Akademiku serb, Qosiç: Serbia në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën

Akademiku serb, Dobrica Qosiç, i cili në qarqet intelektuale të Serbisë quhet babai i kombit serb, në muajt e fundit është angazhuar në promovimin e qëndrimit të tij se “Serbia duhet në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën, sepse kjo është plagë kanceri e shoqërisë ”.

Qëndrimi i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se partitë parlamentare duhet të hartojnë një konsensus kombëtar për Kosovën dhe deklarata e tij e djeshme se “kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë”, nga shumë analistë në Serbi po interpretohen si “dorëzim i civilizuar” të cilin e mbështet Qosiçi.

Shkrimtari nacionalist serb ka qenë një nga ideatorët kryesor të nacionalizmit serb, që solli luftëra të përgjakshme në vitet 90, në shumë vise të ish-Jugosllavisë. Atëherë ai propozonte ndarjen e Kosovës në proporcionin 60 për qind për shqiptarët, dhe 40 për qind për serbët. Këtë ide ai e ka shtruar edhe në mandatin e tij si president i të ashtuquajtur Republika Federative e Jugosllavisë, trashëgimtares së Jugosllavisë së shpërbërë nga lufta, në vitet 1992-93.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button