Jeta e gjeniut shqiptar, Mit’hat Frashëri

Mit’hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes, i njohur me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mit’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë i vdiq i ri, duke mbetur në kujdestarinë e xhaxhallarëve, Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Abdyl Frashëri, kur u pyet para ekzekutimit, nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, Mit’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX.

Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut, madje aty dominonte influenca e tij. Asokohe në Manastir mbaheshin takime të patriotëve shqiptarë, të kryesuar nga Çerçiz Topulli dhe Adem Emini, të cilët punonin për të përgatitur një kongres dhe një revistë të përjavshme. Udhëzimet për krejt organizimin, do të merreshin prej Mit’hat bej Frashërit në Selanik. Mit’hati ka qenë për një politikë më të moderuar me xhonturqit, pse ai gjithmonë ka qenë mefiant kundrejt ndihmës së huaj, e sidomos të ndihmës së Austrisë. Të këtij mendimi kanë qenë në mbështetje të tij edhe Bajo e Çerçiz Topulli. Ka pasur rol të ndjeshëm në ruajtjen e kompaktësisë së klubit “Bashkimi” të Manastirit, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet gegëve (në pjesën më të madhe dibranë) dhe toskëve, të cilën e ka zgjidhur duke shkuar në Manastir, më 20 shtator 1908, duke shkrirë kryesinë e mëparshme, të cilën e zëvendësoi me Rexhep Hoxhën prej Kallkandelene (Tetovë), zgjedhur kryetar, ish-kryetari Fehmi bej Zavalani kaloi zv/kryetar, ish-zv/kryetari Gjergj Qiriazi u zgjodh anëtar dhe kryesia u përbë nga pesë gegë e pesë toskë.

Mit’hati nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani.

Në korrik 1908 themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928 botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, që doli në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, 14-22.11, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.

Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”.

Në vitet e pushtimit fashist “themeloi e drejtoi organizatën e “Ballit Kombëtar”, – thuhet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Vëll.I, 2008. Në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.

Mit’hati nuk u martua. U nda nga jeta më 03.10.1949, në hotelin “Winthrop” të Nju Jorkut dhe u varros në varrezat “Fernchff” të SHBA. Eshtë dekoruar me Urdhërin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Jeta e gjeniut shqiptar, Mit’hat Frashëri
Jeta e gjeniut shqiptar, Mit’hat Frashëri
Jeta e gjeniut shqiptar, Mit’hat Frashëri
https://3.bp.blogspot.com/-UxHakEQtH40/WkYMZ3u0eHI/AAAAAAAANac/iwDS79EItM0gUHnFTRK3NCr4NAeyy7W_ACLcBGAs/s640/mithat-696x763.png
https://3.bp.blogspot.com/-UxHakEQtH40/WkYMZ3u0eHI/AAAAAAAANac/iwDS79EItM0gUHnFTRK3NCr4NAeyy7W_ACLcBGAs/s72-c/mithat-696x763.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/jeta-e-gjeniut-shqiptar-mithat-frasheri.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/jeta-e-gjeniut-shqiptar-mithat-frasheri.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy