‘Enveri na nxiu ’,sherri i Berishës me Ramën, Trebeshinën e Klosin

, ‘Enveri na nxiu ’,sherri i Berishës me Ramën, Trebeshinën e Klosin

Kur disa ditë më pare, Kasem Trebeshina ndërroi jetë, u publikua një episode interesant mes tij e Sali Berishës, në dhjetor 90 -janar ’91.

Ky episode është kujtuar dhe nga regjisori Saimir Kumbaro, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të PD-së.

Pjesë nga postimi i regjisorit Saimir Kumbaro:
Janar 1991. Drejtuesit e PD- se me ngarkuan edhe mua te organizoja një miting te institucioneve artistike ne hyrje te stadiumit ” Qemal Stafa”.

U nisa me motorrinon time si lajmës dhe te njoftoja sa me shume njerëz qe te mblidheshin ne sheshin para stadiumit.U nisa drejt shtëpisë se Ardian Klosit dhe trokita.

Hyra brenda dhe gjej aty Kasem Trebeshinen, Danin dhe Edi Ramen.

U shpjegova shkakun se perse kisha ardhë dhe qëllimin e mitingut.

Pasi me dëgjuan pa hezitim pranuan pjesëmarrjen dhe secili te mbante nga një fjale para popullit.

Me kujtohet qe ne shesh pati edhe një konflikt mes Sali Berishes dhe treshes qe do mbante fjalim.

Kasem Trebeshina u fye dhe nuk e zgjati. “Demokracia paska lindur e vdekur”, tha dhe iku. Edi dhe Dani nuk u tërhoqën.

Maje shkalleve secili mbajti fjalimin e tij aq te nevojshem per te trembur friken.

Me kujtohet kur Rama tha: Enver Hoxha na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë dhe na nxiu si shqiptarë”.

Turma u ndez.

Me pas foli Azemi, Mevlani, Marku, Rexhepi etj.

Gjynah qe ky eveniment nuk u filmua nga TVSH.Ndoshta materiali ekziston ne arkivin e Ministrise se Brendeshme”.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button