Elektronika në zgjedhje, këshilltari i OSBE: Nuk zgjidh shitblerjen e votave

Shitblerja e votave është një nga akuzat dhe pretendimet e partive politike, të cilat humbin zgjedhjet. Shitblerja e votave është reflektuar si shqetësim edhe në raportet e OSBE/ODIHR-it. Por, eksperti i OSBE/ODIHR-it dhe këshilltar i Lartë për Teknologjinë Steven Martin ka pohuar se teknologjia nuk e zgjidh problemin e shitblerjes së votave.

Vetë teknologjia nuk e zgjidh problemin e shitblerjes së votës. Mund të kesh votim në internet dhe prapë të kesh probleme me shitblerjen e votës apo me votimin elektronik. Disa vende përdorin skanera dhe disa njerëz i kap ankthi, bëhen më nervozë, sepse në disa raste vota e tyre mund të shihet, pra e humb fshehtësinë, sepse po e vendosën gabim te skaneri mund të shihet për kë kanë votuar. Pra, kthehem tek ajo që po thosha më parë dhe, për sa i përket shitblerjes, nuk e zgjidh presioni ndaj votuesve në këtë kuptim. Në qendrat e votimit prapë duhet të futen brenda, duhet të votojnë dhe prapë, në disa raste do të ketë presion ndaj tyre. Cilado qoftë mënyra për të adresuar këtë problem duhet të shkojë përtej aspekteve të teknologjisë dhe duhet të ndiqet në mënyra të tjera, si përmes gjykatave, proceseve të tjera ose përmes forcimit të administratës zgjedhore. Pra, futja e teknologjisë nuk e zgjidh problemin e presioneve ndaj votuesit”, ka pohuar ai në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Megjithatë, Steven Martin u shpreh se teknologjia mund të testohet në disa zona në 2021. “Do të fillojmë me prezantimin e 2021-shit. Nuk është shumë vite larg, por për hapat dhe fazat e zbatimit, pavarësisht se kur ndodhin zgjedhjet e ardhshme, duhet të keni mundësinë të kryeni një pilotim, një testim, për sa i përket zbatimit të teknologjisë. Kjo është thelbësore. Kjo do të jetë në shkallë të vogël, detyruese ose jo, dhe do ta keni mundësi për të testuar dhe vlerësuar këtë proces. Pra, pilotimi, blerja e pajisjeve, rregullimi i ligjeve, pilotimi dhe përdorimi i këtij pilotimi. Kjo duhet të kryhet para se të merret një vendim përfundimtar se si duhet të vazhdojmë me një hapje në të gjithë territorin. Pavarësisht viteve dhe zgjedhjeve, ka të bëjë me fazat që mund të bëni dhe faza e pilotimit duhet të jetë të paktën për një vit, për ta bërë siç duhet dhe të ketë mundësi të shikohet faza tjetër e procesit, që, patjetër, do të kërkojë një kohë edhe më të gjatë. Këtu i referohem skanuesve të fletëvotimit”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7560,Camëri,108,Editorial,1594,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2239,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Elektronika në zgjedhje, këshilltari i OSBE: Nuk zgjidh shitblerjen e votave
Elektronika në zgjedhje, këshilltari i OSBE: Nuk zgjidh shitblerjen e votave
https://2.bp.blogspot.com/--161jcQwE-E/W3Bn6aqZz9I/AAAAAAAAXfc/8Bnxb61eDDgSKSrvjG3amhnlY6tPagrNgCLcBGAs/s640/1534053567_votimielektronik-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/--161jcQwE-E/W3Bn6aqZz9I/AAAAAAAAXfc/8Bnxb61eDDgSKSrvjG3amhnlY6tPagrNgCLcBGAs/s72-c/1534053567_votimielektronik-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/elektronika-ne-zgjedhje-keshilltari-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/elektronika-ne-zgjedhje-keshilltari-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy