Eksperti evropian: E pamundur që BE të jetë pro ndryshimit të kufijve

BE nuk i ka ndryshuar politikat që mbështesin integritetin territorial të Kosovës, thotë Michael Leigh, ekspert për politikat evropiane. Është e pamundur që BE të jetë pro ndryshimeve të status quosë territoriale.

Deutsche Welle: A është larguar Brukseli dhe Uashingtoni nga politikat e mëparshme që mbështesnin sovranitetin e Kosovës dhe intergritetin territorial?

Michael Leigh: Do të ishte e gati e pamundur në Bashkimin Evropian të gjendej një konsensus në favor të ndryshimit të staus quo-së territoriale midis Serbisë dhe Kosovës. Ideja e njohjes së Kosovës në këmbim të përkatësisë territoriale nuk ka gjasa të përkrahet nga serbët dhe kosovarët ose të përkrahet nga pesë vendet anëtare të BE-së, që kanë refuzuar të njohin pavarësinë e Kosovës. Ndarja bazohet në kërkim të puritetit etnik dhe jo nevojës për të jetuar së bashku në një shoqëri multietnike. Kjo mënyrë për arritjen e gjërave ka pasur një histori tragjike në Ballkan dhe nuk përputhet me principet e BE-së. Shtetet anëtare do të jenë shumë vigjilente sa i përket rritjes së presioneve nga jashtë, duke pasur parasysh rolin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

Organizata të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova janë duke i kërkuar BE të bëjë një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës ose këmbimit të territoreve. Çfarë ka ndër mend të bëjë Bashkimi Evropian?

Mbetet të shihet nëse shtetet anëtare që janë tradicionalisht në favor të Serbisë do të ishin të gatshme të aprovonin një deklaratë të tillë.

Çfarë është paraparë nga vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia? A do të çonte një marrëveshje për ndarjen automatikisht në njohjen e Kosovës?

Kundërshtimet e pesë vendeve të BE-së, që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës, janë të lidhura me dilemat politike që ata kanë në vendet e tyre dhe nuk kanë domosdoshmërisht si qëllim mbështetjen e Serbisë. Këto kundërshtime do të vazhdojnë të ekzistojnë për një periudhë të konsiderueshme edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Kush mund të garantojë se Kosova do të marrë një vend në Kombet e Bashkuara nëse arrihet ndonjë marrëveshje?

Ky synim ka të ngjarë të mbetet një aspirate e papërmbushur në një të ardhme të afërt, megjithëse mund të krijohen forma të ndryshme bashkëpunimi.

*Michael Leigh është ekspert për politikat evropiane në Fondin Marshall Gjerman. Fondi Marshall Gjerman i Shteteve të Bashkuara (GMF) është një organizatë joqeveritare e krijuar nga Gjermania për të kujtuar Planin Marshall. Organizata ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndëratlantik./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7560,Camëri,108,Editorial,1594,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2239,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Eksperti evropian: E pamundur që BE të jetë pro ndryshimit të kufijve
Eksperti evropian: E pamundur që BE të jetë pro ndryshimit të kufijve
https://4.bp.blogspot.com/-Ih-KKfUGO0U/W3B4jk25wGI/AAAAAAAAXgQ/vsE_dkTXWiQktC7boQioGcyxowz1eJdCACLcBGAs/s640/45046381_303-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Ih-KKfUGO0U/W3B4jk25wGI/AAAAAAAAXgQ/vsE_dkTXWiQktC7boQioGcyxowz1eJdCACLcBGAs/s72-c/45046381_303-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/eksperti-evropian-e-pamundur-qe-be-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/eksperti-evropian-e-pamundur-qe-be-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy