Ç’dihet për Kalanë e Skelës?

, Ç’dihet për Kalanë e Skelës?

I nderuar lexues!Në mesjetë fatet e Vlorës lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Osmanët e pushtuan më 1417 dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga Vlorat, oxhaku i qytetit. Më 1531, u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) që mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës dhe është objekti për të cilën ju pyesni. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 2000 u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës, por nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button