Deputeti i ri/ ‘Çami i çmendur’ që do të çudisë Parlamentin

Parlamenti i Shqipërisë nuk do ta vuajë mungesën e ‘Kaubojsit’. Një tjetër personazh atipik, që i ka hyrë me makinë në fushës së futbollit për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pritet të ulet në Kuvend. Është fjala për Dritan Bicin, i cili do të zërë vendin e Aqif Rakipit, nëse KQZ-ja do të votojë për t’i hequr mandatin deputetit të PDIU-së. Dritan Bici në mars të vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit, hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen.


Ngjarja skandaloze tërhoqi vëmendjen edhe të mediave të huaja. “Elf Voetbal”, revista më e madhe për futbollin në Holandë, ishte një nga mediat e huaja që e ka pasqyruar ngjarjen. Asokohe kryebashkiaku u dënua për të mos hyrë në stadium deri në fund të sezonit futbollistik. Për atë ngjarje ai kërkoi falje publikisht, duke shpjeguar edhe arsyet përse e shtynë të futej në stadium me makinë për të dhunuar arbitrin.


Lapsi.al hulumton pak më tej rreth Dritan Bicit, ‘çamit të çmendur’ që pritet të bëhet deputeti më i ri i PDIU-së në Kuvend. Lidhja e tij me partinë e Shpëtim Idrizit është e re, pasi që prej vitit 1992, Bici ka qenë pjesë e strukturave të PS-së dhe kryebashkiak i kësaj force politike për vite me radhë. Përplasjet me PS-në nisën në vitin 2015. Kur e kuptoi se Rama nuk do ta rikandidonte më në zgjedhjet lokale, ai nisi sulmet publike ndaj Damian Gjiknurit, i dërguari i Ramës si koordinator për qarkun Elbasan. Gjiknuri nga ana tjetër përmes ILDKPI i bëri kallëzim për fshehje të pasurisë Dritan Bicit. Megjithatë ai rikandidoi për Bashkinë Gramsh me ‘Frontin e Majtë’, duke humbur përballë Luljeta Dollanit të PS-së.


Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, Dritan Bici nisi përplasjet edhe me Anastas Angjelin, i dërguari i PS-së në Gramsh. ‘Ju ngeli Caci dhe nuk dinin ku ta çonin, e sollën në Gramsh’, shprehej ai për Anastas Angjelin, të cilin mund ta ketë kolegë në Kuvend e brenda koalicionit qeveritar.


Por përtej këtyre situatave sa banale aq edhe të zakonshme në moçalin politik të Shqipërisë, Dritan Bici figuron gjithashtu edhe i dënuar me vendim gjykate. Sipas asaj që ai shkruan në formularin e vetëdeklarimit, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në shtator 2013 për incidentin që ndodhi në stadium. Ish-kryebashkiaku është dënuar me 60 orë punë të detyruara për interes publik. Dënimi në këtë formë ka zgjatur rreth 5 muaj. Nuk dihet nëse ky dënim mund t’i rrezikojë atij sërish mandatin që pritet të marrë, gjithmonë po që se KQZ-ja do të votojë kundër Aqif Rakipit.


Në formularin e vetëdeklarimit, Dritan Bici shkruan ndër të tjera se ka qenë edhe emigrant i paligjshëm në Greqi në vitet 1993-1995. Por ‘qershia mbi tortë’ e karrierës së tij mbetet padyshim akti i rëndë i marsit të vitit 2013, kur hyri në stadium me makinën personale, për të dhunuar arbitrin e ndeshjes. Sjellje tipike të njerëzve atipikë, që për faq të keq zënë vend në Kuvend e më pas marrin vendime për të gjithë ne. /Lapsi.al/

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Deputeti i ri/ ‘Çami i çmendur’ që do të çudisë Parlamentin
Deputeti i ri/ ‘Çami i çmendur’ që do të çudisë Parlamentin
https://3.bp.blogspot.com/-qMY_Sf1b0HI/WkTcIkvA2PI/AAAAAAAANW4/y1fUzMvvOBYlXl-OgcmLTM7_w9elF5dfgCLcBGAs/s640/auto_Dritan-Bici1514395759.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-qMY_Sf1b0HI/WkTcIkvA2PI/AAAAAAAANW4/y1fUzMvvOBYlXl-OgcmLTM7_w9elF5dfgCLcBGAs/s72-c/auto_Dritan-Bici1514395759.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/deputeti-i-ri-cami-i-cmendur-qe-do-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/deputeti-i-ri-cami-i-cmendur-qe-do-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy