FOTO: Turistja angleze bën tatuazh në trup afreskun e Vlorës

, FOTO: Turistja angleze bën tatuazh në trup afreskun e Vlorës
Turistja angleze dhe dashamirësja e shpendëve Znj. Sheila Phyall është frymëzuar nga afresku më i madh i Ballkanit, i njohur si “Sjellësi i Pranverës” që gjendet në qytetin e Vlorës dhe e ka riprodhuar atë si tatuazh në trupin e saj.Afresku “Sjellësi i Pranverës” është realizuar nga PPNEA dhe BSPB në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” në vitin 2016 dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e kalit të qyqes në vendin tonë – raporton Dita.Afresku, përmban dy elementë kryesorë: kalin e qyqes dhe qyqen dhe është realizuar në formë të tillë që të shprehë një legjendë të hershme të popullit tonë që i ka dhënë edhe emrin këtij lloji.Në prag pranvere të dy këta lloje kthehen nga shtegtimi në të njëjtën kohë dhe mendohej se qyqja, një shpend më i vogël, kishte nevojë për shpinën e një shpendi të madh dhe të fuqishëm si kali i qyqes për t’a sjellë nga territoret e shtegtimit.Sheila Phyall është shprehur se këtë xhest e ka kryer ndikuar nga frymëzimi që i ka shkaktuar afresku i Vlorës dhe në shënjë mbështetje të fortë të veprimtarisë që po kryet për ruajtjen e këtij lloji si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë jo vetëm për ruajtjen e kalit të qyqes por biodiversitetit në përgjithësi.b.m. / dita, FOTO: Turistja angleze bën tatuazh në trup afreskun e Vlorës , FOTO: Turistja angleze bën tatuazh në trup afreskun e Vlorës, FOTO: Turistja angleze bën tatuazh në trup afreskun e Vlorës/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button