ARKIVAT DHE BIBLIOTEKAT E BOTËS FLASIN ÇAMËRISHT

, ARKIVAT DHE BIBLIOTEKAT E BOTËS FLASIN ÇAMËRISHTSigurisht një arkeologu i nevojitet të gërmojë nëntokën për të zbuluar fakte në tezat e tij, ose për të eksploruar qytetërime dhe civilizime që i kanë rezistuar fenomenit kohe. Por gjuetarëve të diamanteve do i duhej të futeshin në barkun e tokës për të gjetur gurin e vockël me vlerë të madhe, mund të themi se peshkatarët e perlave do të notonin dhe do zhyteshin në thellësitë e detit në kërkim të molusqeve, ku brenda mantelit tyre ruhet margaritari i çmuar. Por çfarë na lipset ne shqiptarëve dhe çamëve në veçanti? Me plot gojën mund të them se ne duhet të zhytemi në arkivat dhe bibliotekat e kohës,për të legjitimuar dhe mbrojtur me fanatizëm te drejtën e Zotit dhe atë njerëzore që ne jemi pasardhës direkt të qytetërimit pellazgo-ilir, dhe nuk më duket se e ekzagjeroj nëse them, se Thesprotia në konceptin e saj te gjerë, pra (Çamëria) është djepi i kulturës pellazgo-ilire,dhe burim inspirimi për botën greko-latine,dhe do të parashtroj fakte dhe teza në disa sfera të historisë, etimiologjisë, kulturës dhe identitetit tonë fisnik. Po e nis me antikitetin e hershëm ku po i referohem burimeve nga historianët dhe gjeografët më të njohur të lashtësisë si më poshtë.
1-Herodoti, historiani i lashtësisë tregon se ”Thesprotia në kohët e lashta është quajtur Pellazgji”, pra ishte e banuar nga pellazgët, por historiani i antikitetit nuk mjaftohet me kaq, ai përmend se Thesprotia ishte vend frymëzimi dhe pelegrinazhi për gjithë botën e njohur të asaj kohe, aty ndodhej tempulli me i lashtë në Evropë (tempulli mistik i Dodonës) dhe rëndësia e këtij rajoni ishte më shumë se sa një pozicion gjeografik. Po ashtu ai thotë se thesalianët dhe fiset e tjera që u përkisnin atyre, e kishin origjinën nga Thesprtotia. Ndërsa Straboni shkruante, se nga gjiri i Ambrakisë e sipër banohej nga (barbar), pra, popullsi jo greke, që do të thotë se në Epir kishte popullsi ilire dhe aspak greke. Sërisht Herodoti, shprehet se lidhjet e hershme midis Epirit dhe gadishullit Apenin (Italisë) ekzistonin shumë kohë më parë se emri Helen të dilte në skenë, dhe kjo kuptohet nga vetë emigrimet e fiseve Pellasge në drejtim të Italise”.
2-Duke iu referuar mitologjisë “Kur Odisea u kthye në botën reale, ai kërkoi të kthehej tek toka e tij (Thesprotia), pra, kishte një lidhje gjaku dhe marrëdhënie shpirtërore midis Itakës-Thesprotisë-Dodonës, sepse në territorin e Theprotisë ndodhej tempulli i Dodonës ku ai orientohej dhe lajmërohej për profecitë. Veç kësaj kur ai donte të kthehej nga tempulli i Dodonës për në Itakë, mbreti i Thesprotisë, Pheidoni e përcolli për në Itakë me një anije Thesprote nga flota e tij”.
3-Mbreti i mirmidonëve, Neptolemi (Pirro-i parë) dhe djali i Akilit, morri me vete pasuesit e tij, ushtarët më besnik të Akilit dhe u vendos ne Epir. Ata dalloheshin nga flokët e tyre biondë, dhe sipas studimeve të antropologjisë dhe racave, çamët e sotëm kanë një dominim të flokëve gështenjë apo biondë, pra, Neptolemus ishte mbret i Epirit dhe djali i Akilit, nga kjo prejardhje ishte edhe Pirro i Epirit pra (Pirro burri) stërnip i kësaj trashëgimënie, nga dhe morri emrin e tij, i cili sulmoi dhe tmerroi romakët në shtëpinë e tyre me elefantët e tij gjigantë. Nuk mund të lemë pa përmendur udhëheqësin trojan siç njihet ndryshe (Enea i Trojës) i cili pasi drejtoi popullin e tij në eksodin masiv të trojanëve pas djegies Trojës, iu drejtua brigjeve të Thesprotisë (Epirit), ku dhe ndërtoi qytete si (Buthrotu) Butrinti antik, dhe la gjurmë qytetërimi në këto vise. Po ashtu vetë Aleksandri i madh fliste gjuhën e vjetër Pellazgo-Ilire dhe nëna e tij Olimbia ishte Epirotase,dhe kjo dëshmohet nga shumë studiues.
4- Një nga diskutimet e sotme është edhe lashtësia e emrit Çamëri,por disa mendje shkurtër e sfumojnë dhe e injorojnë si terminologji këtë emër,ndërsa disa të tjerë thonë që vjen nga lumi (Thyami) që ndan përmes Çamërinë, por faktet na tregojnë se ky emër është më i lashtë se vetë lumi e mali bashkë. Por le të shohim se çfarë thotë historiani i lashtësisë Tukididi kur dëshmon para 2500 vitesh, ”se emri Çamëri është përmendur me të njëjtin konetacion siç përmendet sot e kësaj dite pra (chimerium) ai thotë se ”Në vendin e Thesprotisë (Chimerium) ishte një parajsë që nuk kishte tjetër si ajo “ai dëshmon se të gjithë limanet apo portet në bregdetin e Epirit,përballë Korfuzit quheshin Chimerium apo Chimara,nga ka marrë edhe vetë emrin Himara e sotme,vini re të dashur lexues se sa lidhje e vjetër është mes porteve të Epirit me njëri-tjetrin, që në lashtësi. A s’më thoni që në tokën ilire ruhen emrat më të vjetër të botës.?
Ndërsa gjeografi i lashtësisë Pausanias thotë: ”Chimeriumi ishte një gji detar me shumë porte e limane,dhe përshkohej nga dy lumenje, Thyamis dhe Acheron.
5-Në shumicën dërrmuese historianët dhe albanologët dëshmojnë se raca ilire ishte dominante, p.sh: Von Hahn kishte 3 teza:
1-Epiriotët-Makedonasit-Iliret ishin popuj barbarë,pra jo greke sipas Strabonit.
2-Përsëri sipas Hahnit, (Ilirët-Epirotasit-Makedonasit) ishin e njëjta racë, por me emërtime të ndryshme dhe flisnin gjuhë të njëjtë.
3-Dhe se këto rraca ishin te gjitha ne thelbin e tyre pellazgo-ilire.
Po ti referohemi edhe një gjeografi gjerman Heinrich Kiepert, kur argumenton tezën e tij në librin (Manuali i gjeografisë antike)ai citon”se raca Epirotase nuk ka asnjë lidhje me racën Helene, por ajo i përket familjes iliro-pellage”.
6-Pasi lashtësia na tregoi kodet gjenetike, se ne jemi drejtë për drejtë trashëgimtarë të pellazgëve,s ‘ka se si të ngelë në hije gjuha jonë shqipe, ku Naimi i madh thoshte, Dallëndyshe bukuroshe..a mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen prej Çamërie, me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie…është gjuha pellazgjike, gjuha e Homerit, është gjuha e heronjve të Trojës. Eduard Shnajder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” më 1894, ku gjuha shqipe paraqitet si “tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge”. Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën “Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe” më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e  gjuhës shqipe. Si një ndër gjuhët më  të  vjetra  në botë. Ne çamërishte thuhet pikërisht “klaj”. Në vende të qaj, njësoj si në rastin tjetër “klumësht” në vend të qumësht, “gluha” ne vend te “gjuha” dhe “gola” në vend të “goja”, në dialektin çam deshifrohen edhe disa  shkrime të zbuluara në Perugia (Itali), ku ka mbishkrime në gjuhën etruske te shkruajtura mbi pllaka guri, ku shumë fjalë marrin kuptim vetëm ne çamërisht, sipas autorit Niko Stillo. Nuk mund te anashkalojmë rolin e albanologut të shquar danez Holger Pedersen, që gjithë jetën e tij e kaloi me studimin e gjuhëve indo-europiane dhe në veçanti me gjuhën shqipe, ai i jep një rëndësi të veçantë dialektit të zonës së Çamërisë. Pederseni kërkoi dhe mblodhi shumë përralla dhe gojëdhëna në atë zonë me një rëndësi të veçantë lingustike, ku  vinte theksin dialektit të Shqipërisë së poshtme dhe në veçanti çamërishtes. Interesante është se në bibliotekën mbretërore të Kopenhagenit është ruajtur në origjinalin e saj një citat i shkruar nga vetë ai në dialektin çam: O shokë, aman, aman, / arritëm këtë zeman, / si e gjem, ashtu e lamë. Ai ruante dhe një korrespondencë me albanologun e shquar shqiptar Eqrem Çabej, ku ishte në dilemë për etimiologjinë e shprehjes habitore ne dialektin çam” çklata” ku Çabej ia zbërthen në mënyrën mjeshtërore ç-kle-ata…pra ç’qenë ata/ç duan ata, pra edhe njëherë, dialekti çam ruan format më arkaike të shqipes vjetër. Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, ai iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime “Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë”, duke nxjerrë përfundimin se shqipja e sotme rrjedh nga ilirishtja, dhe kjo e dyta e ka burimin nga pellazgjishtja. Pse nuk mendojmë pak?! Çfarë e shtyu William Shekspir,ai kurrë nuk e kishte vizituar Shqipërinë e asaj kohe (Albania) që të bazonte komedinë e tij (Twelfth night in Illyria) “Natën e dymbëdhjetë ne Iliri” ku ai i konsideronte  Ilirët simbol të forcës dhe burrërrise, vërtet kemi një vend që na krenon.
7-Fustanella Ilire,duke hequr pak nga modestia jonë,mund të themi se është veshja më e bukur në botë, por as këtu grekët nuk kanë hezituar të përvetësojnë këtë stil veshje. Ja si shprehet autorja Eugenia Paulicelli në librin e saj duke ju referuar studimit te Mikale Skafidas ”fustanella shqiptare është një veshje që trashëgohet prej ilirëve, stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm,ai i referohet sociologut dhe palenteologut të shquar hungarez Baron Nopsca,i cili mbron tezën e tij me argumentin se edhe Keltët (skocezët) kanë trashëguar këtë veshje nga legjionet romake të mbushura me ushtar ilirë, të cilët pushtuan Britaninë. Sërish ky autor konfirmon se grekët e huazuan këtë veshje në luftën Turko-Greke, nga luftëtarët Suliotë të krahinës së Çamërisë, dhe e bënë veshjen e tyre kombëtare ”kjo fustanellë i jep finesën dhe vitalitetin Çam valles legjendare të Osman Takës, duket sikur ata Levent kërcejnë ne majën e gjërit. Por kjo fustanellë s’mund të mos shoqërohej nga “Qeleshja e bardhe” që bën pjesë tek elementët dallues dhe interesantë ,e mbajtur nga populli shqiptarë nga lashtësia deri ne ditët e sotme,ajo është unikale për nga forma dhe ngjyra e saj e bardhë si dëbora. Mund të quhet pa frikë një nga simbolet predominant të racës sonë,shumë popuj si latinet,që kishin kontakte me viset e Ilirisë i dallonin Shqiptarët nga kjo qeleshe e bardhë dhe i quanin Alban vjen nga latinishtja (Alba-ngjyrë e bardhë) edhe kjo ngjante shume me Alpet,dhe emëroheshin të atilla sepse në majat e tyre rrezet e diellit ndesheshin me dëborën stoike,po kështu e bardhë si bora qëndronte edhe Qeleshja në kryet e shqiptarëve përmbi kokat e malësorëve”
8- Do doja të ndalesha në karakteristikat dhe antropologjinë e racës çame që nuk lë pa ngacmuar asnjë udhëtar të atyre anëve duke i përshkruar në kujtimet e tyre,ja si shprehet Tomas Kambell në një nga revistat mujore londineze te vitit 1856, për finesën dhe elegancën e racës çame. “Çamët janë paqësore, dhe të parët e fiseve janë të përkushtuar pas tregtisë dhe bujqësisë. Pastërtia e racës ka bërë të mundur mungesën e skrupulozitet, në pjesën më të madhe të tyre janë me flokë gështenjë, Ata vishen me gusto dhe me sharm, rrobat e tyre shkëlqejnë duke u zbukuruar me dantella të qëndisura prej ari”.
9-Në një ekspedite që bën Björn Forsén në Thesproti (Çamëri) konstaton një gjendje shumë të mirë ekonomike të banorëve të Çamërisë duke theksuar si më poshtë: “Në Çamëri kishte shumë njerëz të pasur, pra një shtrese fisnikësh dhe feudalësh(bejlerë dhe agallarë) ata jetonin nga qeratë dhe të ardhurat që u vinin nëpërmjet tokave të shumta që ata kishin trashëguar, Aravantini tregon se ”20 familjet më të mëdha të Çamërisë kishin një rivalitet me ç do regjim që vinte”sepse ata posedonin territore me sipërfaqe të mëdha tokash dhe kullotash, dhe me këtë moto shteti grek më vonë kreu reforma agrare në dëm të latifondistëve shqiptarë, per ti ulur kokën dhe nënshtruar.
10-David Urquhart, një udhëtari dhe kronikani i viteve 1830-1840,kur viziton zonën e Epirit bie në kontakt me një zonjë fisnike të klasës feudale të kohës, dhe mahnitet nga inteligjenca e saj, por jo vetëm, ai magjepset nga stili i veshjes që mbante ajo zonjë dhe i bën një përshkrim shumë elegant: “Veshja e saj e punuar në stilin e quajtur Çamiko(Tsamiko), e cila, ishte qëndisur nga artizanët e Janinës, kishte një përbërje pambuku dhe ngjyra relaksuese, qëndisur me fije ari dhe argjendi që të verbonin,dhe padyshim ishte gjëja më e përsosur që kam parë ndonjëherë”.
11-Ndërsa autorja Rozana Mozaki shprehet kështu për çamët në librin e saj( Vallet greke për amerikanët): “Në kohët e sotme vallja çame është bërë pan-helenike, ajo kërcehet si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat,emri i kësaj valleje vjen nga Çamët,banorët që kanë jetuar në rajonin e Çamërisë pra në Epir. Ajo po ashtu quhet edhe kleftiko, sepse është kërcyer edhe nga kaçakët apo luftëtarët suliotë të cilët kontribuuan në çlirimin e Greqisë më 1821.”
12-Në librin (Greqia )te Paul Hellander,citohet dinjiteti dhe krenaria e valles çame: “Vallja, shpesh herë karakterizon nuancat dhe natyrën e atyre që e kercejnë,dhe s ka si të ndodhë ndryshe dhe në Epir,aty ku kërcehet vallja (çamiko) me një dinjitet dhe burrërri,thua sikur u ngjan maleve që ka përreth për nga madhështia.”
13-Sërish shohim kontradiktën dhe absurditetin e shtetit grek që e përvetëson vallen çame dhe e quan atë greke,por emrin dhe origjinën nuk mundet t’ia tjetërsoi,por sa herë që pyet një grek se çfarë valle po kërcen…?ai me krenari thotë që po kërcej çamiko,dhe sërish e pyet,ç do të thotë çamiko? I habitur ngre supet dhe nuk di ti përgjigjet. Ju ftoj të lexojmë me kujdes se si shprehet Tullia Magrini, ish profesor i antropologjisë në fakultetin e Bolonjës: “Natyra e valles Greke virtuoze (solo) të tilla si (squats) apo hapa, te mbështetura nga personi i dytë në linjë, i ndeshim tek vallja çamiko (tsamiko), emri i së cilës buron nga shqiptarët-çamë.”
Në konkluzionin tim, në fund të këtij shkrimi dua tu drejtohem shqiptarëve: Ja përse është kaq i rëndësishëm edhe esencial Epiri për grekët,sepse aty vuloset historia e Mesdheut dhe e botës antike. Pra,grekët e kanë ndarë në dy plane platformën e tyre për helenizimin e Epirit, në planin A dhe B, pasi mbaruan dhe plotësuan synimin e tyre me planin (A) pra me shpërnguljen, tjetërsimin e pronës, kombësisë dhe territorit, me format më barbare kundër një popullsie myslimane të Çamërisë, dhe jo vetëm te saj,ata tashmë po mundohen të konkretizojnë planin (B) ,pra helenizimin e të ashtuquajturit vorio-epir. Këtu marr shkas të perifrazoj një varg “Në vendin tim, në vendin tënd, na vjen një grek na bënë kuvend”, por kjo do të jetë vetëm një ëndërr e mbetur në sirtarët e atyre që shohin ëndrra me sy hapur. Në përfundim do doja të theksoja se kjo është vetëm maja e ajsbergut, ka shumë e më shumë dokumenta dhe argumenta që vërtetojnë autoktoninë tonë në trojet stërgjyshore epirotase. Do doja që të vështronin ata që kanë sy, dhe të dëgjonin ata që kanë veshë përpara fakteve që na bëjnë zot në trojet tona. Historia jonë i ngjan lisit të Dodonës Pellazgjike. ”Mijëra sëpata i ranë dot s’e prenë, mijëra zjarre i vunë dot s’e dogjën”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button