Zyrtare/ Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

Ata janë Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

Vendimin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.

“Ambasadorit rus iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, njoftoi dikasteri i kryesuar nga Ditmir Bushati.

Ky veprim i Shqipërisë është në sintoni me atë të një sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, duke nisur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera europiane kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës. Më herët gjatë së hënës ishte presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, që bëri të ditur se 14 shtete të BE-së kishin vendosur të dëbonin diplomatët rusë, respektivisht si në vijim: Franca (4); Gjermania (4); Polonia (4); Republika Çeke (3); Lituania (3); Danimarka (2); Holanda (2); Italia (2); Estonia (1); Kroacia (1); Finlanda (1); Letonia (1); Rumania (1). Nga jashtë BE-së, Ukraina (13) dhe Kanadaja (4).

E para që nisi këtë aksion ishte Britania e Madhe, e cila në fillim të muajit dëboi 23 diplomatë rusë. Këto dëbime tashmë kolektive përbëjnë një dëshmi të rrallë solidariteti me Britaninë, që vjen në një kohë kur marrëdhëniet e saj me BE-në janë të tensionuara në lidhje me negociatat për “Brexit”-in.

Rusia, ndërkohë, ka bërë të ditur se do të reagojë në mënyrë proporcionale. Moska mohon të ketë pasur gisht në sulmin mbi Sergei Skripalin dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury të Anglisë jugore, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në spital në gjendje kritike./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7960,Camëri,108,Editorial,1709,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zyrtare/ Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë
Zyrtare/ Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë
https://4.bp.blogspot.com/-3I1Lo_S01MA/WrkqOvDI-OI/AAAAAAAAVk4/JV8pqzf-n1wPgasuhJ381YsLgMxH_ss7gCLcBGAs/s640/Bushati-Karpushin-640x385.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-3I1Lo_S01MA/WrkqOvDI-OI/AAAAAAAAVk4/JV8pqzf-n1wPgasuhJ381YsLgMxH_ss7gCLcBGAs/s72-c/Bushati-Karpushin-640x385.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zyrtare-shqiperia-debon-dy-diplomate.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zyrtare-shqiperia-debon-dy-diplomate.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy