Çfarë dihet për organizatën “Kundra Bastiljes”?

I/E nderuar lexues/e!

Organizata “Kundra Bastiljes” (1920-1924) ka qenë një shoqëri përparimtare e grave të Gjirokastrës që luftoi për emancipimin e tyre. Me anë të një manifesti të shpallur në nëntor 1920 kërkonte të drejta të barabarta me burrin, daljen e gruas në dritë, arsimimin e saj dhe kushte më të mira jetese. Në krye të lëvizjes qëndronte mësuesja përparimtare Urani Rumbo. Shoqëria u përkrah nga mësuesit Thoma Papapano, Hysni Babameto etj, të cilët me shkrimet e tyre sulmuan me forcë “Bastiljen” e Shqipërisë, domethënë errësirën në të cilën ndodhej gruaja shqiptare. Veprimtaria e shoqërisë dha rezultate të mira në arsimimin e vajzave, të cilat për herë të parë në vitin mësimor 1923-1924 filluan të ndiqnin mësimet edhe në Liceun e Gjirokastrës. Ajo pati ndikim edhe në qytete të tjera të Shipërisë. Veprimtaria e saj u ndërpre nën qeverisjen e A.Zogut./zgjohushqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button