Ish-juristi i OSHEE: Të arrestohet sa më shpejt Berisha dhe t'i sekuestrohen pasuritë, para se të tjetërsojë provat

Ish- juristi i OSHEE, Romeo Kara, në një intervistë për Report TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pranuar padinë për të vijuar hetimet për privatizimin e OSHEE-së.

Kara deklaroi se Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes penale lidhur me privatizimin e OSSH, duke kthyer dosjen pas për të kompletuar hetimet.

“Vendimi konsiston në pranimin e kërkesë-ankesës sime dhe të Kuvendit. Ky vendim ka të bëjë me pranimin e kërkesës sonë, me rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për pushimin e çështjes penale lidhur me privatizimin e OSSH dhe me kthimin e dosjes pas për të kompletuar hetimet.

Të gjitha provat e reja u konsideruan të pashqyrtuara dhe nga gjykata dhe u dha detyra që këto prova të rishiten”, tha Kara.

Më tej, ai sqaroi për Report TV se në kërkesën që i dërgoi Gjykatës për vijimin e hetimeve mbi këtë çështje nuk ka dërguar prova të reja, por email-et e shtetasit Nue Kalaj, që sipas tij, kompromentojnë gjithë sistemin e privatizimin të OSSH dhe nuk janë marrë parasysh më parë.

Unë nuk kam çuar prova të reja këtë radhë në lidhje me kërkesën për ankimim, por kam evidentuar në kërkesën time që provat e reja që kam çuar unë, që janë në lidhje me disa emaile në lidhje me Nue Kalaj, të cilët kompromentojnë të gjithë sistemin e privatizimit të OSSH nuk janë marrë fare parasysh apo janë keqinterpretuar”, shtoi ai.

Gjithashtu, Romeo Kara kërkoi arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe sekuestrimin e pasurisë së tij.

Ne duhet të jemi në momentin që ky person dhe të tjerë keqbërës, si Sali Berisha, të arrestohen sa më shpejt, pasuria e tyre të sekuestrohet dhe të mos lejohet që ai të tjetërsojë provat, të dëmtojë procesin, integritetin e tij, dhe të bëjë karshillëk duke qëndruar përball këtij procesi si njeri i paprekshëm”, përfundoi ish-juristi i OSHEE.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ish-juristi i OSHEE: Të arrestohet sa më shpejt Berisha dhe t'i sekuestrohen pasuritë, para se të tjetërsojë provat
Ish-juristi i OSHEE: Të arrestohet sa më shpejt Berisha dhe t'i sekuestrohen pasuritë, para se të tjetërsojë provat
Ish-juristi i OSHEE: Të arrestohet sa më shpejt Berisha dhe t’i sekuestrohen pasuritë, para se të tjetërsojë provat
https://3.bp.blogspot.com/-0KiviiNxMz0/WjT5g1zO_pI/AAAAAAAAMhM/7MqUNDraq181kQ_ZJu3U8v0I9RiCJPzzQCLcBGAs/s640/berisha-kara.png
https://3.bp.blogspot.com/-0KiviiNxMz0/WjT5g1zO_pI/AAAAAAAAMhM/7MqUNDraq181kQ_ZJu3U8v0I9RiCJPzzQCLcBGAs/s72-c/berisha-kara.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ish-juristi-i-oshee-te-arrestohet-sa-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ish-juristi-i-oshee-te-arrestohet-sa-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy