Ish-ambasadori Baleta për varrezat greke: Përcjellin pretendimin e Greqisë për Vorio-Epirin

Qeveria Rama ka vendosur që të hedhë e para hapin drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë, duke vendosur për ndërtimin e varrezave të reja të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke 1940-1941. Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur çdo qeveri greke në bisedimet Shqipëri-Greqi. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të datës 13 dhjetor 2017.

Duket se negociatat dy ditorë me 11 dhe 12 nëntor në ishullin e Kretës midis dy ministrave të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, nuk kanë qenë aq të pafrytshme sa u deklarua zyrtarisht. Aktualisht në vendin tonë janë dy varreza të ushtarëve grekë, një në Këlcyrë dhe një në fshatin Bularat të Dropullit. Këto varreza janë ndërtuar gjatë mandatit të dytë të qeverisë Berisha që i ka përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitet 2010-2012.

Në vendimin e tanishëm të Këshillit të Ministrave nuk përcaktohet se sa varreza do të ndërtohen dhe vendet ku do të ndërtohen ato. Sipas VKM del se varrezat nuk kufizohen në numër dhe as në vendndodhje.

Por lidhur me këtë çështje, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta thotë se ministri i Jashtëm Bushati duhet të dalë dhe të flasë për këtë çështje.

Baleta thotë se marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Greqisë nuk varen nga çështja e varrezave të ushtarëve grekë.

“Ministri i Jashtëm Bushati duhet të dalë të thotë se e ka mbajtur këtë qëndrim në Kretë për të qenë koherent me qeveritë e mëparshme. Por është një koherencë fatkeqe, që s’duhet të ketë vend në demokracinë shqiptare. Miqësia shqiptaro-greke nëse e synojmë nuk bëhet nëpërmjet ligjit të luftës apo varrezash. Po qe miqësi e bazuar mbi ligjin e luftës apo varrezash të ushtarëve greke në Shqipëri, kjo s’ka për të qenë kurrë miqësi. Ky është problem që është diskutuar. Kështu është politika greke, që nëpërmjet varrezave do të mbështesë politikën e saj të njohur.

Ministrit Kotzias i duhet një sukses për politikën në Greqi, dhe ministri ynë s’ka patur me se ta kënaqë dhe e ka bërë këtë lëshim dhe besoj se kjo është nën ndikimin e Europës. Varrezat nuk krijojnë miqësi, as marrëdhënie të mira, por përcjellin pretendimin e qeverisë greke për Vorio-Epirin. Ata kanë varreza në Shqipëri, çfarë kërkojnë. Kanë varreza pa varre. Si mund ta harrojmë ne Kosinën, na zhvarrosën njerëzit atje për të gjetur dy eshtra për varret greke, se i kanë varrezat bosh. Ministria e Jashtme duhet t’u kërkojë listën e këtyre ushtarëve greke të vrarë këtu në Shqipëri.

Pretenduan një numër të madh ushtarësh të vrarë, rreth 12 mijë, por tani nuk gjejnë dot as 100. Nëpërmjet minoritetit, varrezave dhe Kishës, Greqia kërkon të ushtrojë presion. Ata kanë bërë varreza në Këlcyrë dhe nuk kanë futur të vdekur brenda. Ku është parë kjo? Duhet parë nëse ushtria greke ka hyrë si çlirimtare në Shqipëri, apo si pushtuese? Grekët vetë kanë thënë se “ushtarët tanë trima hynë atje për të çliruar tokat greke, Vorio-Epirin”. Ky është problem i stisur që gjithnjë ka për të na bërë sherr, dhe kështu me marifete të tilla asnjëherë nuk mund të bëhen marrëdhënie të mira”, u shpreh ish-ambasadori Baleta.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ish-ambasadori Baleta për varrezat greke: Përcjellin pretendimin e Greqisë për Vorio-Epirin
Ish-ambasadori Baleta për varrezat greke: Përcjellin pretendimin e Greqisë për Vorio-Epirin
Ish-ambasadori Baleta për varrezat greke: Përcjellin pretendimin e Greqisë për Vorio-Epirin
https://3.bp.blogspot.com/-5GtHn0fnAos/Wj-mMbQ110I/AAAAAAAANEg/BVvS5VtmLI0X7dW9aMGHvTDtoCAyTn1RgCLcBGAs/s640/1455977858varret-greke.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-5GtHn0fnAos/Wj-mMbQ110I/AAAAAAAANEg/BVvS5VtmLI0X7dW9aMGHvTDtoCAyTn1RgCLcBGAs/s72-c/1455977858varret-greke.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ish-ambasadori-baleta-per-varrezat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ish-ambasadori-baleta-per-varrezat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy