Dhjetori i gjëmave shqiptare

Xhevdet Shehu

Dëgjova dje ish-kryeministrin Sali Berisha duke folur në 27-vjetorin e ‘Ditës së Rinisë’. Nuk kisha asnjë dyshim se do të fliste, në mos në ndonjë mbledhje, në fejsbuk.

E dëgjova dhe thashë me vete: Si nuk ndryshoi fare ky njeri? U thinj në politikë, por nxori asnjë mësim nga gabimet dhe fajet që ka bërë. Si nuk kërkoi njëherë ndjesë? Kaq i pashpirt të jetë?

Kanë kaluar 27 vjet nga dita kur ai u shfaq në skenën e politikës bashkë me Azem Hajdarin me shungullimë dhe më tërsëllimë.

Se çfarë bëri ai dhe Azemi e dinë tashmë të gjithë: I vuri zjarrin Shqipërisë, nxiti vëllavrasjen, viktima të të cilës janë mijëra shqiptarë të vrarë. Vitet e pushtetërimit të Berishës kanë pa asnjë mëdyshje vitet më të zinj të këtij vendi, me anarki, me vrasje dhe djegie, me përgjime, spiunime dhe vrasje pas shpine.

Dje ai bëri sërish thirrje për luftë. Ja çfarë tha konkretisht, duke iu drejtuar disa të rinjve (që nuk kishin lindur në dhjetorin e 90-s dhe e dëgjojnë si përrallë historinë e atij dimri) të mbledhur në një sallë që përtypnin çamçakëzë, ndërsa Berisha fliste: “Zgjidhja është vetëm guximi dhe trimëria juaj. Keni njëmijë e një arsye të ngriheni fuqishëm. Jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë, por edhe vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata në natën e parë të përballjes së tyre me diktaturën, të cilën e gjunjëzuan”.

Disa ditë më parë ‘DITA’ botoi shkrimin e historianit Azis Gjergji nga SHBA me titullin “Dhjetori i zi për Shqipërinë”. Pa e lexuar krejt shkrimin, shumë lexues kujtuan se bëhej fjalë për dhjetorin e vitit 1990 kur doli në skenë PD dhe Sali Berisha. Në të vërtetë, bëhej fjalë për dhjetorin e vitit 1924 kur Ahmet Zogu erdhi në pushtet me bajonetat serbe.

Por edhe pandehma për dhjetorin e 1990-s nuk është larg së vërtetës dhe paraleles që mund të bëhet me dhjetorin e Ahmetit. Jo më kot Berisha i ngriti monument Ahmetit në Tiranë, duke bërë një nga provokimet e radhës ndaj këtij populli, për të cilin betohet se i digjet shpirti. Të2 dy janë të dyshuar se erdhën në pushtet me mbështetjen serbe…

Pavarësisht se si ditë e themelimit për PD-së njihet 12 dhjetori, në të vërtetë data 8 njihet si dita që ngjizi idenë për partinë e parë opozitare, pas përmbysjes së diktaturës. Është fakt se prej ditëve të dhjetorit 1990 e më pas nuk mund të flitej më për qetësi.

Ajo dukej se kishte humbur përfundimisht. Tirana (dhe jo vetëm Tirana) ngrysej e gdhihej nën krismat e armëve, nën një terror dhe ankth të vazhdueshëm, ndërsa për autorësinë e një gjendjeje të tillë ishte gjetur një emërtim gati i papërcaktuar “forcat e errëta, vandaliste”. Ishin bërë të zakonshme, thuajse të përnatshme lajmet që fillonin në këtë mënyrë: “Mbrëmë natën forcat e errëta dogjën një magazinë në X qytet”, ose “Forcat vandaliste shkatërruan dje një kopsht fëmijësh….” etj., etj., pa folur dhe pa u zbuluar asnjëherë autorët e vërtetë të tyre.

Dukej se edhe vetë shteti ishte kthyer në rolin e një kronikani të rëndomtë që vetëm konstatonte dhe e tregonte haptazi paaftësinë për të ndalur të tilla akte të shëmtuara dhe të frikshme.

Por, ndërkohë opozita akuzonte pareshtur vetë shtetin dhe organizmat e tij si nxitës dhe organizator i të tilla akteve. Në ditët dhe vitet e para të PD-së kjo gjuhë edhe besohej nga një pjesë e njerëzve që nuk e kishin provuar pushtetin e ashtuquajtur demokratik. Por fasada do të binte shumë shpejt, për të vërtetuar thelbin e një force revanshiste. Unë jam ndër ata që e kanë jetuar maksimalisht atë realitet dhe nuk kam nevojë dhe as nuk lejoj të ma interpretojë tjetërkush ndryshe.

Në rrugën e saj drejt marrjes së pushtetit Partia Demokratike luajti fort me kartën e korrupsionit që, sipas saj, kishte përlyer gjithë ish-udhëheqjen e lartë të Partisë së Punës dhe shtetit komunist. Sipas shifrave që publikoheshin ditë pas dite në shtypin e atëhershëm të opozitës, dilte se udhëheqësit komunistë kishin bërë hatanë duke vjedhur gjithë floririn dhe pasurinë kombëtare.

Mirëpo, pa kaluar as pesë vjet në pushtet u pa fare qartë se PD jo vetëm ishte korruptuar në gjithë qenien e saj, por edhe inkriminuar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Grabitja e zgjedhjeve të vitit 1996 dhe skemat piramidale të fajdeve do të sillnin vitin 1997, një nga vitet më të zinj në historinë e Shqipërisë. Dhe sado të përdridhen Berisha dhe të tijtë, nuk mund ta heqin në jetë të jetëve atë njollë turpi. Ishte pikërisht ai vit kur Shqipëria ishte në buzë të humnerës, në pragun e një lufte civile.

Dhe përgjegjësi i asaj fatkeqësie ishte pikërisht ai njeri që dje i bënte thirrje rinisë të ngrihej për të hedhur qeverinë aktuale në Lanë…

Gazetari i njohur amerikan me origjinë shqiptare, Peter Lucas, të cilin e kam mik, kam përkthyer një libër të tij dhe e njoh nga afër, e ka portretizuar kështu Berishën:

“Unë e kam takuar Berishën për herë të parë në 1989, së bashku me Gramoz Pashkon, kur ata formuan Partinë Demokratike. Ishin të rinj, entuziastë dhe përfaqësonin ndryshimin në sensin pozitiv të fjalës. Në atë kohë komunizmi ishte duke rënë dhe Ramiz Alia, që ishte ende në pushtet, nuk mund ta përballonte të gjithë këtë ndryshim. Kështu që miqtë e mi dhe unë menduam se Sali Berisha përfaqësonte shpresën.

Më kujtohet që e kam shoqëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ai ka ardhur për vizitë dhe e çuam nëpër disa gazeta të rëndësishme amerikane, sepse besoja qe ai përfaqësonte më të mirën e Shqipërisë. Por ngadalë ngadalë, shihja që gjërat nuk po ndryshonin, domosdoshmërisht pozitivisht. Gjërat ose qëndronin aty ku ishin ose më keq akoma.

Korrupsioni politik u bë një problem i madh. Madje duhet të them diçka. Nën komunizëm, zor se kishte korrupsion politik. Ndoshta, sepse nuk kishte se çfarë të vidhej. Por në kohën e demokratëve gjërat u orientuan shumë nga biznesi, domethënë çdo gjë shihej si biznes dhe tundimi ishte shumë i madh për t’i rënë shkurt. Gjithçka u bë kap këtu, kap aty dhe kjo gjë u bë shumë e dukshme. Më pas, ishte një tendencë edhe për një lloj regjimi autoritar dhe me kalimin e kohës, Sali Berisha u bë një figurë gjithnjë e më autoritare dhe kjo i zhgënjeu njerëzit duke përfshirë edhe mua.”

Dhe është pikërisht gazetari Lucas që rrëfen se në muajin tetor 1996, Berisha i ka kërkuar ndihmë për të ndrequr pranë qeverisë amerikane imazhin e tij të dëmtuar rëndshëm pas zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit të atij viti. Dhe kur nuk e mori këtë mbështetje, ka thënë shprehjen më të turpshme dhe më të papërgjegjshme për një politikan: Pas meje u bëftë qameti! “Après moi, le déluge” (“After me, the flood”) E shkruaj edhe frëngjisht, edhe anglisht, ashtu sikurse e ka shkruar miu im Piter.

Dhe qameti u bë në vitin e ardhshëm, 1997. Këtë episod e keni në librin “Rrumpalla” të Peter Lucas-it, përkthyer e botuar në shqip këtu e nja dhjetë vjet më parë.

E kam thënë dhe herë të tjera: Berisha duket sikur është tërhequr nga politika dhe disa na këshillojnë të mos merremi me të, pasi “ai është jashtë loje” na thonë. Jo! Berisha jo vetëm që është në lojë, por ai është strumbullari, ai e organizon gjithë lojën dhe mendon vetëm gjëra të liga për këtë vend e për këtë popull. Kujtoni ju se Lulzim Basha është udhëheqës i PD-së? Gaboheni! Basha është thjesht një megafon i Berishës.

Basha nuk ka qenë në lëvizjen e dhjetorit 1990, ai ishte një fëmijë atëherë dhe është futur shumë vonë në politikë si kanakar i Berishës dhe si të thuash nuk ka përgjegjësi për ato që kanë ndodhur në vitet 1990 apo gjatë sundimit të parë të Berishës. Nuk e njihte kurrkush Bashën në atë kohë. Por ndërkohë ai rritej, hidhte shtat dhe i pëlqente politika. Rasti e solli të njihej dhe bëhej mik me familjen Berisha. Dhe u bë i preferuari i tyre.

Duke qenë i preferuari i Berishës, disa herë ministër gjatë qeverimit të dytë të Berishës, edhe ky është bërë pjesë e pandarë e bëmave dhe gjëmave të liderit të tij shpirtëror dhe politik. Basha është i pandashëm në krimet e Saliut, pavarësisht moshës që ka.

Është e drejta e atyre që bëjnë pjesë në PD ta festojnë dhjetorin e 90-s si muaji i kthesës për fatet e Shqipërisë. 8-a apo 12-ta janë festë për anëtarët dhe militantët e asaj partie, por jo domosdoshmërisht për të gjithë shqiptarët. Sepse shumicës së qytetarëve të këtij vendi, dhjetori u shkakton më shumë dhimbje se gëzim.

Entuziazmi dhe hareja e papërmbajtur e 27 viteve më parë është tretur me kohë. Për nostalgji as që bëhet fjalë. E kaluara nuk mund të përsëritet. PS aktualisht në pushtet e ka bërë divorcin me të kaluarën komuniste më të hapur dhe më prerë se PD dhe forcat e tjera politike. Tani gara mbetet midis atyre që ofrojnë më shumë alternativa europianizuese, për shtetin ligjor dhe prosperitetin e këtij vendi.

Prandaj janë të pabesueshëm Berisha dhe Basha në ligjëratat e tyre kur kujtojnë dhjetorin e 90-s. Ata janë arkitektët e zhgënjimit të shqiptarëve. Dhe nuk ka se si të jenë të besueshëm pas gjithë gjëmave që i sollën këtij vend me zanafillë dhjetorin e 90-s.

Dita

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dhjetori i gjëmave shqiptare
Dhjetori i gjëmave shqiptare
Dhjetori i gjëmave shqiptare
https://2.bp.blogspot.com/-ahbg2IjPB8w/WivVHV5UO7I/AAAAAAAAMDY/xC4o-gGBg64qy6eFoca5fBeLuXsu9dI1wCLcBGAs/s640/sala-dhe-ramizi-1-905x395.png
https://2.bp.blogspot.com/-ahbg2IjPB8w/WivVHV5UO7I/AAAAAAAAMDY/xC4o-gGBg64qy6eFoca5fBeLuXsu9dI1wCLcBGAs/s72-c/sala-dhe-ramizi-1-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/dhjetori-i-gjemave-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/dhjetori-i-gjemave-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy