Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen për të ardhmen e tyre (Foto/Video)

Albin Kurti, lideri i “Vetëvendosjes” në Kosovë, ka shprehur qartazi mendimin e tij në lidhje me bashkimin me trojet amë. Sipas tij pyetjes së gazetarëve të Deutsche Welle-s, Zorica Iliç dhe Bahri Cani, nëse jemi në Kosovë apo Shqipëri, Kurti i është përgjigjur se “Sot jeni në Kosovë, por nesër nuk e di. Ne synojmë që Kosova të ketë të drejtën për vetëvendosje dhe të ketë mundësinë që, përmes një referendumi të deklarohet për bashkim me Shqipërinë”.

Gjatë intervistës ekskluzive për programin e Deutsche Welle-s në gjuhën boshnjake, kroate dhe serbe, lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, ka shpjeguar më gjerë, idenë e tij për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne, na kanë ndarë nga Shqipëria, pothuajse gjysmë shekulli më parë. Ndarja nga ana e fuqive të mëdha, ka qenë me dhunë dhe jo me rrugë demokratike. Ne do të donim të kemi të drejtën e bashkimit me Shqipërinë”, – ka shtuar ndër të tjerash Albin Kurti, duke saktësuar se: “Ne, do donim në mënyrë demokratike dhe paqësore, pa filluar luftën e tretë ballkanike…”.

I pyetur nga Zorica Iliç, se ajo sheh veçse flamurin e Shqipërisë në zyrat ku është marrë intervista nga DW-ja dhe jo flamurin e Kosovës, Kurti ka shpjeguar se, e njohim Republikën e Kosovës, por sipas tij, Neni 1 i pikës 3 të Kushtetutës “nuk lejon të ketë sovranitetin e kufijve të jashtëm dhe të kemi të drejtën për vetëvendosje, çka nuk është e drejtë”.

Për ta sqaruar edhe më tej këtë çështje, Kurti ka shtuar se: “Pavarësia e Kosovës, nuk është shpallur nga Shqipërisë, por ndaj Serbisë”.

Pyetjes nga Bahri Cani, se si e mendoni ju bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët në Ballkan, “pasi shqiptarët nuk jetojnë veçse në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Mali i Zi dhe Greqi”, Albin Kurti ka thënë për Deutsche Welle-n se së pari duhet të forcohet Republika e Kosovës. “Ne nuk mendojmë se, duhet të bashkohemi me Shqipërinë, duke hequr dorë nga veriu i Kosovës”, por sipas Kurtit, duhet të ketë së pari një sovranitet të plotë.

“Hapi më i rëndësishëm është që fillimisht, Kosova dhe Shqipëria, të deklarohen në referendum për të ardhmen e tyre”, ka vijuar më tej lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.

Më tej, gjatë intervistës së tij të realizuar në pjesën e parë të muajit nëntor, por e transmetuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Deutsche Welle, Kurti ka folur edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dialogun me Serbinë si dhe mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve.

Ndiqeni intervistën e tij të plotë, duke klikuar mbi videon e mëposhtme.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen për të ardhmen e tyre (Foto/Video)
Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen për të ardhmen e tyre (Foto/Video)
Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen për të ardhmen e tyre (Foto/Video)
https://3.bp.blogspot.com/-FiA7hwrYIPc/WiqmH5uvzDI/AAAAAAAAMA4/5YrREJ2-4zgqRiH0Yy0DB6usSbAQSwK-wCLcBGAs/s640/Image-3-1024x621.png
https://3.bp.blogspot.com/-FiA7hwrYIPc/WiqmH5uvzDI/AAAAAAAAMA4/5YrREJ2-4zgqRiH0Yy0DB6usSbAQSwK-wCLcBGAs/s72-c/Image-3-1024x621.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/albin-kurti-kosova-dhe-shqiperia-duhet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/albin-kurti-kosova-dhe-shqiperia-duhet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy