Janullatos: Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur

“Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur, pasi ata janë larguar. Çështja është se si ata që kanë lindur e janë rritur në këto fshatra të zhvillojnë jetën e tyre atje. Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që të tjerët na urrejnë është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e vërteta.”-tha Janullatos.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama kryepeshkopi theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të. Për disa gjëra nuk është dakord, por i rëndësishëm sipas kryepeshkopit është dialogu. Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzon se është një çështje e përgjithshme në në gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës, raporton Vizion Plus.

“Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë. Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona. Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa. Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata. Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete. Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t’u jepet prona e pasuria atyre që u takon.” shtoi Janullatos.

I pyetur nga gazetari për raportet mes Tiranës e Athinës, kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos jep këtë mesazh.

“Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira. Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta. Të mos biem viktima të tensioneve, por të ngremë ura”.-theksoi kryepeshkopi.

Janullatos foli dhe për krizën greke dhe për autokritikën që duhet të bëjnë greket, si dhe për globalizmin e islamin. Sipas tij duhet të shihet e vërteta siç është. Në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës përfundon kryepeshkopi. /Gsh.al

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Janullatos: Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur
Janullatos: Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur
https://1.bp.blogspot.com/-ek3BglTLTXw/WjuQYyCkCjI/AAAAAAAAM3o/z-j0OAMypJQspT7d3Y-24DvzXJzCfxLPgCLcBGAs/s640/janullatos-1024x9142-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ek3BglTLTXw/WjuQYyCkCjI/AAAAAAAAM3o/z-j0OAMypJQspT7d3Y-24DvzXJzCfxLPgCLcBGAs/s72-c/janullatos-1024x9142-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/janullatos-problemi-me-i-madh-i-grekeve.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/janullatos-problemi-me-i-madh-i-grekeve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy