Haradinaj: Jemi gati t’ua japim shtetësinë, por shqiptarët e Luginës atje i fali Zoti!

Në periudhën kur Qeveria Haradinaj i ka mbushur 100 ditët e para, shefi i saj, Ramush Haradinaj është shprehur i kënaqur me intensitetin e punëve, por ka thënë se ka edhe shumë hapësirë për punë dhe pastaj do të vijnë edhe rezultatet.

Se pari Haradinaj ka cekur punët prioritet te cilat e kanë gjetur qeverinë të detyruar të intervenoi menjëherë siç është çështja e energjisë dhe kontesti me pronat e banorëve të fshatit Shipitull, pastaj ka folur edhe për premtimet e fushatës parazgjedhore për qytetarët e Luginës se Preshevës ku ka thënë se janë duke punuar për dhënien e shtetësisë kosovare me procedura më të lehta.

“Kosova sot edhe pse ka vështirësitë e veta ka edhe shumë mundësi. Jemi ne vlug te punëve me një dinamizëm te madh ne avancimin e proceseve në favor të qytetarëve tanë. Qeveria ime ka për prioritet luftën kundër krimit të organizuar, duke filluar nga korrupsioni që deri tash kishte ngulfatur vendin tonë. Qeveria ime këto 100 ditët e fundit ka dëshmuar se prioritet kemi luftën kundër krimit te organizuar dhe integrimet proevropiane dhe Euroatlatnike. Prandaj edhe ne jemi përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe integrime proevropiane për të përmirësuar imazhin e vendit tonë, por edhe pasur një vend të sigurt për te pasur investitorë të sigurt. Të krijojmë kushte, perspektive dhe të ardhmen të sigurt, për të mos i dhënë shkas të rinjve tanë për të lëshuar vendin”, ka thënë kryeministri Haradinaj për “Presheva jonë”.

Se si e vlerëson situatën politike dhe ekonomike në Lugine e Preshevës dhe roli i Qeverisë së Kosovës karshi këtyre viseve shqiptare, Haradinaj është përgjigjur se “ne përcjellim me kujdes zhvillimet në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ky kujdes do të vazhdojë nga ana e qeverise sime ndaj shqiptareve etnik në Luginën e Preshevës”.

“Ky kujdes padyshim do të jetë edhe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët aktualisht gjenden në vendin tonë. Kemi ndërmend t’ju rregullojmë situatën e tyre të pazgjidhur në Kosovë, të cilët janë shpërngulur se fundit për t’u dhënë një status adekuat, që nënkupton një lejeqëndrim të cilët kanë telashe me kompletimin e dokumetacioneve, por nuk përjashtohet mundësia edhe për t’i furnizuar ata me nënshtetësi, pasaporta të Republikës së Kosovës, veprim ky i nevojshme qe do te krijonte kushte dhe rregulla ne qeverisjen e vendit tonë”, ka thënë tutje Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, është më mjaft rendësi që qytetarët e Luginës së Preshevës të mos braktisin vatrat e tyre pa ndonjë shkas, pa ndonjë arsye të fortë.

“Por ka raste të tilla, që një gjë ju imponohet dhe dëshirën e tyre për të qenë në Kosovë nuk guxojmë t’ua mohojmë apo të ndihen të diskriminuar, e të cilët kane ikur nga një diskriminim. Pra ne do t’i trajtojmë ata si qytetarë të barabartë me qytetarët tjerë në vendit tone. Por e përsëris, shqiptaret e Luginës e mira të mirës duhet të qëndrojnë besnik vatrave të tyre, sepse atje edhe Zoti i ka falë. Ata s’kanë pikur nga qielli dhe kanë të drejt të jetojnë diku”, ka thënë tutje kryeministri kosovar.

I pyetur rreth zgjedhjeve të ardhshme në Preshevë që do të zhvillohen më 24 dhjetor ku po zhvillohet një fushatë e egër mes liderëve me akuza e kundërakuza, Haradinaj ka bërë thirrje për unifikim./e.e

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Haradinaj: Jemi gati t’ua japim shtetësinë, por shqiptarët e Luginës atje i fali Zoti!
Haradinaj: Jemi gati t’ua japim shtetësinë, por shqiptarët e Luginës atje i fali Zoti!
https://3.bp.blogspot.com/-d4w2GtxfbZg/WjclexRIo_I/AAAAAAAAMoU/a9Q8FNXimLI8BGQwOyxJ-v2NtaSAMD18wCLcBGAs/s640/ramush-haradinaj-640x360_1506010178-4786890.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-d4w2GtxfbZg/WjclexRIo_I/AAAAAAAAMoU/a9Q8FNXimLI8BGQwOyxJ-v2NtaSAMD18wCLcBGAs/s72-c/ramush-haradinaj-640x360_1506010178-4786890.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/haradinaj-jemi-gati-tua-japim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/haradinaj-jemi-gati-tua-japim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy