Autostrada e turpit, e izolimit të qëllimshëm dhe shuarjes afatgjatë të Gjakovës!

Pse, ore, i largoheni Gjakovës?

Pse “kosovarët” i frigohen Gjakovës?

Atëherë kur na i ndanë tokat (Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës ) At Gjergj Fishta pati thënë: “ Na e morën Gjakovën, Dibrën e Manastirin… “, ishte tragjedi se u shkëputën edhe tri qendra të mëdha të Shqiptarisë. Por çdo fatkeqësi e ka edhe fatin e saj; kështu mendonin optimistët. Mendohej që se paku nga këto tri qytete sadokudo të mbetet fara e shqiptarisë në tokat e shkëputura, sllavët e vetëdijshëm për ketë e ndienin rrezikun e “helmimit” nga këto qendra (kuptohet, me malësitë e tyre) dhe pikësëpari e filluan ‘hajkën’ (serb. ndjekjen) e kokave që vlenin.

Atë që nuk kishte mundur ta bënte as Turqia (jo pse nuk donte) për qindra vjet, për as një shekull e arritën serbët. Metodat e zhdukjeve, sllavizimieve, turqizimeve, dhunime të identiteteve u përdorën vazhdimisht. Gjakova i ngjan Dibrës edhe në një pikë– qëllimi sllav i paralizimit të këtyre qyteteve në mënyrë ekonomike, ndërtimi i nyjeve të forta rrugore, duke i lënë anashkaluar këto dy qendra të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare.

Nyjet rrugore dhe degëzimet e bëjnë që të mos jesh kurrë vetëm as ekonomikisht. Të jesh i fortë ekonomikisht, përveç krenarisë kombëtare e ke edhe Jo-në tende ekonomike.

Dhe u bë, se ç`u bë . Filloi dhuna ndaj intelektualëve dhe dhuna ekonomike dhe pastaj migrimi. Sa dibranë dhe rrethinës të Dibrës jetojnë sot nëpër botë. Po në Amerikë?

Pak histori nga qëndrimi serb-jugosllav ndaj Gjakovës: “Hekurudha Fushë Kosovë – Pejë, në gjatësi 81 km, është përuruar më 12 korrik 1936, kurse hekurudha Metohi/Klinë/ – Prizren në maj 1960”; dhe Gjakova u përjashtua. Qëllimi?

Në vitet ’70-të Armata Jugosllave për nevoja të veta strategjike -ushtarake e ndërtoi magjistralen Shkup- Prishtinë – Pejë duke përjashtuar Gjakovën nga rrjeti modern rrugor. E vetmja lidhje dhe më e shkurta ishte kyçja sekondare në magjistralen e përmendur Gjakovë – Kramovik, nja 30 km rrugë e dorës së dytë.

Tani, sot, në këtë kohë, ç’po ndodh; po ndërtohet autostrada moderne Shkup-Prishtinë- Pejë. Fitore!

Këtu fillon e keqja tjetër, se Gjakova po izolohet edhe më shumë. Mu aty në kyçjen e Gjakovës për Prishtinë, autostrada e përmendur ikën edhe më shumë (shikoni foton e sipërme). Pse?

Dikush thotë: “Bëhet fjalë për trasenë nga Mleqani e deri në dalje të Kijevës, por devijimi po kontestohet nga qytetarët, nga Ministria e Bujqësisë dhe ekspertë të ekonomisë. Ky devijim po ngre pyetje të vazhdueshme se a po bëhet në dëm të planit zhvillimor bujqësor vetëm e vetëm për të përfituar disa persona, të cilët, edhe një muaj para se qeveria ta shpallte shpronësimin e tokave kah kalon devijimi, kanë blerë parcela nga pronarët serbë”.

Kjo zhvendosje e rrugës është arsyetuar para deputetëve nga ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota. “Me propozimin e kompanisë projektuese dhe aprovimin e grupit teknik nga ish-Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, tani Ministria e Infrastrukturës, është miratuar varianti i devijimit të rrugës së segmentit në gjatësi prej 2750 metra në llotin 3”, thoshte ai, më 16 maj 2013 në kuvend.

Sipas ministrit, ndër arsyet për devijim kanë qenë pamundësia e zgjidhjes teknike të kalimit të rrugës së re nëpër Kijevë, për arsye se aty ndodhen objektet e ndërtuara shumë afër rrugës ekzistuese; rruga ekzistuese e ka gjerësinë vetëm 7 metra të asfaltuar, ndërsa në të dyja anët e saj ka vetëm nga 1.5 metra bankina, që do të thotë gjithsej 10 metra, ndërsa rruga e re, sipas tij, ka gjerësinë prej 26.20 metra”.

Ku mbeti Gjakova?

Çfarë lidhjesh krijon autostrada me qytetet e tjera të mëdha të Kosovës? Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qytetet si Gjakova dhe Peja. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë. Ç’është e vërteta, autostrada Vermicë – Malishevë – Prishtinë i sjell dëme të pallogaritshme Gjakovës, Deçanit, Pejës, Istogut, Klinës, Gllogovcit (Drenasit) dhe Skënderajt, ose gjysmës së Kosovës. Të gjitha këto qytete për të udhëtuar në Prishtinë, Shkup, Luginë të Preshevës dhe tutje, shfrytëzojnë magjistralen Prishtinë – Pejë, ose aty ku po synohet të zbrazet autostrada. Paramendoni tash kësaj t’i shtohet ngarkesa e të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria nga autostrada Durrës – Kukës – Morinë se çka bëhet në Arllat, Komoran e deri në Prishtinë. Bëhet “lamë thiu” krejt, edhe sikur të ketë hapësirë për ndërtimin e dhjetëra korsive të autostradës me gjerësi të përgjithshme deri në 100 metra, dhe dihet se kjo është vetëm mundësi imagjinare edhe sikur t’i kemi në dispozicion 10 miliardë euro vetëm për këtë qëllim. Kosova është vend me hapësirë tokësore të vogël dhe sipërfaqe të pamjaftueshme të tokës bujqësore. ( nga- http://gazetakritika.net).

Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qyteti si Gjakova. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë.

Foto; Ikja e madhe nga Kramoviku. /Fahri Xharra

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Autostrada e turpit, e izolimit të qëllimshëm dhe shuarjes afatgjatë të Gjakovës!
Autostrada e turpit, e izolimit të qëllimshëm dhe shuarjes afatgjatë të Gjakovës!
Autostrada e turpit, e izolimit të qëllimshëm dhe shuarjes afatgjatë të Gjakovës!
https://4.bp.blogspot.com/-APJlf7Vws3I/WiejZPIwcUI/AAAAAAAALyc/3ShVAFkk_AgPvXe6AGlwWkBYHokNgwmpQCLcBGAs/s640/received_1738281929538733-696x350.png
https://4.bp.blogspot.com/-APJlf7Vws3I/WiejZPIwcUI/AAAAAAAALyc/3ShVAFkk_AgPvXe6AGlwWkBYHokNgwmpQCLcBGAs/s72-c/received_1738281929538733-696x350.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/autostrada-e-turpit-e-izolimit-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/autostrada-e-turpit-e-izolimit-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy