Kathleen Imholz: Shqiptarët, t’i rrinin në kokë Reformës dhe jo t’ua linin të huajve

Juristja e njohur amerikane dhe një nga njohëset më të mira të çështjeve të Drejtësisë shqiptare shprehet hapur për Javanews për Reformën në Drejtësi, ngërçet e saj dhe shumë elementë të tjerë.

Intervistoi Ben Andoni

Një vëzhguese e mprehtë dhe dashamire si ajo për çështjet e shqiptarëve, ku veçohen ato që kanë lidhje me sistemin e Drejtësisë, nuk mund të jetë e anashkaluar në këto kohë. Me një njohje të hershme të Shqipërisë demokratike, pasi ka qenë e integruar në struktura të ndryshme që e kanë ndihur Shqipërinë në rrugën e saj demokratike, juristja e njohur na flet për ngërçet e Reformës, pse shqiptarët duhet që ta merrnin atë vetë në zotërim dhe të ishin ata protagonistë, por edhe për një sërë problematikash të tjera. Nuk është vetëm faji i të huajve, kjo që po ndodh me Reformën, gabimet fillojnë që nga ajo që shqiptarët nuk marrin përsipër të bëjnë vetë reformën, përcakton ajo. “E kam përsëritur me dhjetra herë, ndoshta edhe në intervistat e mëparshme me ju, shprehjen e mençur shqiptare që thotë se “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Pasi kam ndjekur procesin e zhvillimit kushtetues në 1997-1998, mund të them – siç thashë edhe atëherë – se edhe pse situata nuk ishte e lehtë, “i zoti shqiptar” bëri një punë të mirë, me disa këshilltarë të huaj që shërbyen në rolin e tyre të duhur. Kjo është mënyra se si duhet të ecin procese të tilla”, shprehet ajo për Javanews.

Znj. Imholz shprehet edhe për zgjedhjen e kryeprokurores por edhe një sërë elementësh që përcollën në vendimin për të. Sipas saj, janë ende të paqarta procedurat sesi u përdorën disa terma që sollën këto ngërçe të panevojshme. Por, për një gjë është e sigurt, që zgjedhja e kryeprokurorit shqiptar gjithmonë do përballë të tilla situata.

“E di se që nga koha e Maks Haxhisë në vitin 1992, pozita e Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri ka qenë objekt kundërshtimi pas kundërshtimi. Kështu ndoshta edhe hartimi më i mirë në botë, me qartësi absolute rreth asaj që duhet të ndodhë me përfundimin në kohë të afatit të Prokurorit të Përgjithshëm kur nuk do të kishte ende Këshill të Lartë Prokurorisë, nuk do t’i kishte zgjidhur të gjitha problemet. Gjithsesi, ende nuk arrij të shuaj kureshtjen se përse termi i tepërt “pȅrpara kohe” u fut dy herë në atë ligj të hartuar shpejtë, duke çuar në atë, që sipas pikëpamjes sime, është një krizë e panevojshme. Shqiptarët e dinin qe zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm do të ishte një çeshtje delikate, dhe duhet të kishin insistuar që dispozita kalimtare të hartohej më me kujdes”.

Pak kohë më parë në një mesazh urimi, presidenti amerikan Trump vlerësoi Reformën për Drejtësi në Shqipëri. Juve jeni një nga vëzhgueset më të mprehta të ndryshimeve shqiptare në fushën e drejtësisë gjatë periudhës së Demokracisë. Si e tillë, a mund të na thoni përse ka një moskordancë totale ndërmjet asaj që mendojnë të huajt për Reformën në Drejtësi dhe atë që po bëjnë strukturat e shqiptarëve në terren?

“Faleminderit për komplimentin që dhatë për përvojën time. Shpresoj që pas kaq shumë vitesh vëzhgimi dhe përpjekjeve modeste për të ndihmuar shqiptarët, që i vlerësoj, unë vetë të mos kem qenë në “moskordancë” me realitetin këtu. Por jam e sigurt megjithatë se nuk e kam parë gjithshka drejt, sepse është shumë e vështirë të hysh në një kulturë që nuk është jotja, veçanërisht në një të tillë kaq të komplikuar dhe me nuanca të çuditshme sa ç’është ajo e shoqërisë shqiptare.

Nëse dikush ka vendosur përpara Presidentit amerikan për firmë një copë letër që përmbante fjalë të mira rreth reformës në drejtësi në Shqipëri, sa është ai në gjendje të dijë se ajo po vonohet pa masë, është tejet komplekse, dhe është e bllokuar si për arsye politike ashtu dhe nga disa vendime të Gjykatës Kushtetuese? Këto vendime, edhe pse vetëm shfuqizuan disa nene të disa ligjeve, e kanë prekur tërë sistemin duke e çuar atë në një ndalesë të përkohshme

për shkak të kompleksitetit që e përmenda dhe të faktit se shpesh ligjet kryesore referojnë në mënyrë të kryqëzuar tek njëri tjetri – si dhe problemit tjetër, siç e parashikova përpara zgjedhjeve, që shumica e re parlamentare nuk e ka më shumicën prej 3/5 që kërkohet për çdo ndryshim sado të thjesht të mjaft prej këtyre ligjeve.

E kam përsëritur me dhjetra herë, ndoshta edhe në intervistat e mëparshme me ju, shprehjen e mençur shqiptare që thotë se “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Pasi kam ndjekur procesin e zhvillimit kushtetues në 1997-1998, mund të them – siç thashë edhe atëherë – se edhe pse situata nuk ishte e lehtë, “i zoti shqiptar” bëri një punë të mirë, me disa këshilltarë të huaj që shërbyen në rolin e tyre të duhur. Kjo është mënyra se si duhet të ecin procese të tilla.

Në rastin e reformës në drejtësi, fatkeqësisht, ndodhi ndryshe. Sigurisht, e kuptoj që shqiptarëve ju nevojitej aprovimi i Brukselit dhe Uashingtonit, por nga ana tjetër nuk mund t’u imponohej atyre të kuptonin detajet se çfarë ishte gabim tek sistemi. Di gjithashtu se amerikanët kanë dhënë burime të prekshme duke u përpjekur të ndihmonin që çështjet penale të hetoheshin më mirë, si dhe ofruan ide specifike rreth Prokurorisë së Posaçme, të Byrosë Kombëtare të Hetimit e kështu me radhë. Ligji i parë për BKH u deklarua antikushtetues disa vjet më parë dhe ata donin të ishin të sigurt që kjo të mos përsëritej.

Duke thënë këtë, më lejo ta mbyll me përfundimin keqardhës se do të ishte më mirë për shqiptarët t’i rrinin në kokë kësaj pune, e të mos lejonin që ligjet kryesore të hartoheshin nga të tjerët si dhe të parashikonin disa nga problemet që mund të dilnin – siç e dini vetëm ju. Ju nuk mund të prisni që problemet kryesore dhe themeltare të mund të zgjidhen nga ndonjë këshilltar i huaj, pavarësisht sa të mira mund të jenë qëllimet e tij ose të saj”.

Kanë kaluar shumë kohë dhe duket se reforma ka mbetur krejtësisht në vend. Nuk janë ngritur ende strukturat, që do e mundësojnë vënien në jetë të saj. Çfarë e pengon këtë proces?

“Siç thashë më sipër, strukturat janë komplekse dhe zbatimi i tyre i plotë është bllokuar, ndërmjet të tjerave, nga urdhërimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe nga një lloj hezitimi nga njerëzit për të aplikuar për pozicionet në disa prej strukturave të reja. Por, gjithsesi, nuk do të thoja se reforma “ka mbetur krejtësisht në vend”. Ajo ka filluar me ngadalë të lëvizë. Ekziston tashmë një mundësi për gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe shtetasit e zakonshëm të kenë ndonjë ndikim në proces. Lexoni nenet 50/1 dhe 53 të ligjit nr. 84/2016 për veting-un; mund ta gjeni në faqen e Internetit të Qendrës Zyrtare të Botimeve. Dhënia e infomacioneve konkrete tek organet e veting-ut rreth rasteve abusive do të ushtrojë presion tek ato për të shkuar përtej një analize thjesht “formale” të materialit që, për shembull, ato do të marrin nga ILDKPKI dhe organet të tjera shtetërore”.

Pas ndryshimeve kushtetuese pak muaj më parë duhet të bëhej miratimi i rreth 40 ligjeve. Por, deri më tani, është bërë miratimi vetëm i pak ligjeve. A mundet me këtë ritëm, kjo reformë të quhet e arrirë?

“Në fakt, me sa di unë, shumë prej tyre tashmë janë miratuar. Sigurisht, ka ende shumë probleme me to; kur përgatiten kaq shumë ligje në një kohë kaq të shkurtër, ka të ngjarë që të ketë mospërputhje ndërmjet tyre ose thjesht gabime hartimi. Një shembull, i cili fatkeqësisht ka marrë rëndësi të veçantë, është se çfarë ndodhi me ligjin e ri për prokurorinë. Një dispozitë tranzitore parashikon, në nenin 109/2, që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrohen nga një prokuror me përvojë i zgjdhur me vendim Kuvendi nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron ‘para kohe, përpara krijimit të Këshillit tȅ Lartë të Prokurorisë. (Theksoj, që ligji nuk përdor shprehjen “Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm”).

Ky ligj u miratua në fund të vitit të kaluar, kur dihej se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë do të përfundonte në pak më shumë se një vit. Mundësia ishte lehtësisht e parashikueshme se kjo do të ndodhte përpara krijimit të Këshillit të ri, me strukturën e tij të komplikuar të emërimeve. Dhe vërtet, Këshilli ende nuk është formuar kur mbaroi mandati i Prokurorit në detyrë, dhe asnjë dispozitë kushtetuese ose ligjore nuk e lejonte zgjatjen e mandatit. Duhej zbatuar neni 109/2; por futja e shprehjes së tepërt “pȅrpara kohe” përpara presjes në ate nen kishte krijuar konfuzion dhe një hapësirë për argumentet alternativë. Kjo mund të duket një gjë e vockël hartimi, por shikoni çfarë problemi ka krijuar ajo!

Jam e ndërgjegjëshme se programi amerikan OPDAT, i cili u përfshi intensivisht në procesin e reformës, i ka dhënë një opinion Kuvendit që “përpara kohe” (në lidhje me mandatin e Prokurorit) duhet të lexohet në kuptimin “në çdo rast përpara se sa të krijohet Këshilli”, që do të thotë, edhe kur mandati përfundon normalisht. Kuptohet se Kuvendi ka proceduar në përputhje me opinionin e tyre.

Por opozita e ka kontestuar këtë dhe siç e dini, protestuan në rrugë ditën kur u zgjodh në Kuvend prokurorja e cila do të ushtrojë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm përkohësisht. Kërcenohet me protesta të mëtejshme. Edhe më keq, sipas meje, pas krijimit të Këshillit, kur ai i përcjell kandidatët zyrtarë në Kuvend, bashkëpunimi i opozitës, që nevojitet sepse tani 3/5 e votave kërkohen, është më se i diskutueshëm.

E di se që nga koha e Maks Haxhisë në vitin 1992, pozita e Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri ka qenë objekt kundërshtimi pas kundërshtimi. Kështu ndoshta edhe hartimi më i mirë në botë, me qartësi absolute rreth asaj që duhet të ndodhë me përfundimin në kohë të afatit të Prokurorit të Përgjithshëm kur nuk do të kishte ende Këshill të Lartë Prokurorisë, nuk do t’i kishte zgjidhur të gjitha problemet. Gjithsesi, ende nuk arrij të shuaj kureshtjen se përse termi i tepërt “pȅrpara kohe” u fut dy herë në atë ligj të hartuar shpejtë, duke çuar në atë, që sipas pikëpamjes sime, është një krizë e panevojshme. Shqiptarët e dinin qe zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm do të ishte një çeshtje delikate, dhe duhet të kishin insistuar që dispozita kalimtare të hartohej më me kujdes”.

Në këtë ngërç politik që është vendi, a ka gjasa që strukturat e ndryshme të gjejnë gjuhën për kapërcimin e pengesave të kësaj reforme?

Unë jam optimiste nga natyra, dhe dua të them se nuk ka arsye thelbësore se përse strukturat e ndryshme të mos i kapërcejnë pengesat e këtij sistemi kompleks reforme që është krijuar. Siç e thashë më sipër, gjërat kanë filluar të lëvizin, edhe pse ngadalë. Sigurisht, jam e ndërgjegjshme që ka një ndarje politike të thellë në Shqipëri, e cila ka ndikim pothuaj në çdo gjë, edhe jashtë sferës politike. Dhe nëse njerëzit nuk kanë dëshirën të përpiqen të punojnë së bashku, kapërcimi i pengesave është shumë më i vështirë dhe mund të jetë i pamundur. Ju kujtoj se struktura e reformës në drejtësi u projektua në mënyrë të tillë që parashikohen shumica të cilësuara për shumë momente, jo vetëm zgjdhja e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Synohej që me këto shumica të imponohej bashkëpunimi, por rezultati mund të mos jetë ky.

Ndërkohë jam duke ndjekur një tjetër ‘ngërç politik’, atë që po zhvillohet në vendin tim, Shtetet e Bashkuara, ku ndarjet politike janë më keq seç kanë qenë ndonjëherë që nga kohë që unë mund të kujtoj. Sigurisht, ne nuk kemi të njëjtat probleme me sistemin tonë të drejtësisë, dhe as po përpiqem të bëj një krahasim sipërfaqësor; por ka prirje shqetësusese, dukë përfshirë sulmet kundër gjyqësorit tonë dhe disa prej institucioneve tona. Ato mund të jenë sinjale të rrezikshme, dhe është ironike, në një farë mënyre, se eksperienca ime e gjatë në Shqipëri më jep një perspektivë të dobishme për këto prirje dhe sulme në vendin tim amtar. Dhe pika ime në përfundim për çdo vend është kjo: demokracia është imperfekte, gjithmonë pak e çrregullt, gjithmonë në nevojë për njerëz me vullnet të mirë dhe dëshirë për kompromis dhe bashkëpunim. Nëse i gjeni këta njerëz këtu, dhe nëse ne mund t’i gjejmë ata në vendin tim, të gjithë ne do të arrijmë të kapërcejmë pengesat dhe të vazhdojmë të ecim”. (Javanews)

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7981,Camëri,108,Editorial,1715,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kathleen Imholz: Shqiptarët, t’i rrinin në kokë Reformës dhe jo t’ua linin të huajve
Kathleen Imholz: Shqiptarët, t’i rrinin në kokë Reformës dhe jo t’ua linin të huajve
Kathleen Imholz: Shqiptarët, t’i rrinin në kokë Reformës dhe jo t’ua linin të huajve
https://4.bp.blogspot.com/-iGp3V-fsWxM/Wjzdzg2JDhI/AAAAAAAAM8g/Uc_Z24RBU90x04Lp3rxXJSZ5H7GbYwnVwCLcBGAs/s640/Reforma-ne-drejtesi_1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-iGp3V-fsWxM/Wjzdzg2JDhI/AAAAAAAAM8g/Uc_Z24RBU90x04Lp3rxXJSZ5H7GbYwnVwCLcBGAs/s72-c/Reforma-ne-drejtesi_1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/kathleen-imholz-shqiptaret-ti-rrinin-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/kathleen-imholz-shqiptaret-ti-rrinin-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy