Jo vetëm në Shqipëri/ Ja me sa para mund të bleni një diplomë në Maqedoni

, Jo vetëm në Shqipëri/ Ja me sa para mund të bleni një diplomë në Maqedoni

Dukuria e blerjes së provimit nga studentët, duke i ndarë një shumë parash profesorëve të caktuar shqiptarë është një dukuri që vazhdon të jetë e pranishme në Maqedoni, transmeton Express.Kjo praktikë më e pranishme ka qenë gjatë periudhës së kaluar, kur shumë emra të profesorëve eminent për një shumë të caktuar parash kanë shitur provimet.Kjo dukuri kriminale ka qenë më evidente në Fakultetin Pedagogjik, ku shpërtheu edhe skandali idhënies së vërtetimeve për diplomim të shumë personave, që tani janë nën hetim dhe bëhet fjalë për arsimitarë, policë dhe kuadro të tjerë të sistemuar nëpër institucione shtetërore.

Dhënia e provimit është bërë për një shumë të caktuar parash, e cila siç thotë një ishstudentë nuk është dhënë në dorë, por në forma tjera, përmes sekserëve apo llogarisë bankare.“Në të shumtën e rasteve pagesat janë bërë nga sekserët e këtyre profesorëve, por paratë në disa raste janë lëshuar në llogari. Ky krim duhet të hetohet dhe të verifikohen të gjitha detajet, qoftë edhe nëpër banka, edhe pse dikush tenton të fshehë dhe të heq llogarinë”, thotë ish-studenti protagonist.Sipas tij, për provim është paguar nga 6000 deri 15 mijë denarë, por ka pasur edhe raste për shuma më të majme.Por krimi me provimet ka qenë evident edhe në Universitetin e Tetovës, ku në të madhe janë shit-blerë provimet, sidomos në fakultetet e disperzuara, ku klane të caktuara kanë kryer të gjitha punët në emër të pushtetit.Ajo që është më skandaloze siç mëson INA, ka pasur rast që një student që ka jetuar në mërgim, ka marrë diplomën e universitetit, duke mos qenë i pranishëm, por që duke iu kryer punët nga klanet e organizuara, që edhe sot janë figura publike. Ministria e Arsimit vështirë e ka të hetojë këto raste, por INA së shpejti do të kërkojë informacione dhe se përgjigjen se a janë në dijeni për dukuritë e tilla kriminale. Shitja e provimeve nuk ka munguar edhe në universitetet private, ku gjithashtu janë të njohur raste eklantate dhe skandaloze./Express/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button