Banka Botërore jep lajmin e mirë: Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, por

Banka Botërore konstatonte në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit”, se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 60 vjet për të kapur mesataren e Bashkimit Europian. Por, për Shqipërinë ka një lajm të mirë, nuk do të duhet të presim kaq shumë.

Ekaterina Vostroknutova, krye ekonomiste në Bankën Botërore për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore tha gjatë prezantimit të raportit në Tiranë, se 60 vjet është mesatarja e gjithë Ballkanit, ndërsa Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, nëse do të vazhdojë me ritmet aktuale të rritjes ekonomike.

Nëse vendi do të rritet mbi 5%, atëhere do të duhen 25 vjet, tha ajo. Ballkanin e ngadalëson Serbia, që për një dekadë ka pasur rritje zero.

Vostroknutova pohoi se rritja deri tani në Shqipëri ka qenë e orientuar nga konsumi. Por, në të ardhmen duhet të jenë investimet ato që duhet të nxisin investimet, rekomandoi ajo.

Që nga viti 1990, vendi ka shënuar ritmet më të shpejta të rritjes në raport me vetveten dhe standardet e jetesës janë trefishuar, tha ajo duke komentuar gjetjet e raportit. Por sërish, deri tani, Shqipëria ka pasur ecuri më të dobët se rajoni në procesin e konvergjencës (konvergjenca nënkupton që Shqipëria të rritet me ritme më të shpejta sesa mesatarja e BE-së, në mënyrë që gradualisht të arrihen të ardhurat për frymë të mesatares së BE-së).

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012 dhe më të ulëtat në rajon. Të ardhurat e Maqedonisë në vitin 2016 ishin sa 38% e mesatares së BE-së, nga 34% në 2012-n.

Përmirësime me 3 pikë përqindje bëri edhe Bosnja dhe Mali i Zi, duke arritur në përkatësisht 31% dhe 42%. Vetëm Serbia ka shënuar ulje me një pikë përqindje, në 36%.

Banka Botërore, në raportin e fundit thekson se procesi i koncergjencës mund të arrihet përmes reformave gjithëpërfshirëse. Sfidat themelore janë të modifikohet roli i qeverisë në ekonomi, të nxitet potenciali i ndërmarrjes private, të përdoret më mirë puna dhe kapitali njerëzor, dhe të bëhet integrim më i thellë në BE dhe ekonominë globale, të gjitha këto, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik.

Në tërësi, qëllimi është që të ribalancohet rritja nga konsumi tek investimet, nga kërkesa private tek ajo ndërkombëtare dhe nga publiku te privati. Banka thekson se konvergjenca drejt të ardhurave më të larta ngadalësohet nga reformat e papërfunduara strukturore.(monitor)

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7982,Camëri,108,Editorial,1716,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Banka Botërore jep lajmin e mirë: Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, por
Banka Botërore jep lajmin e mirë: Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, por
https://1.bp.blogspot.com/-4YGQN6r3uOE/WjEseLP0FLI/AAAAAAAAMVM/hrqTdWBF3bI6zCiRGt_mLVDFZrfWaPJrgCLcBGAs/s640/world-bank-2103_l.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-4YGQN6r3uOE/WjEseLP0FLI/AAAAAAAAMVM/hrqTdWBF3bI6zCiRGt_mLVDFZrfWaPJrgCLcBGAs/s72-c/world-bank-2103_l.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/banka-boterore-jep-lajmin-e-mire.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/banka-boterore-jep-lajmin-e-mire.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy