“Deri 20 mijë € një tavolinë”. Sa shpenzojmë për jetën e natës në verë?

Net të çmendura në diskoteka dhe skena moderne? Ka ardhur koha që të harroni Ibizën dhe Las Vegasin. Turistët mund ta gjejnë atë dhe në destinacionin që po bëhet trend i momentit, bregdetin shqiptar. Jeta e natës në Shqipëri “mbretëron” me shumë kontraste, me një shumëllojshmëri alternativash për të gjithë kategoritë. Po sa kushton një natë e “shfrenuar” në një klub veror? Sa të gatshëm janë shqiptarët të shpenzojnë vetëm për argëtimin e një nate? Sipas bizneseve kryesore, në një natë, një tavolinë ka shpenzuar deri në 20 mijë euro…

“Living la vida loca”. Më mirë se sa kjo shprehje nuk e përcjell realitetin e netëve të argëtimit që Shqipëria rezervon në të gjithë vijën bregdetare këtë verë. Ndonëse ky sektor është tërheqës në muajt e verës në Mesdhe, këtë vit nuk po kalon ditë të mira. Fillimisht, moti i paqëndrueshëm ka ndikuar në uljen e frekuentimeve në muajt e parë të çeljes së sezonit. Një tjetër problematikë në lidhje me bizneset e argëtimit është rënia që operatorët vënë re në shpenzimet në këto ambiente. Ndonëse ka gjithnjë tavolina VIP, sipas tyre, që shpenzojnë sa e gjithë pjesa tjetër e klubit, në përgjithësi, shqiptarët konsumojnë 1-2 pije, veç biletës (në rast performancash live). Ky sektor “vuan” edhe nga informaliteti, ka klube që biletat i shesin në treg informal, si dhe ka konkurrencë të pandershme ndaj aktorëve të tregut që respektojnë ligjin.

Një tendencë e re, e nisur në dy vitet e fundit, por me rritje këtë verë, është ai i turistëve të huaj. Përveç shqiptarëve brenda kufijve, si dhe atyre të diasporës, të huajt që kanë ardhur për turizëm në Shqipëri, janë shndërruar në frekuentuesit kryesorë të klubeve verore.

Një tjetër tendencë e këtij sezoni është raporti thuajse 50/50 i këngëtarëve shqiptarë me ata të Kosovës, madje në disa raste duket se po fitojnë ndjeshëm terren edhe kundrejt atyre të Kosovës. Një nga arsyet janë tarifat. Këngëtarët shqiptarë paguhen më pak se ata nga Kosova. Por, ka edhe përjashtime. Ndërsa grupet hyjnë pak në preferencat e diskove verore, e këtu përjashtim bën vetëm grupi legjendar “Elita 5”.

Muzika është padyshim një nga “armët” kryesore në industrinë e argëtimit, por nuk duhet të mbetet e vetmja. Ajo duhet të shoqërohet me investime në ambient, por edhe në teknologjinë e ndriçimit, audios dhe efekteve speciale, të cilat sipas drejtuesve, i shtojnë kostot këtij sektori. Megjithatë, një avantazh, sipas tyre në ditët e sotme janë rrjetet sociale që shërbejnë si kanalet më të mira të përçimit të mesazheve. Bizneset e argëtimit i shohin rrjetet sociale, sidomos Instagram-in, si një mjet me kosto të ulët dhe që garanton përhapje të lajmeve.

Konkurrenca

Konkurrenca ndihet dhe është gjithmonë sfida për të kërkuar gjetje të reja, me qëllimin e vetëm për të përthithur klientelë. Sa më i veçantë të jesh në llojin tënd, aq më shumë rritet siguria për të pasur klientë besnikë. Shijet janë të shumta dhe mundësitë për t’u dëfryer janë po të tilla. Eksperimentet janë edhe një shans për të testuar klientelën, e cila nëse nuk arrin të kënaqet, do të thotë se përballë është edhe rreziku për të humbur terren. Një dukuri që shoqëron këtë biznes është edhe fakti se konkurrenca ka shtuar ofertat ekstreme dhe kjo bën që klienti të mos jetë besnik, por të rendë pas tyre. Oferta nuk është vetëm një pije e lirë apo një mbrëmje me të gjitha pijet falas, por edhe kur bëhet një shpenzim i madh kundrejt një përfitimi zero. Në këtë mënyrë, klientët ndihen të joshur herë nga njëri e herë nga tjetri. E në këto kushte, ky është një treg që lëviz çdo ditë dhe evoluon.

Çmime

DJ me famë botërore, si DJ Tiesto, David Guetta në Shqipëri janë paguar nga 50,000 deri në 70,000 euro në një natë, ndërsa një DJ i huaj i nivelit mesatar paguhet deri në 5,000 euro në natë. DJ shqiptar më i paguar në natë fiton 1,000 deri në 1,500 euro. Nëse performancës do t’i shtohen edhe balerinat, qofshin të huaja apo shqiptare, kostot janë ekstra. Një balerinë e huaj paguhet deri në 500 euro, ndërsa një shqiptare nga 100-150 euro. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët: konsumin e alkoolit. Në këto spektakle, shpesh menaxherët përfshijnë edhe mënyra të tjera marketingu e tërheqjeje, si lojëra të ndryshme, performanca me shkumë etj.

Jeton Rexhmati, menaxher i “Pista Kosova” në Plazh në Durrës thotë se pagesat e këngëtarëve rriten nga viti në vit. Sipas tij, Noizy paguhet 5-6 mijë euro në natë, “Elita 5”, 5 mijë euro, Sabri Fejzullahu, Gold Ag, Robert Berisha 1-2 mijë euro, Mentor Kurtishi 1.5 mijë euro, Bes Kallaku dhe Kimikati, duke nisur nga 2 mijë euro etj. Drejtues të diskove të tjera verore në Shqipëri, ndonëse pa dhënë emra, pohojnë për “Monitor” se pagesat e këngëtarëve janë minimalisht 1.5 mijë euro deri në 6-7 mijë euro për një natë.

INSTAT: 122 milionë euro për argëtimin në 2017

Shpenzimet e shqiptarëve në një vit kalendarik për argëtim, çlodhje dhe për veprimtari artistike, brenda vendit, arrijnë mbi 16,7 miliardë lekë (122 milionë euro), apo rreth 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2015. Po të marrin në konsideratë edhe harxhimet që shqiptarët bëjnë jashtë vendit për argëtim dhe çlodhje, këto shpenzime janë shumë më të larta. Shqiptarët i kushtojnë vëmendje argëtimit, teksa konstatohet se shumat që shpenzojnë për çlodhje janë vetëm 2.5 herë më të ulëta se ato për kujdesin shëndetësor dhe 3.8 herë më të ulëta se shpenzimet për arsim, që konsiderohet edhe baza e investimit të qëndrueshëm dhe me perspektivë për një familje. Mirëpo të krahasuara me 2014, këto shpenzime pësuan ulje me 1.5% më 2015. Shpenzimet për çështje të argëtimit kanë një lidhje të drejtë me krizën ekonomike. Po të shohim ecurinë e tyre ndër vite, vihet re se ato kanë ndjekur ciklin e ekonomisë. Pjesën më të madhe të tortës së shpenzimeve për argëtim duket se i marrin baret dhe restorantet dhe më pak aktivitetet sportive dhe veprimtaritë e artit. Nga ana tjetër, fondet publike për argëtim janë rritur vitet e fundit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, shpenzimet qeveritare për argëtim ishin 33% më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Marrë me shkurtime nga Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Deri 20 mijë € një tavolinë”. Sa shpenzojmë për jetën e natës në verë?
“Deri 20 mijë € një tavolinë”. Sa shpenzojmë për jetën e natës në verë?
https://3.bp.blogspot.com/-js2zx5BCncc/W3B7Xn0P5wI/AAAAAAAAXgc/cOtlndFBlhQ7o3J1I7FcIxvvuAA2mFTLACLcBGAs/s640/maxresdefault-4-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-js2zx5BCncc/W3B7Xn0P5wI/AAAAAAAAXgc/cOtlndFBlhQ7o3J1I7FcIxvvuAA2mFTLACLcBGAs/s72-c/maxresdefault-4-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/deri-20-mije-nje-tavoline-sa-shpenzojme.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/deri-20-mije-nje-tavoline-sa-shpenzojme.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy