AMF thirrje qytetarëve: Bëni kujdes me policat e sigurimit kufitar, mos u mashtroni

Te gjithe ju qe levizni jashte ne fundvit beni shume kujdes me blerjen e policave te sigurimit kufirtar. AMF ka dale me nje apel kujdesi per te gjithe te interesuarit, qe te mos bien pre e abuzimeve. Ja cfare duhet te keni kujdes qe te mos ju mashtrojne:

Qytetarë kujdes! Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sjell në vëmendjen Tuaj se që prej datës 1 nëntor 2017 shitja e policave të sigurimit kufitar bëhet nëpërmjet raportimit të tyre në kohë reale përmes regjistrit elektronik të sigurimeve të detyrueshme motorike.

Gjithashtu personat e miratuar nga AMF për llogari të shoqërive të sigurimit për shitjen e policave kufitare nuk mund ta kryejnë këtë veprimtari jashtë territorit të Shqipërisë.

Për këtë arsye çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, Ju ofrohet në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar e si e tillë është e pavlefshme.

Bëni kujdes! Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së.

Në rast se polica juaj kufitare nuk figuron në sistemin online, kontaktoni Autoritetin, nëpërmjet adresës së E-mailit konsumatori@amf.gov.al, numrit të celularit +355694060671, apo edhe mesazheve në inbox-in e faqes tonë në Facebook.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese në identifikimin e rasteve abuzive me qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

Periudhat e fundvitit shoqërohen edhe me rritje të lëvizjeve në drejtim të Shqipërisë, prandaj duhet të tregoni kujdes me blerjen e policave të sigurimit kufitar, që të mos bini pre e abuzimeve të mundshme.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: AMF thirrje qytetarëve: Bëni kujdes me policat e sigurimit kufitar, mos u mashtroni
AMF thirrje qytetarëve: Bëni kujdes me policat e sigurimit kufitar, mos u mashtroni
https://3.bp.blogspot.com/-QW2PwD7vDjE/Wjt4JOQVAqI/AAAAAAAAM2k/sQ7pbhfdeHkm5CQPbQLPy4yU-xJ9gDjqQCLcBGAs/s320/amf_31029.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-QW2PwD7vDjE/Wjt4JOQVAqI/AAAAAAAAM2k/sQ7pbhfdeHkm5CQPbQLPy4yU-xJ9gDjqQCLcBGAs/s72-c/amf_31029.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/amf-thirrje-qytetareve-beni-kujdes-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/amf-thirrje-qytetareve-beni-kujdes-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy