Hetimi/ Shqipëria, furnitore e ISIS? Ja ç’thotë raporti britanik për armët

Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara, ose 0.13% të totalit, nga të cilat 21 në Irak dhe 32 në Siri. Nga vendet e rajonit, e para është Serbia, nga ku janë dërguar 1211 armë.

Një hetim trevjeçar në Irak dhe Siri i kryer nga “Conflict Armament Research” (CAR) e rendit edhe Shqipërinë në tabelën e vendeve prodhuese, nga të cilat janë dokumentuar sasi armësh që përdoren nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

Në tabelat “Sasitë e armëve të dokumentuara në Irak dhe Siri, sipas shtetit të prodhimit”, Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara, ose 0.13% të totalit, nga të cilat 21 në Irak dhe 32 në Siri.

Nga vendet e rajonit, sasia më e lartë e armëve të identifikuara është nga Serbia (1211) dhe Bosnja (704).

Raporti

Shteti i parë figuron Rusia, me 25.5% të totalit, i ndjekur nga Kina, me 25.4%. Sipas raportit, rreth 90% e armëve dhe municioneve (97% dhe 87%, përkatësisht) të shpërndara nga forcat IS janë kalibra të Paktit të Varshavës – me origjinë kryesisht në Kinë, Rusi dhe vende prodhuese të Europës Lindore. Armët e kalibrit të NATO-s dhe municioni janë shumë më pak të përhapura, duke përbërë 3% dhe 13% të totalit, respektivisht; megjithëse këto sasi janë të ulëta, forcat e IS morën sasi të konsiderueshme të armatimit të NATO-s gjatë sulmeve fillestare ndaj forcave irakiane në vitin 2014.

Conflict Armament Research është një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të armëve konvencionale, municioneve dhe materialeve ushtarake. Grupi monitoron zinxhirin e furnizimit të armëve që përdoren ilegalisht në zonat e konfliktit për të gjetur se si devijohen dërgesat e armëve.

Hetimet

Raporti “Armët në Shtetin Islamik”, i publikuar në dhjetor 2017 është rezultat i më shumë se tre vjet hetime në terren për zinxhirët e furnizimit të Shtetit Islamik. Dokumenti është financuar nga Bashkimi Europian dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë. Ai paraqet një analizë të më shumë se 40,000 artikujve të rikuperuar nga grupi midis 2014 dhe 2017. Këto objekte përfshijnë armë, municione dhe komponentët gjurmues dhe agjentët kimikë të përdorur për prodhimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara. Investigimi i CAR tregon se palët u përpoqën ta fshehin prejardhjen e armëve.

Këto përpjekje përfshijnë: heqjen e municioneve nga kutitë origjinale, të cilat përndryshe do të siguronin informacione për dërgesën; ripaketimin e municioneve; dhe zhdukjen e shenjave të fabrikës për armët dhe municionin. Këto aktivitete janë dëshmi e përpjekjeve të qëllimta nga palët për të fshehur përfshirjen e tyre në furnizimin e armëve në konfliktet në Irak dhe Siri.

Transferimi i paautorizuar i armëve të destinuara fillimisht për forcat opozitare siriane ka rezultuar gjithashtu një burim domethënës armësh dhe municioni për ISIS-in, veçanërisht sistemet e përparuara antitank të armëve. Kina prodhoi 43.5% të të gjitha armëve të ISIS të dokumentuara në Irak dhe Siri. Interesante është se armët ruse ende janë më shumë se armët kineze në Siri, diçka që ndoshta lidhet me furnizimet e armëve ruse për t’i forcuar forcat ndaj regjimit. Pavarësisht ngarkesave të mëdha të pajisjeve perëndimore të kapura nga forcat e ISIS, armët e SHBA-së përbënin vetëm 1.8% të të gjitha pajisjeve të dokumentuara ndërmjet 2014 dhe 2017./Mapo.al/

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7990,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1294,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hetimi/ Shqipëria, furnitore e ISIS? Ja ç’thotë raporti britanik për armët
Hetimi/ Shqipëria, furnitore e ISIS? Ja ç’thotë raporti britanik për armët
Hetimi/ Shqipëria, furnitore e ISIS? Ja ç’thotë raporti britanik për armët
https://2.bp.blogspot.com/-3vXPZApUsoU/Wj5Xx_3hqnI/AAAAAAAANBA/J2GROTGtRh8L4qQ49626lMP9tPmcLVCXQCLcBGAs/s640/kill3.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3vXPZApUsoU/Wj5Xx_3hqnI/AAAAAAAANBA/J2GROTGtRh8L4qQ49626lMP9tPmcLVCXQCLcBGAs/s72-c/kill3.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/hetimi-shqiperia-furnitore-e-isis-ja.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/hetimi-shqiperia-furnitore-e-isis-ja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy