Ja destinacionet më të bukura për pushime dimërore në Shqipëri

Në këto ditë festash, gjëja e parë që mund t’ju shkojë ndër mend janë pushimet dhe bora. Në fakt vendi jonë ofron mundësi të mira për të kaluar disa pushime dimërore pa shumë shpenzime.

Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Nëse jeni një njeri i aventura apo thjesht doni të ndryshoni ambient për t’u larguar nga stresi i punës për disa ditë, atëherë bëni gati njëçantë të vogël me veshjet më të domosdoshme dhe caktoni datën e pushimeve.

Por cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë.

Voskopoja: Ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare, të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festat ndryshe nga ato të zakonshmet. Në Voskopojë ka disa hotele të cilësisë së lartë, cilat ofrojnë çmime nga më të ndryshmet për çiftet, por edhe për familjet me fëmijë. Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet të mbuluar krejtësisht nga dëbora. Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye, që i nxit turistët të marrin serish rrugën drejt Voskopojës. Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë. Pyjet janë vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë.

Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës, është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit,me hotele luksoze. Në Razëm ka disa hotele të mëdhenj e të vegjel, luksoze dhe të thjeshtë. Gjithashtu edhe shtëpitë karakteristike alpine të banorëve të zonës që presin vizitorë. Mishi i pjekur dhe gatimet e brumit janë ushqimi tradicional i zonës. Zona e Razmës ofron mundësi për ski në morenat akullnajore, sidomos në Fushën e Zezë e në fushën sportive të kampit të Razmës.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës: Parku ka një sipërfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Të bësh një udhëtim në dimër, në Luginën e Valbonës, duhet të përgatitesh jo vetëm materialisht për çfarë do të marrësh me vete, por në radhë të parë shpirtërisht, për të përballuar dhe shijuar nga ana emocionale, bukuritë befasuese të këtij parku kombëtar verior të Shqipërisë. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, e cila të magjeps me pasurinë natyrore.

Parku Kombëtar i Thethit: Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukurite e rralla në të gjithe Alpet. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësise së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujërave të Okolit. Këtu gjendet edhe “kulla e ngujimit”, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë periudhes sëgjakmarrjes strehohej gjakësi. Në Theth janë 10 banesa të perfshtatura për turizëm, me dhoma me kushte normale, ku 6 janë tip hanesh, ndërsa katër janë banesa të zakonshme, tipike për zonen që jane përshtatur për turizëm. Kuzhina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathrat e ndryshem, gjiza, kosi i fresket, etj). Nëse jeni i dhënë pas aventuarave duhet të zgjidhni këtë vend pasi ofron aktivitete të ndryshme nga ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajaket në përroin e Thethit, peshkimin sportiv malor, sportet dimërore në shpatet natyrore me debore, biçikleta malore, etj.

Fshati turistik i Dardhës: Një fshat i largët që në një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditët festash fshati tejmbushet nga vizitorët. Në këtë periudhë fshati tejmbushet nga dëbora, e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë të theksuar. Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të pasionuar pas tyre. Kohët e fundit hotelet të cilat ofrojnë shërbime turistike janë shtuar dhe çmimet kanë qenë të arsyeshme. Disa ditë në Dardhë nuk shkojnë më shumë se 5000 lekë për çdo familje.

Vermoshi: Përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Ai gjendet në një distancë prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodrës dhe është pjesë e komunës së Kelmendit. Nga Shkodra deri në Vermosh udhëtimi zgjat 5 orë. Ai është një luginë me origjinë akullnajore, ku në të dyja anet e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Vermoshi shquhet për panoramen e tij, si dhe për reshjet e dëbores që zgjasin afro 100 ditë në vit. Në Vermosh ka hotel me 8 dhoma me çmime të lira dhe 15 hane. Zona e Vermoshit është e përmendur për cilësinëe lartë të bulmetrave. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi, mishi derrit, qengjit, patate, kaçamak, ferlik, mish lepuri të egër, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania dhe petullat me mjaltë./zgjohushqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ja destinacionet më të bukura për pushime dimërore në Shqipëri
Ja destinacionet më të bukura për pushime dimërore në Shqipëri
Ja destinacionet më të bukura për pushime dimërore në Shqipëri
https://4.bp.blogspot.com/-qgrb3lPoYos/WkZGVwSaTxI/AAAAAAAANc8/GwEu978GwBEFOvlkKwGGQdsmhcFpkqgKQCLcBGAs/s640/Screenshot_14-24.png
https://4.bp.blogspot.com/-qgrb3lPoYos/WkZGVwSaTxI/AAAAAAAANc8/GwEu978GwBEFOvlkKwGGQdsmhcFpkqgKQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_14-24.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ja-destinacionet-me-te-bukura-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/ja-destinacionet-me-te-bukura-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy