ALARMI/ Plazhet shqiptare kërcënohen nga gërryerja, deti gëlltit pyje dhe tokë

Një e treta e vijës bregdetare prej më shumë se 400 kilometrash në Shqipëri po gërryhet për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të parregulluar urban…

Në Shqipëri, erozioni bregdetar nga Deti Adriatik po gëlltit plazhe, pyje dhe tokë. Dhe ky erozion jo vetëm që kërcënon kafshë të egra, por është gjithashtu me pasoja për biznesin, shkruan TRT World, një kanal turk që transmeton 24 orë në gjuhën angleze. Kanali ka realizuar një reportazh në bregdetin shqiptar, ku ka intervistuar banorë dhe ekspertë.

Ambientalistët thonë se shkak për këtë është një kombinim i rrezikshëm i ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit urban të parregulluar.

Fshatarët në zonë po përballen gjithashtu me një të ardhme të pasigurtë.

Vija bregdetare e Shqipërisë është 427 kilometra (265 milje) e gjatë. Qeveria thotë se rreth një e treta e saj po erodon.

Gazetari është në plazhin e Qerretit, ku thotë se një bar në plazh është bosh sepse tani është dimër, por edhe në verë ka të ngjarë që turistët të mos vijnë.

Afrim Krasniqi, pronari i barit, thotë se dikur vinin shumë turistë nga Europa, por tani numri i tyre po bie për shkak të erozionit të bregdetit.

Gazetari konstaton me pamje se deti po gëlltit një pjesë të madhe të bregdetit. Jak Gjini, ekspert mjedisi në Bashki thotë se në tre dekadat e fundit deti është afruar me të paktën 2.5 metra në vit.

Peshkatarët në qytetin e Shëngjinit kanë frikë se do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ashtu si shumë pelikanë dhe peshq po e braktisin lagunën.

Osman Demi thotë se ata janë përditë dëshmitarë se si uji po futet në tokë. Ai tregon dhe bunkerët, e ndërtuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, që tashmë janë futur gati 10 metra në det.

Gazetari thotë se ruajtja e bregdetit nga eriozioni është një punë e kushtueshme për një nga vendet më të varfra të Europës. Por, edhe nëse nuk ndërhyhet, në afatin e gjatë kostot mund të rriten edhe më shumë.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ALARMI/ Plazhet shqiptare kërcënohen nga gërryerja, deti gëlltit pyje dhe tokë
ALARMI/ Plazhet shqiptare kërcënohen nga gërryerja, deti gëlltit pyje dhe tokë
ALARMI/ Një e treta e plazheve shqiptare kërcënohet nga gërryerja
https://2.bp.blogspot.com/-_R4CuQSCCfk/WkNuHHqXs3I/AAAAAAAANSQ/hBWujdOXNTA50vsBM41QyeUqsvxyZkxVwCLcBGAs/s640/Capture-21.png
https://2.bp.blogspot.com/-_R4CuQSCCfk/WkNuHHqXs3I/AAAAAAAANSQ/hBWujdOXNTA50vsBM41QyeUqsvxyZkxVwCLcBGAs/s72-c/Capture-21.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/alarmi-plazhet-shqiptare-kercenohen-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/alarmi-plazhet-shqiptare-kercenohen-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy