Gati plani B për kthimin në dhrahmi, masat e rrepta po “e vrasin” Greqinë!

, Gati plani B për kthimin në dhrahmi, masat e rrepta po “e vrasin” Greqinë!

Gati e ka planin B për daljen e Greqisë nga Eurozona dhe kthimin në monedhën e saj kombëtare, citojnë burime pranë huadhënësve, ndërkohë që trojka po shqyrton të gjitha skenarët.

Në një nga shkrimet e revistës “Epikaira”, thuhet se nuk përjashtohen pistat e kthimit në dhrahmi, pasi programi grek nuk mund të realizohet. Sipas të njëjtave burime, FMN po shqyrton një model kalimtar, sipas të cilit, për një periudhë kohore do të qarkullojnë edhe euro edhe dhrahmi, me kurs 2 me 1.

Këto parashikime kaq të dendura për pamundësinë e qëndrimit të Greqisë në Eurozonë lidhen edhe me parashikimet e huadhënësve, sipas të cilëve memorandumi e ka çuar ekonominë në zero dhe mungesa e zhvillimit nuk sjell rimëkëmbje. Edhe pse përfaqësuesit e trojkës u shmangen deklaratave publike, mes tyre kanë diskutuar, sipas informacioneve të revistës, se janë kthyer në dhrahmi me kohë.

Të njëjtat burime citojnë se sipas vlerësimit të trojkës, dalja e Greqisë në tregjet ndërkombëtare nuk do të ndodhë para 2028-ës!

Kjo do të thotë se ka shumë gjasa që ajo të falimentojë së shpejti, nëse nuk bën asnjë hap progresiv. Me Spanjën e Italinë të flirtojnë me mekanizmin mbështetës së FMN-së, Portugalinë gati për memorandumin e dytë dhe Francën e Holandën në prag të rënies nga vlerësimi financiar AAA, planet e rikthimit të Greqisë në dhrahmi nuk të bëjnë më përshtypje.

Gjithsesi, vlen për t’u përmendur se në qoftë se Greqia del nga euro, kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 6 majit. Por e ardhmja e saj lidhet drejtpërsëdrejti me rezultatet që do të sjellë programi i trojkës, apo me humbjen e durimit të grekëve, të cilët përjetojnë momente shumë të vështira, përballen me masa të ashpra që nuk kanë fund dhe me rritje të papunësisë.

Revista në fjalë citon se sipas burimeve të besueshme, ministria e Financave posedon të dhëna për huat në biznese, ku përdoret termi dhrahmi, sipas juridiksionit anglez. Edhe pse momentalisht në Greqi nuk duan të trazojnë klimën parazgjedhore, në Europë dhe SHBA diskutohet skenari i daljes së vendit nga Eurozona.

Në raportin e 11 marsit, banka zvicerane UBE tha se Greqia do të ketë nevojë për një rishqyrtim të borxhit brenda vitit 2013, pasi sipas vlerësimeve të saj, rishqyrtimi i sapobërë nuk e pakësoi borxhin në nivelet që ishin parashikuar. Por brenda parashikimeve të tyre është edhe dalja e vendit nga euro.

Ndërkohë para pak ditësh një opinion në faqet ekonomike të gazetës “New York Time”, shkruante mes të tjerash: “Ka ardhur ora të mendojmë për të pamundurën. Pas dhjetë vjetësh të qëndrimit të Greqisë në euro, tashmë ajo mund të kthehet në monedhën e saj të vjetër, dhrahminë”.

Nuk e dimë sa i afërt apo i largët mund të jetë ky skenar, por gjithsesi analistët ekonomikë në nivel ndërkombëtar, kanë pranuar se programi i rreptë i kursimit që po zbatohet “e vret” Greqinë. /albobserver.com/

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button