Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiranës
“Qeveria dhe faktorët e tjerë grekë hapat për realizimin e synimeve ndaj “Vorio Epirit” i kanë hedhur me kujdes, një nga një dhe të mbuluara me “miqësinë” midis dy vendeve dhe me ndihmën e saj ndaj Shqipërisë antikomuniste,duke marrë edhe njëfarë roli paternalist,deri sa ia arriti që popullsinë e pastër shqiptare të viseve të jugut ta quajë “homogjenë grekë”apo”minoritarë”,duke futur në hartën eminoritetit jo vetëm dy zonat në Gjirokastër e Sarandë por edhe Himarën, Korçën dhe vise të tjera që nuk kanë të bëjnë me minoritetin, si edhe më herët edhe në ditët e sotme shovinizmi vorioepiriot greek të krishterët orthodhoksë shqiptarë të jugut i quan tërësisht grekë. Qeveritë shqiptare, të majta dhe të djathta, nuk reaguan asnjëherë kur ka qenë e nevojshme të ndërhynin me shqetësimin dhe forcën e duhur. Ato nuk reaguan atëherë kur ndodhi ngjarja skandaloze e zhvarrimeve dhe blerja e eshtrave të fshatarëve të Kosinës për t’u përdorur si eshtra të ushtarëve grekë që do të përdoreshin për mbushjen e arkivoleve të Manastirit grek të Këlcyrës. Akti i rëndë dhe jehona e tij nuk e zgjuan dot qeverinë, e cila në vend që të kondërvepronte,e kaloi lehtë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.”
Sipas lajmeve, kryeministri grek Karamanalis u dha nën shtetësinë greke dhe pasaportat përkatëse 150 “minoritarëve” ose siç i quajnë shqiptarët e jugut “homogjenë”, d.m.th. vorioepiriotëve që Greqia i konsideron popullsi greke. Plani grek për dhënien e nënshtetësisë të ashtuquajturve vorioepiriotë është shumë i gjerë dhe synon larg. Ajo synon që të rrisë numrin e minoritarëve grekë, që banojnë në Shqipëri, nga 55-60 mijë që janë realisht në 550-600 mijë, siç ka pretenduar më herët dhe pretendon edhe sot e kësaj dite Greqia. Siç shihet, ajo po përpiqet të dhjetëfishojë artificialisht numrin e minoritarëve dhe, pasi t’ia arrijë kësaj, të hedhë hapa të tjera për realizimin e ëndrrës së vjetër të shovinizmit grek aneksimin e të ashtuquajturit Vorio Epir nga Shkumbini e poshtë. Në ceremoninë e dhënies së nënshtetësisë, ministri grek i brendshëm bëri deklaratën: “Me këtë akt, shteti amë Greqia, shlyen një borxh që ua ka bijve të vet vorioepiriotë”. Më qartë se kaq nuk mund të shprehet synimi që don të arrijë Greqia dhe rrezikun që përfaqësojnë këto synime për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kush ka veshë lipset të dëgjojë këtë këmbanë dhe të nxjerrë mësime.Qeveria greke, partitë politike të të gjithë spektrit grek, duke mos përjashtuar edhe “komunistët” e Paparigës apo sektet të tjera të kësaj vije; organizatat shoviniste “Vorio Epiriote” brenda dhe jashtë Greqisë, Kisha Orthodhokse greke dhe disa organizime të dyshimta filogreke në Shqipëri, pas viteve 1990 e këtej, kanë ndërmarrë ofensivë që shkon kreshendo, për të realizuar synimet e shprehura në “Megal Idenë”. Tashmë, kjo shihet dhe nuk mund të mohohet dot nga askush. Shtënia në dorë e pozitave kyçe të ekonomisë shqiptare nga monopolet greke; ndërrimi dhe greqizimi i emrave të emigrantëve shqiptarë; dhënia e pensioneve greke për popullsinë e jugut, vënia e Kishës Orthodhokse Shqiptare nën dominimin e homologes greke përmes Janullatosit e priftërinjve të tjerë grekë, ndërtimi i një manastiri grek në Grykën e Këlcyrës, kërksesa e zyrtarëve grekë për ndërtimin e 3 varrezave për ushtarët grekë, të rënë në Luftën e Dytë Botërore në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër, tamam në ato territore që Greqia i quan Vorio Epir dhe që pretendon se i përkasin asaj; përhapja e simboleve fetare greke në tërë hapësirën e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut; ndërtimi dhe funksionimi i shkollave greke edhe në territore ku nuk ka minoritarë; kërksesa e qeverisë greke për rishikimin e historisë së Shqipërisë sepse është tepër e ngarkuar me nacionalizëm shqiptar dhe antigrek; marrja nga kisha e objekteve simbole të trashëgimisë kulturore shqiptare shtëpisë së kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe ndërtesa e ish-shkollës “Normale” në Elbasan,janë disa prej fakteve të pakundërshtueshme të ofensivës antishqiptare të Greqisë, që mund të quhet “ofensivë e butë” në dukje, në formë, por tepër agresive në synimet që ka arritur dhe kërkon të arrijë më tej. Shtoju këtyre fakteve edhe “Çështjen Himara” dhe tabloja e ofensivës greke me përmasat e plota. Qeveria dhe faktorët e tjerë grekë hapat për realizimin e synimeve ndaj «Vorio Epirit» i kanë hedhur me kujdes, një nga një dhe të mbuluara me “miqësinë” midis dy vendeve dhe me ndihmën e saj ndaj Shqipërisë antikomuniste, duke marrë edhe njëfarë roli paternalist, deri sa ia arriti që popullsinë e pastër shqiptare të viseve të jugut ta quajë “homogjenë grekë” apo “minoritarë”, duke futur në hartën e minoritetit jo vetëm dy zonat në Gjirokastër e Sarandë por edhe Himarën, Korçën dhe vise të tjera që nuk kanë të bëjnë me minoritetin, si edhe më herët edhe në ditët e sotme shovinizmi vorioepiriot greek të krishterët orthodhoksë shqiptarë të jugut i quan tërësisht grekë. Shkurt, Greqia vazhdon padrejtësisht dhe pa asnjë argument historik të shëndoshë, t’i mbetet besnike paltformës antishqiptare të “Megal Idesë” dhe të pretendojë për “Vorio Epirin” duke nënkuptuar me këtë shprehje gjithë hapësirën në jug të lumit Shkumbin. Shqetësuese në këtë çështje nuk është vetëm kjo paltformë greke, qëndrimi dhe veprimet e Greqisë, por edhe qëndrimi i faktorëve politikë shqiptarë, madje edhe e popullsisë shqiptare të jugut, të cilat, hapat grekë për aneksimin e trojeve shqiptare i përcjellin me një qetësi e nënvlerësim të papranueshëm, pa u qederosur se ç’pasoja mund të sjellin, ato nuk merakosen e nuk reagojnë kur shohin se ç’ndodh me ta dhe trojet e tyre. Qeveria dhe politika shqiptare në përgjithësi, nuk i dëgjon apo nuk do t’i dëgjojë kambanat që bien dhe nuk përfill rrezikun e helenizimit të jugut. Ato bëjnë shurdhmemecin. Qeveritë shqiptare dhe politika në tërësi,asnjëherë që nga 1990-ta e deri më sot, jo vetëm nuk kanë reaguar me mënyrën dhe forcën e duhur, por përkundrazi në emër të “miqësisë” me Greqinë, kanë ndihmuar që shovinizmi grek të punojë me qetësi dhe në kushte komode që u krjiuan në periudhën antikomuniste për të realizuar ato objektiva, për aneksimin e trojeve shqiptare, që s’kishte mundur ta bënte më parë. Qeveritë shqiptare, të majta dhe të djathta, nuk reaguan asnjëherë kur ka qenë e nevojshme të ndërhynin me shqetësimin dhe forcën e duhur. Ato nuk reaguan atëherë kur ndodhi ngjarja skandaloze e zhvarrimeve dhe blerja e eshtrave të fshatarëve të Kosinës për t’u përdorur si eshtra të ushtarëve grekë që do të përdoreshin për mbushjen e arkivoleve të Manastirit grek të Grykës së Këlcyrës. Akti i rëndë dhe jehona e tij nuk e zgjuan dot qeverinë, e cila në vend që të kondërvepronte e kaloi lehtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kryeministri Berisha lau duart si Pont Pilati me deklaratën: “Nuk është çështje politike, por i takon drejtësisë së merret me të”. Dhe drejtësia vërtet u mor duke e mbyllur çështjen pa gjetur asnjë fajtor, asnjë përgjegjës, madje as prifti Thomallari, autori direkt i veprës monstruoze jo vetëm nuk pësoi asgjë, por iu rrit edhe guximi për të bërë deklarata e kërcënime të tjera. Duke e mbyllur këtë çështje, shteti shqiptar u gjunjëzua përballë presionit të politikës greke, përballë kishës dhe kreut të saj Janullatos.