Çfarë mendonte Enver Hoxha në 1949 për drejtuesit e fesë në Tiranë

Është interesant të zbulohet se çfarë mendonte Enver Hoxha për fenë dhe institucionet e saj në Shqipëri, pak vite pas çlirimit të vendit.

Kjo zbulohet nga ditari i D. S. Çuvahinit, i cili ka regjistruar një bisedë me gjeneral-kolonel Enver Hoxhën në maj 1949.

Biseda është nxjerrë nga arkivat e deklasifikuara ruse dhe është botuar ekskluzivisht nga gazeta DITA.

Tiranë, më 20 maj 1949

Sekret

Ekzemplar nr. 1

Sot më 20 maj, u takova me Enver Hoxhën. Gjatë bisedës u trajtuan çështjet e mëposhtme:

Mbi kishën ortodokse të Shqipërisë

Në përputhje me udhëzimet në fuqi (shiko letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS, datë 6. I. 1949 ), i ngrita Enver Hoxhës një radhë çështjesh, mbi qëndrimet e qeverisë dhe udhëheqjes së kishës ortodokse shqiptare, si dhe mbi synimet e qeverisë për forcimin e peshkopatës së kishës ortodokse shqiptare, me përkrahës të qeverisë së tanishme. Enver Hoxha deklaroi, se qeveria deri tani, nuk është marrë në masën e duhur jo vetëm me kishën ortodokse, por as me kishat e tjera.

Duke u ndalur në çështjet konkrete që i ngrita, ai do të deklaronte se: drejtuesi i tanishëm i kishës ortodokse shqiptare, kryepeshkop Kisi, konsiderohet një drejtues i emëruar, dhe se ai ishte me të vërtetë mjaft i kompromentuar; megjithëkëtë qeveria deri tani nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash kundër tij. Lidhur me çështjen, nëse ka të dhëna të reja që mund të komprometonin Kisin, Hoxha deklaroi, se në vitin 1948 organet e policisë shtetërore, pas kërkimesh të gjata në shtëpinë e kryepeshkop Kisit, u gjend krimineli i luftës Orollogaj – ish ministër i Drejtësisë në qeverinë e Zogut. Pavarësisht nga fakti se ish ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe, tri herë pas këtij rasti bisedoi me Kisin, nuk u ndërmorën masa konkrete kundër këtij armiku të hapur të pushtetit popullor.

Nga faktet më të freskëta, të cilat dëshmojnë për lidhjet e Kisit me agjenturën e huaj në Tiranë, mund të sjellim faktin e marrjes prej tij të një pakoje nga i dërguari francez, pas kthimit të tij nga Beogradi në muajin prill.

Duke u ndalur më gjerë në çështjen e marrëdhënieve midis kishës dhe qeverisë, Enver Hoxha theksoi, se Komiteti Qendror i Partisë duhet të merret seriozisht me studimin e çështjes fetare, të rregullojë marrëdhëniet e veta si me institucionet ortodokse ashtu dhe ato myslimane e katolike.

Me këtë rast ai theksoi, se këto ditë kishte marrë një letër nga kryemyftiu mysliman, i cili ngre çështjen për t’i bërë klerit mysliman disa lehtësira, lidhur me përgatitjen e kuadrove të klerit, dhe për këtë qëllim, hapjen e shkollave të veçanta myslimane, sigurimin e letrës për botimin e Kuranit në gjuhën shqipe si dhe ngre çështjen e ndihmave me të holla nga ana e shtetit për objektet fetare myslimane.

Sipas mendimit të Enver Hoxhës, qeveria shqiptare duhet të bëjë gjithçka të mundshme për të tërhequr kishën në anën e vet dhe për shfrytëzimin e ndikimit të madh të saj në popull në interes të shtetit. Kryeministri në fund tha se do ta studiojë çështjen e feve dhe se qeveria do të informonte për masat konkrete në këtë fushë.

I dërguari i BRSS në Shqipëri, Dm. Çuvahin

(Burimi: RGASPI, F. 17, Op. 137, D. 68, L. 55-58. Nr. 131. Kopje e besuar (vërtetuar)).

b.m. / dita

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çfarë mendonte Enver Hoxha në 1949 për drejtuesit e fesë në Tiranë
Çfarë mendonte Enver Hoxha në 1949 për drejtuesit e fesë në Tiranë
https://4.bp.blogspot.com/-X6xDG72G61k/WkEj3xo_BwI/AAAAAAAANL8/gOvCYxhcH4c61i7vYF-qy2JJtl_O-IjOACLcBGAs/s640/Foto-kryesore.-Enver-Hoxha-Koci-Xoxe-Nako-Spiro-Mehmet-Shehu...-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-X6xDG72G61k/WkEj3xo_BwI/AAAAAAAANL8/gOvCYxhcH4c61i7vYF-qy2JJtl_O-IjOACLcBGAs/s72-c/Foto-kryesore.-Enver-Hoxha-Koci-Xoxe-Nako-Spiro-Mehmet-Shehu...-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/cfare-mendonte-enver-hoxha-ne-1949-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/cfare-mendonte-enver-hoxha-ne-1949-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy