Gruda ndodhet jashtë apo brenda kufijve?
I nderuar lexues!Gruda është rrethinë e banuar kryesisht nga shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi.Por një pjesë e popullsisë, pas caktimit të kufijve më 1913, u shpërngul dhe u vendos në fshatin Gruda e Re në Shkodër.Si njësi etnografike Gruda bën pjesë në Malësinë e Madhe.Shtrihet në të dy anët e luginës së poshtme të Cemit (midis fshatrave Selishtë në verilindje dhe Vllanë në jugperëndim), ndërmjet zonës së Kuçit (Fundnat) e Triepshit në veri, e Hotit në jug.Qendrat kryesore të banuara në Grudë janë Tuzi, Dinosha, Pikala, Kësheve, Shipshaniku, Grykëlluka, Selishta, Mileshi etjGruda është dalluar në luftën e 1880-s kundër shovinistëve malazezë, ashtu edhe më 1910-1911 kundër Turqisë.