“Huffington Post”: Çfarë e shqetëson më shumë BE-në tek një vend si Shqipëria

Vizita këtë të premte e Ministrit të Brendshëm të Francës Gérard Collomb në Tiranë, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Është prestigjozja “Huffington Post”, e cila në një artikull të saj, sjell të zgjeruar detajet nga vizita e Ministrit francëz në Tiranë, dhe mbi të gjitha problematikat e adresuara nga ai për autoritetet shqiptare.

Në artikull fillimisht theksi vihet mbi emigracionin e paligjshëm nga shqiptarët drejt Francës, ku më problematikë janë kërkesat e shumta për azil.

Sipas “Huffington Post”, kjo është edhe një ndër aryset më madhore që ministri Collomb zbarkoi këtë të premte në Tiranë.

“Në vitin 2016, Shqipëria zuri vendin e parë për origjinën e azilkërkuesve në Francë me 7432 kërkesa të regjistruara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi. Kjo është më shumë se ajo e vendeve në luftë apo në trazira, të tilla si Siria dhe Afganistani, Sudani apo Iraku. Një shifër që është dyfishuar në një vit, por që Ministri i Brendshëm Gerard Collomb, kërkon që ta shikojë në rënie” – shkruan HuffPost i cili shton se: “Franca dhe më gjerësisht Bashkimi Europian, shihen si “El Dorado” në Shqipëri, një vend prej 3 milion banorësh, ku dukuria e emigrimit është rritur ndjeshëm. Sipas shifrave zyrtare, 17.095 shqiptarë kanë bërë një kërkesë për azil brenda zonës Shengen në 9 muajt e parë të vitit 2017. Gjermania është gjithashtu njohur me 4750 kërkesa, por Berlini e ka frenuar këtë fenomen” thuhet mes të tjerave në shkrim. 

Prestigjozja i kushton hapësirë edhe luftës ndaj trafikut të narkotikëve, duke u ndalur edhe në çështjen “Tahiri”.

Sipas asaj që shkruan “Huffington Post”, dosja e ish-Ministrit të Brendshëm dhe akuzat e ngritura, kanë dobësuar qeverinë e Edi Ramës, krahasuar me pak muaj më parë kur fitoi zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 konfirmuan qëndrimin e partisë së Edi Ramës, e cila fitoi një shumicë të madhe në Parlament. Por problemi i narkotikëve ka dobësuar kohët e fundit pozicionin e saj. Në nëntor, një njeri i afërm i Edi Ramës i cili deri në pranverën e vitit 2017 mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u implikua në trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Opozita e kapi menjëherë çështjen dhe e denoncoi “një qeveri narkotrafikantësh që duhet të bjerë dhe t’i hapë rrugë një qeverie anti-mafia”. Partia Socialiste e ka kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë e Evropës”, sipas së djathtës, e cila shumëfishon sulmet kundër pushtetit në vend. Vendi prej vitesh ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, përfshirë Italinë, sipas raporteve të njëpasnjëshme nga Europol. Kjo tregti do të përfaqësonte një të tretën e vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ose më shumë, sipas burimeve diplomatike perëndimore. Në raportin e fundit të avancimit, Brukseli beson se autoritetet “dështuan në identifikimin e grupeve kriminale”  thuhet në editorialin e “Huffington Post”. (e.c/noa.al)

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Huffington Post”: Çfarë e shqetëson më shumë BE-në tek një vend si Shqipëria
“Huffington Post”: Çfarë e shqetëson më shumë BE-në tek një vend si Shqipëria
“Huffington Post”: Çfarë e shqetëson më shumë BE-në tek një vend si Shqipëria
https://2.bp.blogspot.com/-V-cDFuNlUxE/WjT52fs2grI/AAAAAAAAMhQ/gXQw69uc6nMGLNSovAf6ZD2vjTF_vIlKwCLcBGAs/s640/663198__original.jpeg
https://2.bp.blogspot.com/-V-cDFuNlUxE/WjT52fs2grI/AAAAAAAAMhQ/gXQw69uc6nMGLNSovAf6ZD2vjTF_vIlKwCLcBGAs/s72-c/663198__original.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/huffington-post-cfare-e-shqeteson-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/huffington-post-cfare-e-shqeteson-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy