Kush ka qenë Hoxhë Kadriu?
I nderuar lexues!Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina, 1878 – 1925) ka qenë jurist dhe atdhetar i njohur. Ka lindur në Prishtinë, por arsimin e lartë e mori në Stamboll për pedagogji e drejtësi. Atje u burgos për veprimtari patriotike. Më 1914-n u kthye në atdhe dhe ishte një nga themeluesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” të krijuar në Shkodër më 7 nëntor 1918 (kryetar i tij). Në bashkëpunim me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën zhvilloi një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare të Kosovës. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh ministër i Drejtësisë dhe më 1921 nënkryetar i parlamentit shqiptar. Në qeverinë e Hasan Prishtinës të dhjetorit 1921 u caktua përsëri ministër i Drejtësisë. Ishte kundërshtar i hapur i Ahmet Zogut. Më 1922-1923 mërgoi në Austri. Pas kthimit prej andej botoi në Shkodër më 1923 revistën “Udha e së vërtetës”./zgjohushqiptar.info