës. Në një intervistë për “Politico”, z. Rama që duket se ndjek taktikën e negociimit mbi presionin potencial të një njolle gjeopolitike në Europën Juglindore, thotë ndër të tjera se:

Për hir të mbrojtjes dhe sigurisë, Europa ka nevojë ta përfshijë Ballkanin. Kjo është e qartë. Kriza e fundit e refugjatëve e tregoi këtë shumë, shumë hapur. Korridori i Ballkanit ishte thelbësor. Imagjinoni nëse shtetet e Ballkanit nuk janë këndi i lojërave të Europës, por i dikujt tjetër, kushdo qoftë…

Kjo diplomaci e një lloj shantazhimi të butë të BE-së duhet marrë në analizë nga ata që janë ekspertë të fushës. Ajo madje duhet të jetë objekt debati politik dhe instucional, por për të bërë këtë gjë, duhet që të ekzistojë OPOZITA. Në kushtet e tanishme të vendit, z. Rama është vetë lajmi, vetë politika dhe vetë taktika. Për strategji nuk bëhet fjalë, ose nëse ajo ka disa tipare, ato mund t’i shohim te fjalët e kryeminsitrit kur thotë se “ne kemi bërë çdo gjë që na është kërkuar”.

Mirëpo sa efektive mund të jetë kjo lloj diplomacie? Për të kuptuar këtë gjë, do të dueht të shohim pak nga historia, e afërt dhe e largët, por edhe nga aktualiteti i raporteve ndërkombëtare.

Z. Rama preferon ta inkuadrojë Shqipërinë, si pjesë të një gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra nuk mund të ketë stabilitet pa integrimin e hapësirës shqiptare dhe kjo merr më shumë rëndësi konvencionale dhe ligjërimore, apo edhe tingëllon më me kuptim kur flitet për stabilitetin, nëse termi Shqipëri i nënrenditet atij Ballkan Perëndimore.

Nëse hedhim sytë pas në kohë, lojën mes dy blloqeve që sot imitohet pak trashë, e ka luajtur edhe Enver Hoxha. Por duke hequr fatin e tij dhe zgjedhjen e Kinës, do të duhet të pranojmë në analizë të fundit, se Shqipëria si zorrë qorre e Europës – term ky shumë popullor në vitet ’30 – përbënte interes zero për Europën. Izolimi i gjatë i vendit, nuk ishte vetëm vullnet i Enver Hoxhës, ai ishte patjetër edhe konveniencë e Perëndimit, që nuk shihte inetres se çfarë bënte ky vend. Edhe Italia që prej 27 vjetësh ka shprehur interes për stabilitetin në Adriatikun Lindor, nuk u shqetësua ndonjëherë për njollën e zezë shqiptare dhe në media ka dalë edhe një ankesë e Ramiz Alisë drejtuar palës italiane për këtë çështje.

Interesi europian për Shqipërin kulmon në vitin 1997, por për një situatë ekstreme të armatosjes së popullsisë dhe rrezikun e kthimit të vendit në një lloj Tortuge në mes të kontinentit. Kjo nuk është analizë gjeopolitike, por një ndërhyrje në ekstrem që synon stabilizimin poshtë një pike kritike vlimi.

Europën nuk e kanë shqetësuar as deklamimet për vëllazërinë turko-shqiptare, as rritja e të ashtuquajturës influencë islamike dhe as kërcënimi rus.

Nuk ka deri më sot asnjë dokument zyrtar të SHBA-së dhe BE-së që të konsiderojë Shqipërinë si një faktor të ekspozuar ndaj ndonjë rreziku të tillë gjeopolitik. Duket se Shqipëria dhe bota shqiptare trajtohet si një faktor me orientim perëndimor dhe me një islam të konstrolluar nga një klasë politike që ka interesat në Perëndim dhe që është e kontrollueshme tërësisht pse është tejskajshmërisht e korruptuar.

Raportet e fundit nga SHBA, apo edhe analizat që vijnë nga qendra të ndryshme me ndikim në botë, vërtet që po kërkojnë të zhvendosin vëmendjen drejt Ballkanit, por në asnjë rast nuk përmendet Shqipëria dhe bota shqiptare. Kjo jo pse bota shqiptare nuk ka peshë, por sepse në lojën e madhe që zhvillohet sot, shqiptarët janë të përcaktuar në masë. Në territoret shqiptare janë të stacionuara trupat e Perëndimit dhe mbi të gjitha: Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2008.

Nëse do të kërkojmë një shembull të afërt se çfarë do të thotë kjo, mund të shkojmë në Mal të Zi. Ky vend fqinj me ne, mori si të thuash një certifikatë sigurie gjeopolitike ndaj kërcënimit real rus dhe serb ndaj të cilit i ishte ekspozuar, me anëtarësimin me procedura të përshpjetuara në Aleancë. Çka do të thotë se në çështje të sigurisë, qenia në NATO nënkupton mbyllje të çdo dileme.

Jo më kot, në të gjithë analizat e fundit, Serbia rezulton si një vend që përbën pikën kritike dhe ka rëndësi kapitale gjeopolitike në Ballkan në kuptim të konfrontimit Perëndim-Rusi. Vendimet e Serbisë janë nën vëzhgim dhe ndaj saj ka presion për të hequr dorë nga aspekti më problematik I dualitetit politik të saj që është doktrina e Neutralitetit Ushtarak. Kjo doktrinë e mban Serbinë jashtë NATO-s dhe i jep klasës drejtuese një alibi për të kundërshtuar pa u armiqësuar, kërrkesat e SHBA dhe Perëndimit për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Po kështu edhe karta e korridorit ballkanik është e venitur pasi ajo ishte më shumë sesa një politikë europiane, një nismë e shumëdebatuar austriake të cilës Tirana zyrtare iu bashkangjit për interesa të paqarta. Nga ana tjetër, është e njohur se krizën e refugjatëve më shumë e stabilizoi marrëveshja Merkel-Erdogan përmes së cilës Turqia mbylli kalimin drejt Europës.

Sigurisht që është fatkeqësi, por edhe përgjegjësi e z. Rama dhe klasës politike, që kushtet për Shqipërinë për hapje negociatash dhe anëtarësim në BE lidhen kryesisht me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nëse këto dy elementë do të gërryejnë stabilitetin politik, ato patjetër që do ta bëjnë këtë në krijimin e kushteve për protesta të dhunshme, por në asnjë rast në tjetërsimin gjeopolitik të vendit. Teza të tilla janë diversione që siç e shohim nga heshtja që mbahet për Shqipërinë, janë më shumë teza për zhurmë dhe spektakël por pak bëjnë punë. Një sukses i kësaj Shqipërie në procesin e integrimit do të thoshte legjitimim I korrupsionit dhe krimit, do të kreditonte me arritje thelbësore një klasë poltike dhe një qeveri që janë fajtorët e kësaj katandisjeje të vendit dhe të ikjes masive që po kërcënon edhe një të drejtë të mezi fituar siç është lëvizja pa viza./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zhurma pa kuptim e kërcënimeve gjeopolitike ndaj Shqipërisë
Zhurma pa kuptim e kërcënimeve gjeopolitike ndaj Shqipërisë
https://4.bp.blogspot.com/-cJO5As_Najo/WrMzlK9e37I/AAAAAAAAE3I/a59v8g_wMRAZilBRbE2TIZhYHaYBEyqNQCLcBGAs/s640/edi-rama-1_2018_03_21_15.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-cJO5As_Najo/WrMzlK9e37I/AAAAAAAAE3I/a59v8g_wMRAZilBRbE2TIZhYHaYBEyqNQCLcBGAs/s72-c/edi-rama-1_2018_03_21_15.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zhurma-pa-kuptim-e-kercenimeve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zhurma-pa-kuptim-e-kercenimeve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy