Dhuna në Parlament, edhe “televizioni i Trump” dënon opozitën

Pas Ambasadës Amerikane, e cila reagoi me tone të ashpra për dhunën e djeshme në Parlament, edhe një prej rrjeteve më të mëdha të informacionit në SHBA denoncon qëndrimin e opozitës.

“Fox News”, një rrjet i njohur për një linjë editoriale pranë Partisë Republikane në SHBA përcolli ditën e sotme një lajm, në të cilin pasqyronte reagimet ndërkombëtare mbi dhunën e djeshme në Shqipëri.

Që në titull, “Fox” shkruante se “Bashkimi Europian dënon dhunën e opozitës në Parlamentin Shqiptar”, përcjell lexo.al. Ndërsa në brendësi sqaron se qëndrimi i europianëve është i bashkërenduar edhe me atë të Uashingtonit, i cili gjithashtu kritikoi ashpër protestën.

Ky është artikulli i plotë i “Fox News”, i sjellë në shqip nga lexo.al:

“Bashkimi Europian dënon dhunën e opozitës shqiptare gjatë votimit për një Prokuror të ri të Përgjithshëm me mandat të përkohshëm.

Në një deklaratë për shtyp, të martën, Brukseli i kërkoi edhe një herë më shumë partive politike shqiptare që “të bashkëpunojnë për zbatimin e reformave, thelbësore për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”.

Të martën, ligjvënësit e opozitës hodhën flakadanë tymues brenda Parlamentit, ndërsa disa militantë u përleshën me policinë jashtë ndërtesës, gjatë votimit të prokurorit të ri të përgjithshëm me mandat të përkohshëm. Për opozitën, kjo votë ishte anti-kushtetuese.

Nga ana e tyre, Bashkimi Europian dhe SHBA-të, e cila gjithashtu e dënoi ashpër dhunën, kanë përpiluar draftin e reformave gjyqësore dhe mbështesin emërimin e përkohshëm të dikujt në këtë pozicion, deri sa një komision i përhershëm, i cili nuk është krijuar ende, të emërojë një Prokuror të ri të Përgjithshëm.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, gëzon statusin e vendit kandidat që prej vitit 2014 dhe shpreson që të hapë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm.”

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dhuna në Parlament, edhe “televizioni i Trump” dënon opozitën
Dhuna në Parlament, edhe “televizioni i Trump” dënon opozitën
https://4.bp.blogspot.com/-m_4H9eC5wnA/WjoeuW-QxzI/AAAAAAAAMy8/vUrXVz020IAGT50fLgLRBofLsQ1IpcqNACLcBGAs/s640/2222.png
https://4.bp.blogspot.com/-m_4H9eC5wnA/WjoeuW-QxzI/AAAAAAAAMy8/vUrXVz020IAGT50fLgLRBofLsQ1IpcqNACLcBGAs/s72-c/2222.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/dhuna-ne-parlament-edhe-televizioni-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/dhuna-ne-parlament-edhe-televizioni-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy