Sa herë dhe përse ka shkuar Ilir Meta në Greqi?

Nga Ardit Saliaj :

Gjatë këtyre 18 viteve, sipas dokumentacionit të pikave të kalimit të kufirit në Kakavijë, “reformator” Ilir Meta ka qenë 57 herë në Greqi, prej të cilave 24 herë me bashkëshorten, 11 herë me kunatin e tij, 5 herë me Dritan Priftin, 12 herë me biznesmenët e Skraparit dhe 5 herë për pushime 2 mujore me familjarët e gruas. Stacioni i parë i vizitave të Ilir Metës ka qenë konsullata shqiptare në Janinë (ku është çlodhur nga rruga e gjatë), pastaj Ambasada Shqiptare në Athinë, ku ka deklaruar protokollin e vizitave të tij. Nga të gjithë këto vizita, Ilir Meta, nga të gjithë pozicionet politike e zyrtare, rezulton se nuk është marrë shumë me mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare përballë “shefave të tij grekë”, por “diplomacia” e tij ka patur si objekt interesat e tij. Sipas informacioneve dhe fakteve, të 57 vizitat e Metës në Greqi, kanë patur si rezultat, këtë bilanc:

1. Nuk ka folur asnjëherë për çështjen Çame.
2. Ka firmosur marrëveshjen në tetor 2000, për mosregjistrimin e popullsisë në Shqipëri, pa u bërë regjistrimi si grek i emigrantëve shqiptarë.
3. Ka firmosur vazhdimin e qëndrimin e trupave greke në Yzberisht në Tiranë, ende pa u miratuar në parlament.
4- Ka firmosur prapaskenat antishqiptare pro-interesave greke në Marrëveshjen e Ohrit, për ndryshimin e territoreve në favor të Greqisë.
5. Ka bërë hetime për kompaninë e transportit të udhëtarëve “Joy Travel” të bashkëshortes së Fatos Nanos.
6. Ka ngritur një ekip hetuesish privat me origjinë nga Skrapari, të vendosur në Hotelin “Palladio” në Athinë, për të vrojtuar dhe filmuar lëvizjet e Fatos Nanos.
7. I është financuar prej “bosëve” grekë për 15 vite, një vilë pushimi verore në Peleponez.
8. Ka firmosur bashkë me Berishën, paktin për dhurimin e ujërave territoriale shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button