Basha “dhëmbë për dhëmbë” me ambasadorët Lu e Vlahutin për Llallën: Ligjin nuk e interpretoni ju, por Kushtetuta

Pas deklaratave te te gjithe lidershipit te LSI kunder ambasadorit te SHBA Donald Lu dhe ambasadores se BE Romana Vlahutin, si dhe reagimit te deputetit te PD Bylykbashi qe tregonte se Kushtetuta vlen me shume se sa nje memo e ambasadoreve, na “fushe” ka zbritur Lulzim Basha.

Kreu i PD, i eshte bashkuar aleates Monika Kryemadhi, teksa eshte shprehur ashper kunder ambasadoreve duke u treguar Kushtetuten por dhe duke u treguar se mbron sovranitetin e vendit dhe politikes shqiptare.

Akuza dhe terma qe jane shfaqur qe ne korrikun e vitit 2016 kur miratohej reforma ne drejtesi, dhe rishfaqen tani kur po behen perpjekje per implementimin e reformes ne drejtesi dhe Vettingut.

Vone, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur mesazheve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit, në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP.

Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë.

Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha.

Më herët, Ambasada Amerikane reagoi me këtë mesazh:

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” është deklarata e shkurtër dhe e qartë e ambasadorit amerikan.

Ndërsa deklarata e BE-së:

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”– thuhet ne reagimin e Bashkimit Europian.(TemA)

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7989,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1294,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Basha “dhëmbë për dhëmbë” me ambasadorët Lu e Vlahutin për Llallën: Ligjin nuk e interpretoni ju, por Kushtetuta
Basha “dhëmbë për dhëmbë” me ambasadorët Lu e Vlahutin për Llallën: Ligjin nuk e interpretoni ju, por Kushtetuta
Basha “dhëmbë për dhëmbë” me ambasadorët Lu e Vlahutin për Llallën: Ligjin nuk e interpretoni ju, por Kushtetuta
https://2.bp.blogspot.com/-_dc3iVX7iI8/Wipt-wFX_vI/AAAAAAAAL-Y/5ljNdCN8Incqiqkw9iaYoLEkUxsLa_ZMgCLcBGAs/s640/luuuu-1000x506.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-_dc3iVX7iI8/Wipt-wFX_vI/AAAAAAAAL-Y/5ljNdCN8Incqiqkw9iaYoLEkUxsLa_ZMgCLcBGAs/s72-c/luuuu-1000x506.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/basha-dhembe-per-dhembe-me-ambasadoret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/basha-dhembe-per-dhembe-me-ambasadoret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy