Dëgjoni meshën nga 'shqiptari i sotëm', por kujtoni At Stathi Melani

Krishtlindje! Sot është dita e lindjes së Birit të Zotit (të paktën për miliardin e të krishterëve të Globit). Kapitali këtë ditë e ka kthyer tashmë pa kthim në sebep konsumi, duke bërë që njerëzia truboshe të dynden për të blejnë e të dalldisen, sikur të mos jetë ditëlindja e Krishtit por ditëlindja e tyre. Ndaj po zgjedh të flas me veten, packa se elektronika ua përcjell të gjithëve mejtimet e mia.

Dje, kryeprifti i ortodoksëve, pas një cerek shekulli që përpiqet, ja doli të marrë shtetësinë shqiptare - dhe Zoti e ndricoftë në udhën e re. Sot, një tjetër prift ortodoks, at Stathi Melani, mbushi 100 vjetët që e vranë se deshi të mbetej shqiptar - dhe Zoti e mbajttë në krah. I pari, shqiptar që dje, do japë sot në mesnatë meshë për gjithë grigjën e tij. I dyti, shqiptar i përjetshëm, s'mundi dot të kishte sot një meshë përshpirtjeje në qindvjetor (nëpër media shkruhet se Kisha nuk pranoi).

Tokësorët kujtojnë se mesha e përshpirtjes shërben për t'i lehtësuar jetën e përtejme të ndjerit. Do pyes për këtë gjë një njeri të ditur në punë feje, por mendja më thote se Perëndia e di vetë se ku meriton të shkojë i vdekuri dhe nuk ka nevoje për lutjet tona që të vendosë a të ndërrojë mëndje. Ndaj, mesha nuk u shërben të vdekurve por të gjallëve.

Përmes lutjes së tyre, Perëndia i gjykon nëse e kanë gjetur udhën e drejtë dhe nëse e kanë kuptuar se nga është e vërteta. Ndaj o të krishterë të mirë, sot në mesnatë, teksa të dëgjoni meshën nga shqiptari i sotëm, cojeni mendjen tek shqiptari i përjetshëm - at Stathi - se Zoti do jua dijë për të mirë në llogarinë e jetës./l.q/Shqiptarja.com

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dëgjoni meshën nga 'shqiptari i sotëm', por kujtoni At Stathi Melani
Dëgjoni meshën nga 'shqiptari i sotëm', por kujtoni At Stathi Melani
Dëgjoni meshën nga 'shqiptari i sotëm', por kujtoni At Stathi Melani
https://4.bp.blogspot.com/-bYkfGU3N3bA/WkDiLA6gt6I/AAAAAAAANJc/07WR62CZ1X8xZ8j8GJXTWMKNJ3g2AXfzgCLcBGAs/s640/317702_m.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-bYkfGU3N3bA/WkDiLA6gt6I/AAAAAAAANJc/07WR62CZ1X8xZ8j8GJXTWMKNJ3g2AXfzgCLcBGAs/s72-c/317702_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/degjoni-meshen-nga-shqiptari-i-sotem.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/degjoni-meshen-nga-shqiptari-i-sotem.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy