Ambasadori i SHBA-Kosovës:Ja nga se varet liberalizimi i vizave

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e programit trajnues “TechCamp Kosova: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan”. Në fjalën e mbajtur para rreth 60 pjesëmarrës nga Kosova,e shtete të rajonit, Delawie ka theksuar se çdo ambicie e qytetarëve të Kosovës varet nga luftimi i korrupsionit – përfshirë liberalizimi i vizave, raporton EO.

Ambasada Amerikane në Kosovë e ka organizuar një program dyditor të trajnimit të quajtur “Kampi teknologjik në Kosovë: Luftimi i korrupsionit në vendet e Ballkanit”, në partneritet me Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) si implementues lokal.

Tema e programit ishte zhvillimi dhe shfrytëzimi i teknologjive të lira dhe të hapura të informacionit për ta rritur transparencën dhe luftimin e korrupsionit. Gjithashtu do të ndahen grante të vogla për përkrahjen dhe realizimin e ideve më të mira.

Delawie rikujtoi se Ambasada e SHBA-së i ka mbështetur dhe një sërë aktivitetesh të tjera të organizuara në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” dhe tregoi pse e kanë bërë këtë. “Luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë top prioritete për Kosovën. Gjithçka varet nga kjo: zhvillimi ekonomik, arsimimi, liberalizimi i vizave. Çdo ambicie e qytetarëve të Kosovës varet nga luftimi i korrupsionit”, tha Delawie, shkruan zëri.info.

Ai tha se nevojiten zgjidhje inovative dhe përkushtim nga e gjithë shoqëria, sikurse dhe Qeveria, për të trajtuar këtë problem të madh.

“Teknologjia ka potencial të madh në këtë luftë, mund ta rrisë transparencën, lidh publikun me informacionet, rrëzon barrierat mes Qeverisë dhe qytetarëve dhe redukton mundësitë për korrupsion”, theksoi Delawie.

Për pjesëmarrësit e trajnimit, që ishin përfaqësues nga shoqëria civile, gazetarë, sektori publik i fokusuar në luftën kundër korrupsionit etj., janë ndarë certifikata.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ambasadori i SHBA-Kosovës:Ja nga se varet liberalizimi i vizave
Ambasadori i SHBA-Kosovës:Ja nga se varet liberalizimi i vizave
Ambasadori i SHBA-Kosovës:Ja nga se varet liberalizimi i vizave
https://4.bp.blogspot.com/-HHcSXHuCt0o/Wi0NqfQCQFI/AAAAAAAAMIk/MsW7zjgHrJsqr5VgluHPqO5TDTTVSxz9QCLcBGAs/s640/315297_m.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-HHcSXHuCt0o/Wi0NqfQCQFI/AAAAAAAAMIk/MsW7zjgHrJsqr5VgluHPqO5TDTTVSxz9QCLcBGAs/s72-c/315297_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ambasadori-i-shba-kosovesja-nga-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ambasadori-i-shba-kosovesja-nga-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy