Çfarë dimë për Paro Kitën?

, Çfarë dimë për Paro Kitën?

I/E nderuar lexues!Paro Kita (1875-1914) ka qenë patriote e shquar nga Gostivishti (Kolonjë), propaganduese e luftëtare për çlirim e bashkim kombëtar. Paro Kita shërbeu si ndërlidhëse aktive e çetave patriotike gjatë viteve 1910-1912 dhe njëkohësisht si furnizuese e tyre me ushqime; shtëpia e babait të saj, Vasilit, ishte një bazë e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare antiosmane në Kolonjë. Pas shpalljes së Pavarësisë e vazhdoi luftën kundër pushtuesve grekë. Në shtëpinë e saj ngriti flamurin kuq e zi dhe nuk pranoi të mohonte kombësinë shqiptare, sikundër kërkonin pushtuesit grekë. Për qëndrimin e saj të vendosur pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre e vranë në mënyrë barbare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button