Familjarët e viktimave të 21 janarit: Nuk duam dëmshpërblim nga Qeveria, por Berisha të marrë dënimin e merituar

Familjarët e viktimave të 21 Janarit ende nuk kanë gjetur paqe pasi sipas tyre përgjegjësit e këtyre vrasjeve akoma nuk kanë dalë para drejtësisë dhe nuk kanë marrë dënimin e merituar.

Ata i kanë bërë thirrje organeve kopetente që çështja e vrasjeve të 21 Janarit të rihapet edhe njëherë që drejtësia të vihet në vend.

Menjëherë pasi qeveria Rama akordoi fond dëmshpërblimi për familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit, ata reaguan duke u shprehur se, nuk kërkojnë dëmshpërblim pasi e vetmja gjë që ata duan është që fajtorët e vërtetë të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Mark Nika, xhaxhai i të vrarit Aleks Nika është shprehur është shprehur se ata nuk kërkojnë dëmshpërblim por kërkojnë që Berisa dhe organizatorët e këtyre vrasjeve të marrin dënimin e merituar.

Madje Nika deklaroi se ka qenë vetë ish-kryeministri Berisha ai që detyroi organet e drejtësisë që të mbyllin hetimet e 21 janarit.

Gjithashtu ai theksoi: “Ne si familjarë jemi në një siklet të jashtëzakonshëm. Ne kemi kritikuar dhe kritikojmë mënyrën sesi interpretohet ky akt i Këshillit të Ministrave.

Opinioni i ka vlerësuar si derdhje gjaku këto lekët apo blerje nga qeveria për mosrealizimin e premtimit për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit.

Ne tani e kuptojmë se qeveria aktuale ka detyrimin për të paguar faturën e fajit që ka kryer qeveria Berisha ndaj nesh në protestën e 21 janarit.

Pra shteti sot duhet të paguajë faturën e dhimbjes morale që na ka shkaktuar ne si familje qeveria e mëparshme. Ne duam që vrasësit dhe urdhëruesit e 21 janarit të shkojnë para drejtësisë.

Se përse është vonuar kjo gjë dhe se pse nuk është vepruar, dihet botërisht.

Drejtësia është treguar e padrejtë me ne jo sepse është e përgatitur profesionalisht por se ka pasur ndikime nga politika e Berishës. Berisha e ka deklaruar që: “I vramë dhe do t’i vrasim sërisht nëse do të tentoni për të marrë pushtetin me dhunë”.

Sipas Mark Nikës ky dëmshpërblim është jashtë dijenisë së tyre, prandaj për ata është më mirë që të vihen në vend drejtësia se sa të marrin këto dëmshpërblime.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Familjarët e viktimave të 21 janarit: Nuk duam dëmshpërblim nga Qeveria, por Berisha të marrë dënimin e merituar
Familjarët e viktimave të 21 janarit: Nuk duam dëmshpërblim nga Qeveria, por Berisha të marrë dënimin e merituar
Familjarët e viktimave të 21 janarit: Nuk duam dëmshpërblim nga Qeveria, por Berisha të marrë dënimin e merituar
https://4.bp.blogspot.com/-PiGKYaMAmDo/Wjk34beQElI/AAAAAAAAMvM/TFYk-_9oQeIBUWsOawgEnf2CLseAz_QvgCLcBGAs/s640/ed-rama-21janar-2015.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-PiGKYaMAmDo/Wjk34beQElI/AAAAAAAAMvM/TFYk-_9oQeIBUWsOawgEnf2CLseAz_QvgCLcBGAs/s72-c/ed-rama-21janar-2015.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/familjaret-e-viktimave-te-21-janarit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/familjaret-e-viktimave-te-21-janarit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy