Konsultë për votën në OKB! Po për nënshtetësinë e Janullatosit?

Artan Xh. Duka

Ka plot pena në Shqipëri që sërish do të analizojnë me profesionalizëm rolin e Kryepeshkopit në Shqipëri dhe sagën e nënshtetësisë së tij. Sot ajo që bie në sy është debati publik rreth dhënies së nënshtetësisë shqiptare.

Dhe kjo vetëm pak ditë pasi Presidenti shprehu shqetësimin rreth konsultimit që duhej të kishte paraprakisht vota e dhënë në OKB, një argument ky korrekt sepse asnjëherë një konsultim nuk është i tepruar në kushtet e kompleksitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare sot.

Por, po ashtu edhe dhënia e nënshtetësisë Kryepeshkopit, një zotërie roli dhe misioni i të cilit është komentuar gjatë pas viteve ‘90, si një episod i ngarkuar deri me ndjeshmëri nacionaliste, duhej të ishte objekt konsulte paraprakisht me qeverinë dhe parlamentin shqiptar. Sepse nëse do të ishte një episod rutinë, pasaporta shqiptare do të ishte dhënë më kohë dhe me të drejtë opinioni publik në Shqipëri do të dijë çfarë ka ndryshuar këto muaj të presidencës që u vendos ajo që për të cilën u hezitua vite me radhë.

Sa për merakun e shprehur në media të shumë opinionistëve apo dhe lexuesve të tyre, se atyre që e bëjnë lesh e li këtë vend edhe ua del në të gjallë, por më pas, koha qëllon që i imunizon dhe shenjtëron ata, ai qëndron, por ndërkohë jo për shumë kohë sepse e ardhmja punon vetëm për interesin shqiptar në gadishullin Ilirik.

Të gjithëve ju urojmë jetë të gjatë. Si atyre që bëjnë mirë në këtë jetë për të shijuar gëzimin që ngjall vepra e tyre, ashtu dhe atyre që bëjnë hile për të qenë të dënuar të përjetojnë përbuzjen ndaj shtirjes së tyre në jetë. Shenjtëria arrihet dhe meritohet në të gjallë, në jetën tokësore dhe një figurë kontradiktore që nuk bashkon, vetëm shenjtëri nuk mund të përfaqësojë.

Nga ana tjetër, gjetja e transferimi i eshtrave të ushtarëve grekë në tokën tonë në një hapësirë të lokalizuar në zonat ku banon minoriteti, sikurse dhe vendpushimet e klerikëve aty apo këtu, nuk janë kurthe pa kthim për destabilitetin e interesit kombëtar.

Paradoksalisht, me Shqipërinë në BE, ndonëse do transferohet një pjesë e mirë e sovranitetit tek Brukseli, autoritetet shqiptare sërish do të kenë dorë të lirë për të vepruar në reciprocitet me fqinjin jugor. Shikoni Rumaninë, Hungarinë, Poloninë, Sllovakinë, etj, vende të BE që dalin haptazi kundër Brukselit me politikat e emigrimit, kapjes së drejtësisë etj (sa shumë zhurmë për kriterin e reformës në drejtësi që BE na ka vënë dhe e përdor si alibi për të mbajtur pezull hapjen e negociatave me të) por që nuk i përjashton më kush prej BE-së sepse ylberi kalohet vetëm njëherë!

Një Shqipëri në BE, jo vetëm do të kërkojë reciprocitet dhe drejtësi historike për të gjitha kauzat kombëtare në Greqi (arvanitasit, çamët, shkollimi, e drejta e pronës, kompensimi për genocidin, autonomia si fillim për zonat arvanitase e krahinën shqiptare të Çamërisë etj), por dhe do të mund të reagojë si duhet ndaj ngurtësisë greke duke rimbledhur sërish eshtrat e të rënëve grekë në tokën tonë dhe çuar pako-postale në kufi, duke transferuar me korrektësi dhe dinjitetin që nënkupton i ndjeri, eshtrat e kujtdo kleriku që bëhet mollë sherri dhe litar përjashta që mban gjallë fantazmat shoviniste greke apo obsesionin për Vorio-Epir. Nuk bëhet dot askush shenjt me zor.

Duhet të pranohet nga ne të gjithë, ndryshe nëse na poftisen falangat e Vorio-Epirit vara-vingo nëpër Shqipëri, atëherë u kursejmë ca naftë dhe kohë dhe u mundësojmë të falen andej kufirit në Greqi. Do bëhet pak zhurmë në diplomaci, por do harrohet si gjithnjë dhe Shqipëria prapë do jetë në BE.

Histerisë shoviniste që mund të vijë nga fqinji jugor dhe litarëve përjashta të Vorio-Epirit do t’ia dalim mbanë, por realisht sfida jonë kombëtare është litari që i lëmë ne vetes pas. Nga dhënia e detit, lëshimet me varrezat, etj, ku për ironi patriotizmi përdoret si etiketë për shpërfilljen e interesit kombëtar dhe kushtetutshmëria për babëzinë në panik nga reforma në drejtësi.

Problem janë “shenjtët” tanë këtu.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7992,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,419,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Konsultë për votën në OKB! Po për nënshtetësinë e Janullatosit?
Konsultë për votën në OKB! Po për nënshtetësinë e Janullatosit?
https://4.bp.blogspot.com/-tfQf7P7rnl4/WkDjNhH4kdI/AAAAAAAANJs/Lqq2wPrDqmwCgsoRp0fv88G_06f5tIIKgCLcBGAs/s640/4234-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-tfQf7P7rnl4/WkDjNhH4kdI/AAAAAAAANJs/Lqq2wPrDqmwCgsoRp0fv88G_06f5tIIKgCLcBGAs/s72-c/4234-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/konsulte-per-voten-ne-okb-po-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/konsulte-per-voten-ne-okb-po-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy