FMN jep “recetën”, si të ulet borxhi i Shqipërisë në 60%

, FMN jep “recetën”, si të ulet borxhi i Shqipërisë në 60%

Në mënyrë që Shqipëria të stabilizojë borxhin publik të vendit në termat 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2021, Fondi Monetar Ndërkombëtar analizon se duhet të përdoret deficiti primar si spirancë fiskale.Për rrjedhojë vendit i duhet të mbajë një deficit primar prej 1.5 përqind të PBB-së (deficiti pa përfshirë shpenzimet për interesat e borxhit), nivel ky që do të sjellë raportin e borxhit publik nën 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2021 dhe në 45 përqind e PBB-së deri në vitin 2026. Por qeveria shqiptare është larg këtij objektivi, teksa në vitin 2017 parashikon që suficiti primar të jetë rreth 0.7% e PBB-së, më pak se gjysma e normës që synon të ulë borxhin sipas parashikimeve.Ky skenar sipas Fondit supozon një reformë tatimore, e cila mundëson mbajtjen e bilancit primar 1.5 përqind të PBB-së në periudhën afatmesme. Teprica primare mej 1.5 për qind të PBB-së është gjithashtu e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e nevojshme nga rritja e interesave të borxhit dhe presionet mbi likuiditetin.Por FMN rekomandon se fokusi i qeverisë duhet të zhvendoset edhe në masat fiskale qëjanë të qëndrueshme për rritjen ekonomike dhe jo vetëm nëobjektivat e suficitit primar. Për shembull, reformimi i sistemit tatimor për të rritur elasticitetin e të ardhurave në raport me PBB-ja duhet të jetë në fokus.Niveli i lartë i borxhit dhe nevojat për financim të Shqipërisë kërkojnë përpjekje të vazhdueshme fiskale.FMN këshillon se, politika fiskale duhet të azhurnohet rreth një synimi ku bilanci primar të jetë 1.5 për qind e PBB-së në periudhën afatmesme,për të bërë të arritshëm niveline borxhit nën 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2021.Por Fondi vë në dukje se kuadri fiskal në Shqipëri nuk arrin të krijojë një udhërrëfyes të besueshëm dhe për politikën fiskale.Ligji Organik i Buxhetit 2016 (OBL) synon një nivel borxhi që rritet më pak se PBB-ja nominale, me një objektiv afatgjatë prej 45 për qind të PBB-së deri më 2026, por mjetet nuk janë të qarta.Një kornizë fiskale e përmirësuar do të duhej të adresonte sfidat që lidhen me parashikimet optimiste të tëardhurave dhe ruajtjen e investimeve. Gjatë dekadës së fundit, të ardhurat kanë qenë më pak se objektivat me një mesatare vjetore prej 1.8 përqind të PBB-së.Së dyti, rregullat që janë më të lehta për t’u komunikuar mund të bien ndesh me stabilizimin makroekonomik dhe objektivat për ndërtimin e kapaciteteve./monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button