Kosova, ja se si ky vellai vogel i Shqiperise i pergjigjet menjehere thirrjes per NDIHME!

Nga Dogana e Republikës së Kosovës rreth 15 kontingjent me ndihma ushqimore janë nisur drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë zonave të Fierit dhe Vlorës, të cilat janë prekur më së rëndi nga përmbytjet e fundit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi e ka vlerësuar lart ndihmën që po ofrojnë institucionet dhe bizneset e Kosovës drejt zonave të prekura nga vërshimet që kapluan Shqipërinë.

Sipas Minxhozit, zona e Fierit ka nevojë për sigurim të ushqimeve për bagëtitë, të cilat janë në gjendje kritike. Ai po ashtu tha se rreth 500 persona nga Prizreni kanë përgatitur 500 pako me gjëra ushqimore elementare për t’iu dalë në ndihmë zonave të rënduara të asaj ane.

Minxhozi po ashtu se tha se kontingjentet që po nisen drejt Shqipërisë po ndihmojnë bagëtitë e Fierit me bar, koncentrate, sanë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë po ashtu tha se dhe Policia e Kosovës u ka dalë në ndihmë forcave policore të Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar në atë anë.

Visar Ymeri nga kompania "Oraca" e Gjilanit, tha se rreth 20 tonë ushqime për bagëti sot janë duke i bartur drejt zonës së Vlorës pasi ka mungesë të madhe të ushqimit për kafshë.

Ndërsa, Florim Bytyqi nga kompania "Kushtimi" tha se edhe komuna e Malishevës është organizuar për t'iu dal në ndihmë zonave të përmbytura në Shqipëri.

Ai tha se në kontingjentin e tij ka rreth 7500 kilogramë krunde për kafshët.

Sipas tij në ditët e ardhshme do të ndërmarrin edhe iniciativa tjera për t'iu ndihmuar zonave të prekura nga përmbytjet në Shqipëri.

Ndërsa, për dallim nga këta dy, Yrjet Berisha nga qyteti i Prizrenit tha se kompania Abi së bashku me disa kompani tjera kanë grumbulluar gjëra ushqimore elementare si vaj, kripë për t'iu ndihmuar vëllezërit në Vlorë.

Berisha po ashtu tha se do të vazhdojnë për t’iu dalë ndihmë familjeve në Shqipëri që janë prekur nga vërshimet e fundit.

Ndryshe, disa zona të Shqipërisë janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut./KosovaPress/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova, ja se si ky vellai vogel i Shqiperise i pergjigjet menjehere thirrjes per NDIHME!
Kosova, ja se si ky vellai vogel i Shqiperise i pergjigjet menjehere thirrjes per NDIHME!
https://1.bp.blogspot.com/-EnQDU1vjJdw/Wif-Lb0sAhI/AAAAAAAAL1g/sPDBCWYZarcomMAhEQgJ7BJu-29lYyR9QCLcBGAs/s640/24068044_1922846401077240_5870320387127631998_n.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-EnQDU1vjJdw/Wif-Lb0sAhI/AAAAAAAAL1g/sPDBCWYZarcomMAhEQgJ7BJu-29lYyR9QCLcBGAs/s72-c/24068044_1922846401077240_5870320387127631998_n.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/kosova-ja-se-si-ky-vellai-vogel-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2017/12/kosova-ja-se-si-ky-vellai-vogel-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy